Vasil Alarupi
Vasil Alarupi (Korçë, 26 nëntor 1908 - Framingham MA, gusht 1977) ka qenë gazetar dhe shkrimtar shqiptar, së bashku me Vangjel Koçën qe ndër përkrahësit dhe propaganduesit kryesorë të fashizmit në fund të viteve '30.[1]
Nën drejtimin e Giovanni Giro u caktua kryetar i organizatës së rinisë fashiste, të themeluar që më 1937 me emrin Lupi di Roma,[1] që u përleshën me strukturat e rendit të Shqipërisë.[2] I përfshirë në një komplot për t'i bërë atentat Mbretit Zog, u internua në Krujë (Durrës[3]) nga fundi i vitit 1938.[1]
Vetë përktheu dhe pajisi me parathënie veprën Doktrina e fashizmit të Benito Mussolinit (Korçë, 1937),[4] si dhe shkroi e botoi libërthin Rivolucioni fashist I (Tiranë, 1941).[5] Me pseudonimin të marrë nga emri i kapedanit Bendo Shapërdani, botoi më 1944 përmbledhjen me skica Gega prej Rugove, novelën Çupat e Vançit dhe novela të tjera nga jeta shqipëtare dhe Përralla për fëmijë.[6]
Referime
Redakto- ^ a b c Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht) (bot. 2). Rowman & Littlefield. fq. 6. ISBN 9780810861886.
- ^ Villari, Giovanni (2010). "Il sistema di occupazione fascista in Albania". Gli ebrei in Albania sotto il fascismo: Una storia da ricostruire (në italisht). Giuntina. fq. 101. ISBN 978-88-8057-394-4.
- ^ Fischer, Bernd (1999). Albania at War, 1939-1945 (në anglisht). Purdue University Press. fq. 14. ISBN 9781557531414.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 31.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 77.
- ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 490–491, 590. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.