Vula e shtatë (suedisht: Det sjunde inseglet) është një film i vitit 1957, i regjizorit Ingmar Bergman. Filmi është ndër krijimet më madhështore të kinematografisë botërore regjinë e të cilit e realizoi gjeniu suedez Ingmar Bergman, me emrin e të cilit është e lidhur epoka e artë e filmit suedez.

Bengt Ekerot dhe Bergman, gjatë xhirimeve të filmit.

Historia Redakto

Rrëfimi i filmit e përcjell kalorësin i cili duke udhëtuar në Suedinë mesjetare e vë në sprovë besimin vetanak duke u përpjekur ta gjejë Zotin dhe esencën e ekzistencës njerëzore. Filmi është i njohur me skenat kur kalorësi luan shah kundër vdekjes për të mbijetuar.

Titulli i filmit është marrë nga Bibla/Apokalipsa. Filmi mori Shpërblimin e posaçëm të Jurisë  në Kanë në vitin 1957. Në të njëtin vit ai realizoi edhe filmin Vendi i luleshtrydheve i cili kishte tematikë të njëjtë, dhe që arriti gjithashtu sukses të madh. Filmi zhvillohet në shekullin e 12 kur kalorësi Antonius Blok dhe truproja e tij kthehen në Suedi pas Kryqëzatave 10 vjeçare, të cilat janë të njohura edhe nga historia. Në botë kishte rënë murtaja kurse kalorësi Antonius e kishte kuptuar se vdekja kishte ardhur për ta marrë edhe atë. Në mënyrë që të fitonte në kohë dhe të përgatitej për botën tjetër, ai e thërret Vdekjen për një lojë e shahu disaditore. Në udhëtim e sipër duke lozur shah përpiqet ta kuptojë arsyen e ekzistencës së jetës dhe të Zotit.

Gjatë rrugës ai takon personazhe të ndryshme dhe dukuri të jetës mesjetare, siç ishin djegia e shtrigave, egërsia njerëzore dhe vuajtjet e dashurisë, ku vihen në dukje edhe kritika ndaj priftërinjve të cilët me dhunë, përpiqeshin ta kontrollonin popullin. Inspirimin për filmin Vula e shtatë Bergman e kishte marrë nga një pikturë homonime kishtare në të cilën skeleti luan shah kundër vdekjes, por paraqitja e Mesjetës në film nuk është plotësisht analoge me realitein, ngase flagelantët asnjëherë nuk kishin ekzistuar në Suedi. Në një intervistë, Bergman kishte thënë se filmi e kishte ndihmuar që ta mundte frikën nga vdekja.

Kuptimi Redakto

"Kur Ai e theu Vulën e Shtatë, kishte heshtje në qiell për rreth gjysmë ore" (Zbulesa 08:01)

Thjeshtësisht mund të përshkruhet si një version filmik i moralit mesjetar: e tërë atmosfera e përçuar është e veshur me një kostum mesjetar dhe personazhet e filmit, ndër të cilët është edhe Vdekja, janë dukshëm të konceptuar për të portretizuar lloje të ndryshme të njerëzimit të thjeshtuar. Kalorësi i Kryqëzatave Antonius Block (Max von Sydow) është në kërkim të përgjigjeve ideale për pyetjet të cilat e kanë munduar njerëzimin përgjatë shekujve, që në fillimet e kohërave. Shqytari i tij Jöns (Gunnar Bjornstrand), nuk kërkon asnjë përgjigje pasi është i bindur se jeta pas vdekjes nuk ka asgjë për të ofruar: ‘dijetarë të transformuar në harbutë’ dhe njerëz të thjeshtë që vërdallisen, duke pyetur vetveten shumë dhe duke shpresuar shumë pak.

Një tjetër element i rëndësishëm në film janë  simbolet e vdekjes. Filmi është vendosur në Suedinë e pushtuar nga Murtaja e Zezë, një sëmundje që shkaktoi vdekjen e një të tretës së popullsisë të kontinentit Europian. Alegoritë dhe simbolet e vdekjes, shpeshherë referuar në art si Memento Mori, ​​janë tepër të pranishëm në një kohë në të cilën shoqëria mesjetare ishte fort e vetëdijshme mbi vdekshmërisë dhe pafuqinë mbi jetën, ashtu si kalorësi Antonius.[1]

Një tjetër simbol i Vdekjes në art që pasqyrohet ne film është ‘Danse Macabre’, përkthyer si “Vallja e Vdekjes”, që është në qendër të kuptimit të filmit të Bergman. Siç shprehet vetë Vdekja në film, “Askush nuk më shpëton mua”. Meqë Jeta është një lojë e vazhdueshme shahu me Vdekjen, filmi përfundon me ‘Danse Macabre’: të gjithë personazhet të bashkuar në një valle të trishtuar me Vdekjen, që simbolizon dorëzimin e pashmangshëm tek Vdekja.

Referime Redakto

  1. ^ "The Seventh Seal (1957)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)