... se Muzeu arkeologjik i Korçës, krijuar në vitin 1985, është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillim shekullit XIX, të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture?
... se Xhorxh Honard Darvin, astronom anglez, studjoi baticat dhe fërkimin baticor në evoluimin e trupave qiellorë, si dhe hodhi edhe hipotezën e formimit të yjeve të dyzuar, duke e përdorur atë në sistemin Tokë-Hënë?
... se Ester Ledecká është sportiste çeke në disiplinat e borës (gara me snoubord dhe skijim alpin)?
... se Marko Polo (1254-1325), si misionar dhe përfaqësues i Venedikut qëndroi në Kinë 15 vite, ndërsa edhe 9 vite në vende të ndryshme aziatike?