Wikipedia:Kuvendi

(Përcjellë nga WP:Kuvendi)
Kuvendi.png
Mirë se vini në Kuvendin e Wikipedia-s!

Këtu diskutohen dhe merren vendimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Wikipedia-n. Temat të cilat nuk kanë të bëjnë me Wikipedia-n largohen menjëherë.

Para se të nisësh diskutimin e një teme, lexo më parë temat e kaluara që të shohësh nëse është zhvilluar më parë si diskutim.

Për të ruajtur sadopak rendin, gjatë diskutimit kini parasysh këto rregulla:

  1. Parashtrojini temat e ndryshme më vete.
  2. Diskutuesi i parë fillon në krye të rreshtit. Përgjigjet vijojnë me : të cilat e largojnë rreshtin djathtas. Përgjigjja tjetër vijon me dy :: dhe kështu me radhë deri sa të bëhen pesë përgjigje (:::::). I gjashti vazhdon në krye të rreshtit pa dy pikat.
  3. Çdo diskutim e përgjigje duhet të nëshkruhet jo me emër por me shenjën – ~~~~ dhe atë menjëherë pas shkrimit e jo në rresht më vete.

Për ankesa rreth përdoruesve specifikë apo Wikipedia në përgjithësi, shkoni te Zyra e Ankesave. Ndërsa për pyetje të çfarëdolloji te Pyetje e Përgjigje.

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.





Bashkëpunimi i javësRedakto

Tema e radhës në “Bashkëpunimin e javës” i kushtohet humanitarizmit. Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të kontribuoni për të duke kontribuar në përmirësimin, shkrimin dhe strukturimin e artikujve me këtë temë. Artikujt i gjeni këtu.

Kandidaturë për burokratRedakto

Përshëndetje!

Dua të lajmëroj se kam hedhur kandidaturën për burokrat. Arsyet dhe motivimi gjenden këtu. Po aty mund të votoni për mua si dhe të më bëni pyetje në lidhje me kandidimin tim. Kandidimi i fundit për burokrat në Wikipedia-n shqip ka qenë para më shumë se 12 viteve kështu që do t'ju ftoja të gjithëve të jepnit votën e mendimin tuaj në lidhje me këtë gjë, qofshin ato dhe negative.

Ju faleminderit! :) - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2021 14:14 (CEST)[]

@Euriditi, @Puntori, përmendje për lajmërim si burokratët në detyrë. Liridoni ka marrë pjesë tashmë në votime. - Klein Muçi (diskutimet) 15 tetor 2021 16:51 (CEST)[]

Lehtësime teknike në faqet e rëndësishmeRedakto

Tashmë faqet WP:AMK, WP:APK, WP:RB dhe Wikipedia:Administrata ofrojnë mundësinë e butonave dhe faqeve me tekst të paraformatuar për të lehtësuar krijimin e kandidaturave dhe kërkesave për miratim.

WP:RB ka dhe një pasqyrë të gjendjes aktuale të krejt robotëve funksional aktualisht në komunitet, shoqëruar me kërkesat përkatëse. - Klein Muçi (diskutimet) 11 tetor 2021 17:18 (CEST)[]

Wikipedia:Faqe për grisje i bashkohet faqeve të rëndësishme që ofrojnë lehtësime teknike me tekst të paraformatuar e butona.
Infrastruktura ekzistuese teknike e shtigjeve (shortcut në anglisht) përmirësohet e përkthehet. Shumica e faqeve të rëndësishme përmbajnë tashmë dhe listën e shtigjeve për të vajtur te to.
WP:FG dhe WP:RB i bashkohen listës anësore si faqe të rëndësishme me përkthime në 5 gjuhë, si lidhjet e tjera te ajo listë. Këto do të jenë dhe shtesat e fundit aty, të paktën për të ardhmen e afërt. - Klein Muçi (diskutimet) 15 tetor 2021 14:27 (CEST)[]

Bashkëpunimi i javësRedakto

Këtë herë rubrika “Bashkëpunimi i javës” përmban artikuj rreth Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizale. Më 27 tetor 2005, UNESCO vendosi që ta shënonte si ditën e ndërgjegjësimit të shoqërisë për trashëgiminë dhe ruajtjen e përmbajtjes audiovizale. E, teksa Shqipëria dhe Kosova organizojnë aktivitete për të ruajtuar memorien audiovizuale, bashkohuni me Grupin e Përdoruesve - Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe për të përkthyer e përmirësuar artikuj me këtë temë. Për më shumë, vizitoni faqen. Vyolltsa (diskutimet) 18 tetor 2021 09:10 (CEST)[]

Paneli i ndihmësRedakto

Tashmë në çdo faqe të Wikipedia-s (përveç asaj kryesore dhe faqeve të ashtuquajtura "të veçanta") ofrohet mundësia e përdorimit të panelit të ndihmës.

