... se Jessamyn Rodriguez themeloj një ndërmarrje shoqërore për të mësuar bukë-bërjen dhe aftësi për punë imigrantëve dhe grave të minoriteteve me të ardhura të ulëta?
... se megjithëse Susan Reeve Lyon nuk mund të zotëronte një pronë derisa ishte një grua e martuar, ajo ishte në gjendje të udhëheq vetë dyqanin e saj të parfumerisë si një e ve?
HistorianI bizantin i shekullit të 15. Mihail Duka kur infromon për jetën e e Bajazitit te I që sundoi në vitet 1389-1402 informon se disa të rinj shqiptarë kënduan në "gjuhën e tyre".
Ne komedine "Epiroti" te T.Mezzos te vitit 1483 në skenën e 11-te epiroti thote" dramuri te clofto goglie !" pra "trembur te qofte (ajo) goje!"
Pjeter Budi informon se disa pjesë të "Dites se gjyqit " ishin përkthyer më parë nga "shume i ndershmi dhe shumë i devotshmi frat prej Palit prej Hasit
Ne vitin 1609 populli i fshatit të Strigarit në Kalabri u zemeruan me prifterinjte se ata nuk e dinin ta kendonin shqip lutjen e së djelës.
Në vitin 1628 në një tekst në shkrimin e vjetër bullgar për shpjegimin gjuheve përmendet edhe shqipja në formen "arbansi".
Historiani bizantin Michael Attaleiates(1034-1079) përmend Epidamnus (Durrësin)dhe shqiptaret
Anna Comnena (1083- afersisht1153) e bija e Perandorit Alexius I Comnenus (sundoi 1081-1118) dhe e Irene Ducas permend ne vitin 1081 historine e perplasjes se normamane kunder bizantineve vende si Kake Pleura [Ndroq] apo Dyrrachium [Durrës] si edhe lumin Charzanes [Erzen]
Ne vitin 1154 Muhammed al-Idrisi një gjeograf arab permend vende si Drast (Durrës) , al-Tamûra (Tomor). Lablûna (Vlora) dhe Durrës dhe lumenjtë Shuzza (Vjosa), Dâblî (Devoll) apo Istrîna (Drin)
Kalorësi gjerman Arnold von Harf gjatë udhëtimit për në Palestinë, shënon në bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit dhe Durresit disa fjalë shqipe të cilat i duheshin për nevojat e tij gjatë udhëtimit. Ky fjalorth ka 26 fjalë,8 fraza e disa numëror,dhe pranë tyre edhe kuptimet në gjuhën gjermane.
Ne vitin 1154 Muhammed al-Idrisi një gjeograf arab permend vende si Drast (Durrës) , al-Tamûra (Tomor). Lablûna (Vlora) dhe Durrës dhe lumenjtë Shuzza (Vjosa), Dâblî (Devoll) apo Istrîna (Drin)
Kalorësi gjerman Arnold von Harf gjatë udhëtimit për në Palestinë, shënon në bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit dhe Durresit disa fjalë shqipe të cilat i duheshin për nevojat e tij gjatë udhëtimit. Ky fjalorth ka 26 fjalë,8 fraza e disa numëror,dhe pranë tyre edhe kuptimet në gjuhën gjermane.
Dokumenti i parë i shkruar për ekzistencën e fshatit Fterra është Defteri Osman i vitit 1431 i njohur me emrin deftri i sanxhakut shqiptar(Sûreti defter-i sancak-i Arvanid), i cili na bën të njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bënte pjesë në nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrës , dhe kishte në atë kohë 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje të tjera që paguanin taksa më të vogla.
Permendja e pare e shkruar per Janjevën eshte ajo e Papa Bendiktit te XII e dates 1303 duke e karakterizuar si qenderne bashkesise katolike te Shën Nikollës.
Papa Zhuli nga Fushëbardha themeluesi i Kanunit të Labërisë, është i njohur edhe pse 933 vjet më parë në qershor 1081 u realizua dhe marrëveshja e parë në Labëri. Papa Zhuli edhe me këshillën e të urtëve të krahinës bëri pakt me ushtrinë e Boemundit .
Muzeu "Kostandin Kristiforidhi" ndodhet në qytetin e Elbasanit dhe eshtë ngritur në vitin 1978,
Abdyl Frasheri si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua ne 1877, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.
• Në vitin 1892 Petro Nini Luarasi se bashku me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën "Vëllazëria e Shqipërisë".
• Në vitin 1907 u formua në Buenos-Aires (Argjentinë). shoqate patriotike “Lidhja shqiptare”
• Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip u krijua e Staboll me12 tetor 1879,
• “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë” u krijua ne Mansati ne vitn1905.
