Wikipedia:Administratorë/Kandidatura/Βατο

Vista-file-manager.png Kjo faqe është një arkiv e diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Βατο

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte   PËR

Βατο (diskutim · kontribute))

  • Po sponsorizoj si administrator të përkohshëm përdoruesin @Βατο,. Me praktikën e re të sqwikit, ku kandidaturat janë për një periudhë 1 vjetore dhe pastaj zgjatet për më tutje, procesi është më i thjeshtë dhe kërkon kandidaturë vetëm një vjecare, qe pastaj mund të shtyhet. Βατο ka dy vjet në sqwiki dhe ka bërë një punë të mirë në shumë pjesë të projektit. Ka gjithsej ~2600 editime, dhe c'më pëlqen është se ato editime jane në një numër të madh artikujsh. Ka krijuar 27 artikuj te rinj, dhe ka kontribuar në backlogun e ndryshimeve te paaprovuara me ~2900 aprovime. Gjithashtu shpesh shkon e sheh artikujt e rinj dhe i "flag" nëse kanë probleme për administratorët. Kjo e fundit është dicka që ha kohë, dhe mendoj që Bato e ka stofin që ta bëjë vetë grisjen, pasi ka treguar pjekuri. Gjithashtu mund t'i përdori veglat në vende të tjera të wikit, si për shembull me mbrojtje artikujsh, kur ta shohi të arësyeshme. Për pyetje mbi specificitete se ku tjetër mund të ndihmojë ai, mund t'i bëni pyetje më poshtë. 1l2l3k (diskutimet) 13 janar 2019 20:53 (CET)

Votimi

  •   PËR — Si sponsor. –1l2l3k (diskutimet) 13 janar 2019 20:53 (CET)
  •   PËR - @Βατο është një nga redaktoret më të mirë, dhe të këtillë njerëz na duhen si administratorë në wikipedia.Resnjari (diskutimet) 14 janar 2019 22:35 (CET)
  •   PËR - Isha neutral por u josha pas fjalëve të tij në lidhje me ndihmën te kategoritë, faqet e udhëzimeve e stampat. Ka disa kohë që them se është e nevojshme të punohet goxha në atë aspekt. - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2019 13:55 (CET)
  •   PËR bazuar ne punen e mire qe po ben. Wikit i duhen sa me shume editore te gatshem dhe te afte per te ndihmuar dhe Bato me privilegjet e adminit do te ishte nje i tille. Ktrimi991 (diskutimet) 16 janar 2019 23:19 (CET)
  •   PËR Dakord ne parim me çdo qendrim te siperthene, Bato ka nje qasje shume te pjekur, gje qe do te ndihmonte çdo bashkepunim duke qene admin.--GrepfrutAroma (diskutimet) 19 janar 2019 17:54 (CET)
  •   PËR Është një nga me te miret; eshte i gatshem te bashkpunoj perhere (flas nga pervoje personale) dhe nuk heziton asnjehere per te te ndihmuar. Eshte i komunikueshem dhe i sjellshem, dhe mendoj se me te adm, wikipedia shqip do te ec me mir. Te uroj fat. Sadsadas (diskutimet) 1 shkurt 2019 23:07 (CET)
  •   PËR --Liridon (diskutimet) 6 shkurt 2019 23:10 (CET)
    •   U miratua me 7 vota PËR, asnjë kundër.--Liridon (diskutimet) 6 shkurt 2019 23:10 (CET)

Diskutimi

Reagimi i kandidatit të sponsorizuar

E pranoj kandidimin dhe falenderoj @1l2l3k, për sponsorizimin dhe besimin që më ka dhënë. Gjithashtu falenderoj paraprakisht votuesit që do marrin pjese këtu. Qëllimi im është mirëmbajta, përmirësimi dhe zhvillimi i sq.wiki-t. Fillova redaktimet e mia këtu pas 6 muajsh aktiviteti në it.wiki ku mora përvojën e veprimeve kundër vandalizmave dhe ku mësova rregullat themelore të Wikipedia-s. Përveç artikujve, enciklopedia jonë duhet të zhvillohet ende në pjesen e kategorive, stampave dhe faqeve të udhëzimeve, pra, në nivelin bazë të saj. Do të përpiqem sa më shumë që të jetë e mundur për të mirën e këtij komuniteti. — Βατο (diskutimet) 13 janar 2019 22:25 (CET)