Wikipedia:WikiProjekti Social Media

(Përcjellë nga Wikipedia:SM)
Fillimi Udhëzimet Propozime Kalendari Burimet facebook
sq.wikipedia.org
twitter
sqwikipedia
instagram
sqwikipedia


Misioni ynë është të krijojmë kanale dhe mundësi të hapura për diskutim dhe bashkëpunim, për të promovuar lajme dhe aktivitete, për të ndihmuar në identifikimin dhe afrimin e redaktorëve të rinj, dhe për të paraqitur punën e mirë që bën komuniteti jonë.

Ekipi që menaxhon WikiProjektin Social Media është i përbërë nga përdorues aktivë të Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Aktualisht ekipi përbëhet nga Liridoni, Planeti, Ammartivari dhe Olsi. Ekipit i shtohen edhe përdorues të përkohshëm të tjerë, të cilët janë organizator të një projekti ose një aktiviteti të caktuar.

Rregulla jonë e përgjithshme është të ndjekim një principin, ku secili propozim për publikim në faqet e rrjetit social të rishikohet/vlerësohet së paku nga një anëtar i ekipit, për të eliminuar gabimet e mundshme teknike, dhe nëse i plotëson kushtet, ai propozim shtohet në listën e planifikimit për publikim.

Publikimet rutinë, për shkak se shumica do të jenë të karakterit të përgjithshëm, do të propozohen dhe miratohen disa ditë ose javë para.

Propozo Redakto

PO! Secili përdorues/e mund të propozoj ide dhe publikime për faqen e Komunitetit të Wikipedias shqip në rrjetet shoqërore.

Për të propozuar një publikim, ju duhet së pari të shënoni një titull dhe pastaj - krijoni propozim të ri. Titulli duhet të përcaktojë llojin e publikimit. Titulli nuk do të publikohet, por është për kategorizim të propozimeve.





Shembuj: "Foto-Piktura e Mona Lisa", "Foto-Ismail Kadare", "Ngjarje të datës 21 nëntor", "Lorik Cana", "Formula 1", "Thenie e Albert Einstein", "Shkencë-Zbulim i ri", etj.