• Muzeu "Kostandin Kristiforidhi" ndodhet në qytetin e Elbasanit dhe eshtë ngritur në vitin 1978,
• Abdyl Frasheri si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua ne 1877, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.
... kur Mitch McConnell tha: "Megjithatë, ajo vazhdoi" (anglisht: Nevertheless, she persisted) në lidhje me heshtjen e Elizabeth Warren gjatë një debati në Senatin e SHBA, më shumë se 100 gra në Minneapolis bën tatuazhe të asaj thënie?
... kur Vikingët pushtuan Seviljen në vitin 844, ata u përpoqën por pa sukses të djegin xhaminë e madhe të qytetit?
Ne Rrethimin e Pare te Krujes (1450) Skenderbeu kishte 8,000 burra nga te cilet 1,500 ishin infanteri (kembesore) 4,000 i mbajti ne Krujë nen komanden e Vrana Konti. Mbas luftimeve pati rreth 1,000 te vrare e te plagosur apo te gjymtuar
Kurse kundershtari i tij Mehmeti II duhet te kishte 100,000[1] deri ne 160,000 burra dhe 10 topa. Mbas luftimeve pati 20.000 te humbur dhe iu desh te largohej.
Ne Rrethimin e Dyte te Krujes 1466 Skenderbeu kishte 4,400 nën udhëheqjen e Tanush Topia, 8,000 jashte kështjellës nën Skënderbeun
Kurse kundershtari i tij Mehmeti II duhet te kishte 150,000 deri në gusht;
...se regrelor (foto), një ilaç i ri antiplatelet i eksperimentuar, u tërhoq gjatë një prove klinike të fazës II për shkak të rritjes së rrezikut të gjakderdhjes?
... se John O'Brien kryesoi gjykatën ushtarake që u përpoq dhe liroi admiralin japonez Soemu Toyoda?
... në maj 2008 në qytetin italian të Foxhas , Itali veprimtaria “Oskari Botëror i Folklorit” (në analogji me Oskarin e filmit që ndahet në Hollivud) dhe me këtë çmim organizatorët e veprimtarisë vlerësuan etnomuzikologun e njohur Ramadan Sokoli ?
... Abedin Dino është themeluesi dhe organizatori i Bursës së Perandorisë Osmane sikurse shqiptari rilindas nga Çamëria, Hasan Tahsini, ishte themelues dhe organizator i Universitetit të Stambollit ?
... në volumin 10, faqe 218 Enciklopedia e Madhe Britanike - Mc Milan, nënvizon një fakt gati-gati kalimtar, por që padyshim për shqiptarët është domethënës thotë: "Jan Kukuzeli lindi në Durrachium, tani Durrës - Shqipëri" ?
... rreth 70% e bimës mjeksore sherebela që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania” dhe se Shqipëria është furnizuesi kryesor duke e cilësuar si një vlerë unike, bimë autoktone shqiptare ?
... 75 vjet më parë futbollisti shqiptar i Kosovës Riza Lushta i jepte Kupën Juventusit ?
... në Indi gjendet një liqen me emrin Kerala dhe ka formën e zemrës ?
...Ekuestri i parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, ka shkruar Ambasada në postimin e saj në Facebook ?
...emrat me të çuditshëm i mbajnë disa fshatra në Shqipëri si Vithkuqi – Korça , Kurveleshi – Tepelenë , Xhylekar – Gjilan,
Muqibab – Gjilan , Kuqan – Elbasan , Qinam – Erseke , Symize – Tepelenë , Mize – Lushnje , Bubullime – Lushnje ?
...në fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit në faqet 70 – 89 të librit shkruar në gjuhën frënge thuhet: Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi.Duke pasur VIRTYTIN si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë?
...30 shtatori ishte Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve në Ditën e Shën Jeronimit Ilir “Saint Jerome” përkthyesit të Biblës i cili është Shenjti Mbrojtës i përkthyesve ?
...albanologu i 60 veprave për Shqipërinë , studiuesi dhe përkthyesi kanadez Robert Elsie kishte si amanet "Dua të prehem në Shqipëri!" ?
... në njëvjetorin e shenjtërimit nga Nënë Tereza janë zbuluar letra të reja Shqip ku tregon se edhe pas shumë viteve jashtë atdheut të saj, nuk e ka harruar gjuhën e nënës së vet dhe tek letra e shkruar më 13 korrik 1972 Ajo e njofton Filen për adresat e banimit të motrës së saj Ages në Tiranë , vëllait të saj Lazrit në Palermo të Italisë ?
... At Shtjefën Gjeçovi nga Kryeziu i Pukës në përvjetorin e martirizimit ( 14 Tetor 1929 - 2017 , Zym i Gjakovës ) , edhe sot njihet vetëm si autor i "Kanunit të Lekë Dukagjinit" monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar por jo në veprën e tij të plotë e cila qëndron akoma e pabotuar ?
... tek foto e nuses mirditore mund të gjenden shume elementë të përdorura nga Ibrahim Kodra në pikturë sepse Ishmi, vendlindja e tij është afër fshatrave Bizë, Draç dhe Gjuricaj të Mirditës ?
... Niketë Dardani (340 – 414) artist shqiptar nga Dardania njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit ?
... studimi historiko – kulturor "Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II" ose "Karta europiane e identitetit e shqiptarëve" i Aurel Plasarit prezanton një nga personalitetet e humanizmit evropian Papa Piu II, që aktualizoi konceptin Europë, si bashkësi gjeografike, historike dhe kulturore ?
... Sheh Ibrahim Karbunara ishte një ndër themeluesit e Kongresit të Lushnjës dhe një prej martirëve i cili u dënua në "Gjyqin e Deputetëve" nga diktatura komuniste ?
... në një pikë vaji të ullirit përftohen mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës ose mplakja e hershme ?
...Kostandini i Madh ishte ilir , Perandor i Perandorisë Romake (Lindjes dhe Perëndimit) gjatë viteve 306-316) ndaloi përndjekjet fetare dhe i hapi rrugë Krishtërimit si dhe ndërtoi shumë institucione fetare midis të cilave kishën e Shën Pjetrit në Romë ?
... Ramadan Sokoli etnomuzikologu i njohur ishte edhe një prej bashkpuntorëve më cilësorë të revistës kulturore “Les letres albanaises” ?
... Jufkat në Dibër janë një lloj paste e përgatitur me qumësht, miell dhe vezë që përdoren edhe si zahire dimri të cilat u vlerësuan si makarona shqiptare në një nga Panairet e Milanos ?
... Elena Peshkopia është e para grua shqiptare në botë që në vitin 1678 ka marrë doktoraturën në filozofi dhe gjatë shekullit ku jetoi ishte gruaja më e ditur në Europë ?
... Profesori Emeritus Hektor Çoçoli mjek shërues i tuberkulozit vijues i Doktor Shefqet Ndroqit , Arqile Botit dhe pedagog i njohur ka qenë pesë vite shërbimi të tij në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) ?
... Shën Vlashi shenjtor i krishterë ilir që u martirizua në kohën e perandorit Licin në shekullin e VIII kujtohet në kishta me emrin e tij në Shkodër , Kthellë , Skuraj, Gur i Bardhë, Gjonëm, Mazhë, Mëner, Bishqem, Gjuricaj, në Dhuvjan si edhe ka manastirin e tij në Shënavlash pranë Durrësit i cili njihet si vend pelegrinazhi ku shkohet çdo 11 shkurt e 15 Gusht me shpresë për të shëruar sëmundjet ?
... Ekrem Bardha nga Radanji i Leskovikut , i cili njihet si një personalitet shqiptaro - amerikan i suksesshëm i biznesit, humanizmit dhe patriotizmit , është krijues i restorantit "Piazza" në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës "Bardha" në Marikaj , Vorë është iniciat i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare ?
... Esli Belshi , 17 vjeçarja nga Cërriku i Elbasanit është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Teksas , SHBA me shpikjen e "dorës robot" ?
... Kalaja e Beratit , pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorrit dhe Shpiragut , me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV e XIX është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke ?
...Skenderbeu vetë praktikoi gjate jetës së tij tre besime ortodoks , mysliman e katolik, por genet të bashkëlidhura nga gjuha dhe kultura, e treguan besnik vetëm ndaj etnisë shqiptare ?
... Manastiri i Shën Marenës, në Llëngë, i dedikohet Marenës murg, një shenjtore nga Siria e sotme, e cila është e njohur për cilësitë e saj si shpëtimi dhe drejtësia ?
... Në vitin 1926, në ribotimin e librit “Këshilli i Atdheut”, Sheh Ahmet Shkodra informonte lexuesit, nëpërmjet mbulesës së fundit se “Librat që janë gati për t’u shtyp” dhe lista përmbante 22 tituj ndër të cilët ishin :" Të ramit e të Madhit t’onë në bark të Nanës" , "Të lemit e Imam Alis " , "Istoria e Ehli Bejtit" ?
