Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2019
redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018 - 2019 - 2020 - 2021 - 2022 - 2023 - 2024 - 2025 - 2026 |
Java 1Redakto* Që wikipeda shqip renditet në vendin e 72 për sa i perket artikujeve të krijuar.
Java 2RedaktoNë shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar bashkësitë fisnore ilire. Në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire si p.sh ; husilet,lletorit,zalaut,ixuzet,shifutet,paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme. Ilirët lanë të shkruar nga gjuha e tyre vetëm rreth 1000 fjalë të cilat ishin emra njerëzish, lumenjsh, fisesh, kafshësh. Fiset me te përmendura ilire janë taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet, etj. Taulantet shtriheshin ne bregdetin e Adriatikut, nga Vjosa deri ne territorin e Dyrrahyt. Ata kane luajtur rol historik ne Iliri, drejtuan shtetin e krijuar nga enkelejte. Ne zotërimet taulante u shfaqen albanet dhe parthinet. Enkelejte jetonin përreth Lyhnideve (Ohrit). Prej tyre rrjedh dinastia e pare e Mbretërisë Ilire, ne fund te shek V p.k. ne këto treva, duke u zgjatur drejt perëndimit, përmenden dasaretet, te cilët janë një fis i madh ne Iliri. Qytetet me te njohura ishin Pelioni (Selca e Poshtme, Pogradec) dhe Antipatrea (Berati).
Arbëreshët[redakto | redakto tekstin burimor] Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Itali në jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë, quajtur arbëreshë sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria, u vendosën në Itali në pesëmbëdhjetë dhe shekullin e tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë të Perandorisë Bizantine nga turqit osmane Arbët[redakto | redakto tekstin burimor] Arbët, ishin fis Ilir në Shqipërinë e Mesme.por edhe jugore Ardianët[redakto | redakto tekstin burimor] Ardiejtë ose(Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Atintanët[redakto | redakto tekstin burimor] Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Dalmatët[redakto | redakto tekstin burimor] Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargamalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Java 3RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/3 Java 4RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/4 Java 5RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/5 Java 6RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/6 Java 7RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/7 Java 8RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/8 Java 9Redakto
Java 10RedaktoKomuna Tuzit në Malësi ndahet naga komuna e Podgorices 1 shtator 2018. Këto zgjedhje u cilësuan si historike nga fakti se për herë të parë pas viti 1957, kur Tuzit i suprimohet vetëqeverisja, rivotohet për Komunë të pavarur të Malësisë. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore për Komunën e plotë të Tuzit në Malësi, tregojnë për një fitore të koalicionit “Malësia na bashkon”. Koalicioni i tri partive politike shqiptare fitoi 16 vende në Kuvendin lokal të Tuzit, i cili numëron 32 vende, Ky rezultat paraprak e detyron koalicionin e partive politike shqiptare që të bashkëqeverisin me ndonjë parti të spektrit politik malazez ose boshnjak. Komuna e plotë e Tuzit ishte pika programore e të gjitha forcave politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat gati tri dekada kërkuan vetëqeverisjen lokale për zonën e Malësisë Java 11Redakto... se kurthe e kaktusit ndërton fole të formuara si futbollistë amerikanë në cholla dhe saguaro kaktus, por, pavarësisht nga kjo mbrojtje, gjarpërin e trajnerit vazhdon të mbizotërojë për pulat? Java 12RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/12 Java 13RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/13 Java 14RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/14 Java 15Redakto