Te parapëlqimet aktivizoni pjesën Enable the editor help panel dhe do t'ju shfaqet një sferë blu me një pikëpyetje të bardhë në pjesën e poshtme djathtas të ekranit. Me anë të saj mund të bëhet çfarëdolloj pyetjeje në lidhje me Wikipedia-n që do të shfaqet në faqen ND:PP, automatikisht e firmosur nga përdoruesi dhe me nje lidhje me faqen ku u bë pyetja. Për këtë arsye kërkohen disa vullnetarë me pak përvojë që ta mbajnë faqen e mësipërme nën mbikqyrje dhe të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve me mirësjellje ndaj pyetjeve që mund të bëhen. - Klein Muçi (diskutimet) 20 tetor 2021 02:15 (CEST)[]

Duke vazhduar me ndryshimet për përdoruesit e rinj, paneli i ndihmës dhe një faqe e re përdoruesi (e quajtur aktualisht "homepage") janë automatikisht të aktivizuara për çdo llogari të re që krijohet. Duke nisur që nga sot, të gjithë llogarive të reja do t'u caktohet automatikisht dhe një kujdestar. Për të vendosur veten si kujdestar, ju lutemi të ndiqni udhëzimet në faqen këtu. Për të qenë një kujdestar mjafton vetëm të jeni të sjellshëm e të dini bazat e punës në Wikipedia. Jemi në kërkim të regjistrimeve tuaja! :) -

Growth Newsletter #19Redakto

26 tetor 2021 20:36 (CEST)

Përditësim i kutive informuese (infobox)Redakto

Kutitë informuese në SqWiki nuk janë përditësuar prej vitesh. Përditësimi i tyre është lakuar prej disa kohësh por është shtyrë gjithmonë sepse është një proces që detyrimisht do të pasohej me rrëmujë ndër artikuj për shkak të përdorimit të madh të tyre. Këto ditë, duke pasur tashmë dhe një robot në ndihmë për ndryshimet e nevojshme, mora guximin ta hedh atë hap për të nisur një përditësim gradual të të gjitha stampave të kutive informuese në projekt.

Përditësimi do të jetë dobiprurës në dy drejtime:

  1. Do të rregullojë gabimet sintaksore të kodit, numri i të cilave ka vajtur në disa dhjetëra mijëra;
  2. Do të lejojë një përdorim më të mirë të CTT, mënyra më e përdorur së fundmi për shkrimin e artikujve të rinj;

Çfarë përfshin përditësimi?Redakto

Stampat në komunitetet wiki njëherë e një kohë shkruheshin me wikimarkup, njëlloj si tekstet e artikujve. Me kalimin e kohës, pjesë e këtyre komuniteteve filloi të bëhej gjuha e programimit Lua si pjesë e zgjatimit Scribunto. Lua lejon shkrimin e moduleve që bëjnë të njëjtën punë si stampat por në një mënyrë shumë më efikase. Për ta thënë më thjesht këtë: Për të kryer të njëjtin funksion me një modul Lua me anë të stampave me wikimarkup do të nevojiteshin shpeshherë dhjetëra stampa.

Since 2012 an extension, Scribunto, has existed that allows for the creation of "modules" — wiki pages written in the scripting language Lua — which can then be run within templates and standard wiki pages. Scribunto has been installed on Wikipedia and other Wikimedia sites since 2013, and is used heavily on those sites. Scribunto code runs significantly faster than corresponding wikitext code using ParserFunctions.

- nga artikulli Mediawiki.

Kjo gjë ka bërë që gradualisht stampat të evolojnë nga stampa me kod vetjak wikimarkup në thjesht thërritje (invocations) të funksioneve të përcaktuara në module Lua. Një modul Lua mund të përmbajë kodin e dhjetërave stampave njëkohësisht e të thërritet nga to me pjesë sipas nevojës. Kjo lehtëson përditësimet e tyre të ardhshme pasi na duhet të punojmë vetëm me një modul për të bërë ndryshime që më pas reflektohen njëkohësisht në të gjitha stampat thërritëse të tij. Ky është një nga ndryshimet e përfshira.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me standardizimin. Fillimisht stampat në komunitetet wiki krijoheshin nga individe të ndryshëm në mënyrë të pavarur sipas nevojës. Me rritjen e madhe të numrit të tyre, për arsye mirëmbajtjeje, filloi që kodi i disa prej tyre të bashkohej në një stampë të vetme. Për shembull, në EnWiki, nga stampa të ndryshme kutish informuse për muzikantët, aktorët, futbollistët, etj. u krijua 1 stampë e vetme e quajtur Template:Infobox person. Në SqWiki, për shembull, një ndryshim i tillë nuk reflektohet ende duke pasur akoma stampa si {{infobox muzikant}}, {{infobox futbollist}}, {{infobox aktor}}, etj.

A do të sjellë probleme te artikujt?Redakto

Smallem përpiqet që të sjellë sa më pak probleme të mundshme te artikujt kur përditëson stampat. Megjithatë mes versioneve të vjetra e të reja të stampave nuk ekziston përputhja e plotë e parametrave 1:1. Ato që mund të përditësohen, ndryshohen nga Smallem, të vjetrit që nuk kanë një homolog të ri, lihen siç janë dhe të rinjtë që nuk kanë një homolog të vjetër, lihen pa u vendosur. Një shembull për këtë është ndryshimi i stampave në lidhje me vendbanimet. Në versionin e vjetër kishte vetëm një parametër për sipërfaqen dhe njësia përcaktohej manualisht por në atë të riun ekzistojnë disa parametra të veçuar në bazë të njësisë që përdoret (kilometra apo milje). Smallem nuk mund ta bëjë këtë dallim kështu që kur stampa përditësohet, ai parameter lihet i vjetëruar. Kjo do të bëjë që problemi më i dukshëm ndër artikuj do të jetë ekzistenca e disa kategorive që lajmërojnë për parametra të munguar apo të vjetëruar por stampa nuk do të ketë probleme të dukshme vetë. Këto probleme teknike të mbetura do të rregullohen gradualisht me dorë ose, idealisht, me robotë në një të ardhme të afërt duke u shënjestruar me ndihmën e kategorive në fjalë. Klein Muçi (diskutimet) 27 tetor 2021 18:22 (CEST)[]