... Zona turistike e Razmës, në ndryshim prej zonave tjera turistike të alpeve, shtrihet mbi një pllajë karstike, e cila paraqet kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale në pjesën më të madhe të pyllëzuara dhe gropave karstike, akullnajoro-karstike të mbuluara nga kullotat alpine ?
... Sipas Virgjilit , Butrinti u themelua nga heroi i luftës së Trojës, Enea, dhe nga korrespondenca e poetit romak me Ciceronin, zbulohen përpjekjet që ai ka realizuar për të mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kundër tentativave të Çezarit për vendosjen aty të një kolonie romake ?
... Në mesjetë ura e Abdyl Agës i shërbente rrugës së karvaneve që lidhte Shkodër – Lezhën me Dibrën nëpërmjet malësisë së Tiranës dhe asaj të Matit ?
... Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1937, në faqe të parë dhe të shtatë një shkrim për princeshën Maxhide dhe emancipimin e grave shqiptare ?
... Shën Naumi shenjti shqiptar i krishterë ka themeluar manastirin e dëgjuar që mban emrin e tij dhe që sot gjendet në kufirin shqiptaro-maqedon në brigjet e Liqenit të Ohrit vend i cili konsiderohej si vend me shpresë shërimi për sëmundje shihet në afresket e kishave të Voskopojës, të Shipskës dhe të Vithkuqit ?
... një nga shembujt përfaqësues të arkitekturës së xhamive shqiptare në Berat është xhamia e Beqarëve e ndërtuar në fund të shek.XVIII nga një qytetar i quajtur Sulejman kurse piktura e vitit 1827 paraqet elementë të ndryshëm zbukurues kryesisht florealë, fruta, pejsazhe e elementë dekorativë si shirita përdredhës shumëngjyrësh të ngjashëm me qëndismat e kostumeve popullore të rajonit ?
... sipas revistës Albanian Business Magazine , shqiptari Gjergj Dollani hapi biznesin që sjell për qytetarët në Uashington vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë disa nga çokollatat e kafetë më ekskluzive ?
.. Aleksandër Lalo njihet më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë nga viti 1972 autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare ?
.. Teqeja e Helvetive në Berat , një Monument Kulturor i Shqipërisë e cila është ndërtuar në vitin 1782 nga Ahmet Kurt Pasha ka të bëjë me rendin e Halvetit , një sekt sufi
.. sivjet përkoi që 151 vjetori i ditës së lindjes Ndre Mjedës , të shënonte edhe 100 vjetorin e botimit "Juvenilia" , në 1917-ën në Vjenë, e njohur si kryevepra e poetit të gegnishtes letrare ?
.. Sipas historianit grek të lashtësisë, Plutarkut, Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja ?
.. Arkitekt Kasëmi ka shërbyer si kryearkitekt i Perandorisë Osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll si dhe mjaft vepra në Shqipëri si bujtina, ura, banja dhe trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë ?
.. Karakteristikë e skulptorit bashkombas me famë europiane Aleksi Andrea ishte që në punimet e tija, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina shqiptare ?
.. Mathieu Aref (Arif Mati) jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë së shqiptarëve ?
.. pranë Arkivit Qendror Shtetëror ruhet tërësia e letrave të ardhura në adresë të Lef Nosit e cila arrin në më tepër se 1200, mes tyre edhe letërkëmbimi me Norbert Joklin, Holger Pedersenin madje dhe të rinj që e shihnin me admirim si Qemal Stafa?
...se biologia detare Marie Darby, gruaja e parë e Zelandës së Re që vizitoi kontinentin e Antarktidës, lundroi në Detin Ross në një anije turistike që ngeci në cekëtinë në udhëtimin e saj të parë?
...se Jenny Morton zbuloi se delet mund të njohin fytyrat njerëzore?
...se një varre (në foto) në Yavne thuhet se është vendi i varrosjes së Ebu Hurejres nga Muslimanët dhe Gamalieli II nga hebrenjtë, pavarësisht se të dy pretendimet kanë shumë pak gjasa?
...askush në shtypin amerikan para 75 vitesh më 15 Dhjetor nuk e kujtoi diplomatin e publicistin Faik Konica më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson në rubrikën "The Washington Merry-go-Round": "Një diplomat i vjetër dhe i vetmuar u nda nga jeta thuajse pa u vënë re në Uashington" ?
... në ditarin e Lasgush Poradecit përshkruhet si njeri një mace me emrin Klara:"Më vdiq “Klara”, macja ime e dashur..Me dhembje të madhe e mora e solla në shtëpi, sapo ardha në shtëpi, në kuzhinë, zura të qaj me psherëtimë, edhe Maria qau.?