Java 16RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/16 Java 17RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/17 Java 18RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/18 Java 19RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/19 Java 20RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/20 Java 21RedaktoAlegori quajme ate figure letrare,me anen e se ciles tregojme njemendim tjeter nga kuptimi i vertet qe kane fjale.Alegoria eshte figura kryesore e fabules.Pa alegori nukka fabul .Ajo qendron e fshehur ne fabul dhe zbulohet ne fundme anen e moralizimit,qe eshte qellimi kryesor i fabules.' Java 22RedaktoHaga (den Haag)eshte qyteti ne Holand qe njihet ndryshe me emrin Aia. Haga ose Aia është një qytet me rreth 500,000 banorë dhe selia e parlamentit dhe e qeverise holandeze. Java 23RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/23 Java 24RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/24 Java 25RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/25 Java 26Redakto
|
Java 27Redakto
Java 28RedaktoSaranda e ka marrë emrin nga Manastiri i 40 Shenjtorëve që ndodhet në kodrën sipër qytetit. Manastiri u ndërtua në shekullin VI, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej bombardimeve të aleatëve, u shkatërrua kati i dytë (në foto Manastiri në vitin 1913). Ne vitin 1971 u shpall monument kulture. Java 29RedaktoKodi i Hamurabit është ndër sistemet ligjore më të vjetra në botë i shkruar nga Hamurabi në vitin 1754 p.e.s.. Kodi i Hamurabit u shkruajt në një stele, një monument guri i madh dhe i vendosur në një vend publik që të gjithë ta shihnin atë, megjithëse mendohet se pak veta dinin të shkruanin e të lexonin. Kjo stele më vonë u plaçkit nga Elamitët dhe u hoq nga kryeqyteti i tyre, Susa; ajo u rizbulua atje më 1901 dhe gjendet tani në Muzeun e Luvrit në Paris. Kodi i Hamurabit përmban 282 nene, i shkruar në 12 tableta. Ndryshe nga ligjet më të hershme, ai shkruhej në gjuhën akadiane, gjuha ditore e Babilonisë dhe mund të lexoheshin kësisoj nga çdokush në qytet që dinte të lexonte. Java 30RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/30 Java 31RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/31 Java 32RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/32 Java 33RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/33 Java 34RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/34 Java 35RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/35 Java 36RedaktoLover është albumi i 7 i Taylor Swift i cili u publikua më 23 gusht 2019. Albumi përfshin 18 këngë, çka e bën atë albumin me më shumë këngë që Swift ka krijuar ndonjëherë. Është i pari album në pronësi të plotë të Taylor Swift dhe i pari i regjistruar nën emrin e Republic Records. Lover, vetëm një ditë pasi publikimit të tij, mori menjëherë titullin si albumi më i suksesshëm i 2019 me plot 450,000 shitje brenda një dite të vetme. Gjithashtu është albumi i dytë që ka marrë më shumë dëgjime brenda një dite në Spotify pas thank u, next të Ariana Grande. Java 37RedaktoMërkur Bua ka ka qenë fisnik arbëror një condottiero dhe kapiten zëmadh stradiotësh i ushtrive frënge, habsburge e venedikase. Në shërbim të Venedikut luftoi kundër fiorentinasve, luftoi kundër francezëve në krah të Sforcave të Milanos, në krah të francezëve luftoi kundër spanjollëve, bolonjezëve e në fund braktis francezët për t'i luftuar në krah të habsburgëve. Morri tituj prej Papës, dhe Mbretit të Francës. Java 38RedaktoNë Odesa gjenden dy rrugë me emrin Arnaute e Madhe dhe Arnaute e Vogël. Në vitet 1787 – 1791, gjatë Luftës Ruso-Turke, shumë himariotë u rreshtuan me luftëtarët e flotës vullnetare, që vepronte në Mesdhe kundër turqve nën komandën e patriotit grek, oficerit të shërbimit rus Lambros Katsonis. Një pjesë e këtyre ushtarëve dhe detarëve pas nënshkrimit të paqes së Jasit u vendosën në Rusi, pranë Odesës. Java 39RedaktoWikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/39 Java 40RedaktoVincenzo Peruggia ishte një hajdut italian, i cili vodhi pikturën Mona Liza më 21 gusht 1911 në Luvër. Kjo vjedhje u quajt si vjedhja më e madhe e artit të