Walter Zenga

futbollist italian

Walter Zenga (i lindur më 28 prill 1960Milan) është trajner italian i futbollit, dhe një ish-portier mjaft i suksesshëm i Interit dhe Përfaqësueses së Italisë.

Walter Zenga
Walter Zenga (crop).jpg
Të dhënat vetjake
Emri i plotëWalter Zenga
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Skuadra aktuale
Catania (Manager)
Karriera rinore
1977–1978Internazionale
Senior career*
VitetSkuadraParaqitjet (Golat)
1978–1979
1979–1980
1980–1982
1982–1994
1994–1996
1996–1997
1997–1999
Salernitana
Savona
Sambenedettese
Internazionale
Sampdoria
Padova
New England Revolution
Total
003 (0)
023 (0)
067 (0)
328 (0)
041 (0)
021 (0)
047 (0)
530 (0)
Kombëtarja
1985–1992Italy058 (0)
Skuadra të menaxhuara
1999
2000–2001
2002–2004
2004–2005
2005–2006
2006
2007
2007
2008–2009
New England Revolution
Brera
National Bucharest
Steaua Bucharest
Red Star Belgrade
Gaziantepspor
Al Ain FC
Dinamo Bucharest
Catania
Steaua Bucharest
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Zenga ishte pjesë e ekipit të Italisë, i cili përfundoi në vendin e katërt në Lojërat Olimpike Verore 1984Los Angeles, dhe ekipit që morri pjesë në Kampionatin botëror 1990 të mbajtur në Itali, me ç'rast përfunduan në vendin e tretë. Gjatë Kampionatit Botëror 1990, Zenga luajti në të gjitha ndeshjet, që nga minuta e parë.

KarrieraRedakto

LojtarRedakto

Në ekipin e Interit, Zenga erdhi në vitin 1982, pasi që më herët e kishte nisur karrierën e tij me disa ekipe të rangjeve më të ulta. Ai filloi karrierën e tij në vitin 1978. Ekipi i parë i tij ishte SalernitanaSerie C1. Luajti gjithashtu edhe për Savonën dhe Sambenedettesen.

Qysh në sezonin e dytë me Interin, Zenga arriti të zërë vend startues, dhe duke vazhduar 11 sezone me rrathë si titullar në portën e e Interit, deri në vitin 1994. Ai me Interin fitoi Scudetton në sezonin 1988-1989 dhe Kupën UEFA në vitet 1991 dhe 1994. Pasi që në Kampionatin botëror 1986 ishte portier i tretë, Zenga u bë startues në Kampionatin Evropian 1988Gjermaninë Perëndimore. Edhe gjatë Kampionatit botëror 1990, Zenga luajti si startues, duke e çuar ekipin drejt vendin të tretë, me ç'rast ai vendosi një rekord prej pesë ndeshjeve pa pësuar gol, me gjithsejtë 518 minuta pa gol, një rekord edhe sot i pathyer.

Gjatë karrierës së tij, Zenga u paraqit 58 herë për kombëtaren.

Në vitin 1994, Zenga u transferua në Sampdoria dhe dy vjet më vonë te Padova. Ai luajti edhe në kampionatin amerikan të futbollit. Më 1997 ai filloi karrierën e tij si aktor. Gjatë karrierës së tij, Zenga u quajt Uomo Ragno (Njeriu Merimangë), për shkak të aftësive ë tij si portier.

TrajnerRedakto

Pasi u largua nga New England Revolution, Zenga u pensionua nga futbolli aktiv, duke zgjedhur karrierën si trajner. Në vitin 2002, Zenga u zhvendos në Rumani, së pari për të drejtuar [[Naţional Bukuresht]in e më pastaj për të drejtuar Steauan e Bukureshtit. Në verën e vitit 2005, pasi u pushua nga puna nga Steaua, Zenga u bashkua me ekipin serb të Yllit të kuq, duke e drejtuar këtë ekip në fitimin e dy titujve (kampionatin shtetëror dhe kupën shtetërore). Në verën e vitit 2006, ai u thirr të drejtonte ekipin turk të [Gaziantepspor]]it, mirëpo pas rezultateve të dobëta, ai dha dorëheqje në janar 2007 për t'u bashkuar më pas me ekipin Al-AinEmirateve të Bashkuara Arabe. Aventura me Al-Ain zgjati vetëm pesë muaj, pasi që u shkarkua nga drejtuesit e klubit. Në shtator ai bëhet trajner i Dinamos së Bukureshtit, mirëpo pas vetëm dy muajve largohet, pas humbjes nga rivali lokal Steaua. Pas largimit ai pranoi një ofertë si komentator në televizionin publik italian RAI.

1 prill 2008, ai pranoi të zëvendësonte Silvio Baldini në krye të ekipit italian Catania. Debutimin e tij si trajner në Serie A, ai e pati kundër Napolit, duke fituar me rezultat 3-0. Pasi e shpëtoi ekipin nga largimi në rang më të ultë, atij iu ofrua zgjatje e kontratës edhe për një vit.

ÇmimetRedakto

Serie A : 1989

Superkupa e Italisë 1989

UEFA Cup : 1991, 1994

PersonaleRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

  Commons: Walter Zenga – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale