Wikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura/Kalaja e Petrelës

Vista-file-manager.png Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Kalaja e Petrelës

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte   KUNDËR Mbyllje administrative e diskutimit, pas votimit. Artikulli nuk gradohet. --1l2l3k (diskutimet) 27 shtator 2018 23:48 (CEST)

Në shëtitje ndër artikuj rastisa në artikullin e mësipërm. Artikulli është i shkurtër por i plotë. Me një kërkim të shpejt në Google vura re që zor se zotërohen informacione të tjera për temën përkatëse. Ndër gjuhë të ndryshme në Wikipedia ishte më i ploti. Ka vetëm 1 referencë por ajo është gjithëpërfshirëse dhe nga një faqe zyrtare shtetërore. Ngjan t'i përmbushë kushtet për të qenë i përkryer. Klein Muçi (diskutimet) 25 shkurt 2018 07:11 (CET)

  •   KUNDËR Nuk e di nëse artikujt pa burime mund të vlerësohen të përkryer, por të paktën për mua (falmëni për popullorshen) nuk e vë fare në kandar --Flladitja (diskutimet) 25 shkurt 2018 14:19 (CET)</nowiki>
Jam dakord në argumentim, se dhe unë personalisht e kisha pak problem pjesën e referencave por në qoftë i vetmi problem, mund të përpiqemi si komunitet t'i gjejmë ca burime mbase. Besoj se përsosja e një artikulli, cilido qoftë, është në interesin e përgjithshëm. Klein Muçi (diskutimet) 25 shkurt 2018 18:00 (CET)
Sigurisht koleg, çeshtja eshte se ky artikull permbush kushtet vetem per Artikull në kërkim të referencave, gjë të cilën s'e kemi akoma. --Flladitja (diskutimet) 25 shkurt 2018 18:12 (CET)
Ironia në këtë rast mbase është disi e panevojshme duke qenë se s'më lidh gjë me artikullin në fjalë përveç disa korrigjimeve drejtshkrimore të vogla që më ra rasti t'i bëja dje kur e gjeta me "Artikull i rastit". S'është as artikull i imi e as e di kush e ka shkruar. Gjithsesi jemi të qartë. :) Klein Muçi (diskutimet) 25 shkurt 2018 18:24 (CET)

Koment:99% e materialit te artikullit vjen nga ky editim qe besoj vjen nga materialet e Gjerak Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime në Shqiperi, 1981, apo Baçe/Karaiskaj Kështjella e Petrelës Monumentet 5-6 1973, 43-57, apo ndonje publikim i ngjashem. Kontrolloni nese ka shkelje copyvio ne fillim. Kjo eshte pune shkencore, e bere nga nje profesionist e jo nga wikipediani qe solli materialin, pra nese ka copyvio, artikulli do doje pune qe te zhduket copyvio, te behet referencimi, te shtohen wikilinket, te editohet mire dhe, se fundmi, te mund te cohet per artikull te mire/perkryer. --1l2l3k (diskutimet) 9 prill 2018 20:27 (CEST)