Vladimir Llakaj lindi më 6 maj të vitit 1967Gramsh; është piktor dhe skulptor shqiptar.

Biografia

Redakto

Çuman Llakaj, babai i Vladimirit, ishte oficer i Ministrisë së Brendshme dhe e transferonin shpesh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ku ai vendosej përkohësisht bashkë me familjen. Në këto kushte Vladimiri gjer në moshën dy vjeçare ka jetuar në Gramsh, pastaj katër vjetë në Durrës e më vonë në Fier. Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesmen i mbaroi në qytetin e Fierit. Pas përfundimit të shkollës së mesme, shkoi dy vjet ushtar në Librazhd.

Në vitin 1990 Vladimiri konkuroi në Institutin e Lartë të Arteve në degën e Skulpturës në Tiranë dhe fitoi të drejtën e studimit. Në mars të vitit 1991 e la shkollën dhe emigroi në Itali. U vendos në L’Aquila ku punonte si gjithë emigrantët. Ndërkohë në vitin 1991 konkuroi, fitoi konkursin dhe filloi Akademinë e Arteve të Bukura në degën e Skulpturës Monumentale në L’Aquila. Vitin e fundit të kësaj shkolle e përfundoi në BolonjaItalisë dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1996. Për katër vjet, deri në vitin 2000, jetoi dhe punoi në FirenceItalisë. Gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare pikture e skulpture me autorë italianë e të huaj.

Në vitin 2000 u kthye në Shqipëri. Për tre vjet resht punoi me përkushtim rreth tematikës e problematikës së infrastrukturës arkitekturore të qyteteve shqiptare e veçanërisht kryeqytetit, Tiranës, dhe ndikimit të saj në psikologjinë shoqërore, duke i kurorëzuar me një ekspozitë personale me punime në pikturë. Është pjesëmarrës i shumë konkurseve kombëtare e ndërkombëtare, ku ka fituar çmime të ndryshme në pikturë dhe skulpturë.

Në vitin 2003 filloi punë si pedagog i jashtëm i Skulpturës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 2006 u emërua si pedagog i brendshëm i përhershëm për Skulpturën në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Ka realizuar shumë vepra në pikturë e skulpturë, të cilat janë mirëpritur nga artdashësit dhe vlerësuar nga kritika. Është bashkëpunëtor i shtypit letraro-artistik, veçanërisht i revistës “Krahu i shqiponjës” dhe gazetës “Drita”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Tituj të veprave

Redakto

Në pikturë:

Në skulpturë:

Lidhje të jashtme

Redakto