shekullit të XX. Pasi e mbajti pikturën të fshehur në një bagazh në banesën e tij për dy vjet, Peruggia u kthye në Itali me të. Ai e mbajti atë në banesën e tij në Firence, por më në fund u kap kur ai kontaktoi Alfredo Geri, pronarin e një galerie arti në Firence. Historia e Geri-t bie ndesh me atë të Peruggias, por ishte e qartë se Peruggia priste një shpërblim për kthimin e pikturës në atë që ai e konsideronte si "atdheun" e saj. Java 41RedaktoDietrich Eckart është quajtur babai shpirtëror i Nacional Socializmit? Ai ishte një gazetar gjerman, dramaturg, poet dhe politikan i cili ishte një nga themeluesit e Partisë së Punëtorëve të Gjermanisë, paraardhësja e Partisë Naziste (NSDAP). Eckart ishte një ndikim kyç i Adolf Hitlerit në Partinë e hershme naziste, botuesi origjinal i gazetës së partisë, Völkischer Beobachter dhe shkruesi i tekstit të himnit të partisë, Deutschland erwache. Eckart u ngrit në statusin e një mendimtari dhe shkrimtari madhor pas themelimit të Gjermanisë naziste në 1933. Java 42RedaktoGrupi Ładoś ose grupi i Bernës është emërtim i dhënë diplomatëve polakë dhe aktivistëve hebrenj, të cilët së bashku krijuan në Zvicër gjatë Luftës së Dytë Botërore një sistem të prodhimit të paligjshëm të pasaportave të Amerikës së Jugut për të shpëtuar hebrenjtë evropianë nga shfarosja? Grupi përbëhej nga katër diplomatë të Misionit Polak, përfaqësues i komitetit RELICO (Komiteti i Ndihmës për Viktimat Hebreje të Luftës) krijuar nga Kongresi Botëror Hebre dhe një përfaqësues i Agudat-it izraelit. Pesë nga gjashtë anëtarët ishin shtetas polakë, gjysma syresh me origjinë hebreje. Abraham Silberschein raportoi në janar 1944 se synimi i veprimtarisë së grupit ishte për të shpëtuar jetën e rreth 10,000 njerëzve. Java 43RedaktoEuropa regina është një hartë mesjetare e vitit 1582 ku kontinenti evropian paraqitet në formën e një mbretëreshe. Termat Illiricum, Albania dhe Albanus jane të përfshirë në të. Harta paraqitet si një grua e re me një qëndrim të drejtë, me Gadishullin Iberik që formon kokën e saj të kurorëzuar dhe Bohemia e cila paraqet zemrën e saj. Autor i saj është humanisti Heinrich Bunting i cili në veprën me titull "Itenerarium sacrae scripturae", e kishte paraqitur një hartë të Evropës me karakteristika të një gruaje të përfshira në edicionin e tij të vitit 1582. Në edicionin e vitit 1589 kjo paraqitje e Evropës njihet si Europa Regina - Mbretëresha Evropë. Bazuar në këto dhe shembuj të tjerë, viti 1587 shënon kohën kur shumë botime filluan të adoptojnë imazhet e njohura si Europa Regina. Java 44RedaktoKësulëkuqja është një përrallë evropiane në lidhje me një vajzë të re dhe një ujkun e keq, origjina e së cilës mund të gjurmohet në shekullin X në disa përralla folklorike evropiane? Versionet më të njohura janë shkruar nga Charles Perrault dhe Vëllezërit Grim. Historia është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në transmetime të ndryshme dhe iu nënshtrua përshtatjeve dhe leximeve të shumta moderne. Personazhi është portretizuar ne shumë botime, filma dhe animacione. Walt Disney prodhoi një film vizatimor të shkurtër pa zë bardhe e zi ne vitin 1922. Në 1998 një shfaqje teatrale e luajt në teatrin Dodona në Prishtinë. Java 45RedaktoUniversiteti Mesjetar i Durrësit (latinisht: Universitas Studiorum Dyrrhachium) ishte universieti më i vjetër i Ballkanit i themeluar në vitin 1380 në Durrës, Mbretërinë Mesjetare të Shqipërisë? Kur u themelua kishte 9 magjistër dhe 100 studentë. Ligjëratat janë mbajtur në "Pallatin e Kuvendit dominikan të Durrësit". Njëri ndër personalitetet më të njohura i cili doli nga dyert e këtij universiteti ka qenë Gjon Durrsaku i cili më 14 qershor të vitit 1396 caktohet rektor i Universitetit të Zarës (Universitas Jadertina). Veprimtaria e këtij universiteti u ndërpre në vitin 1501, kur ushtritë osmane pushtuan Durrësin duke shkatërruar edhe këtë institucion të arsimit të lartë mesjetar. Java 46RedaktoEnnius ishte një shkrimtar dhe poet me origjinë nga fisi ilir i Mesapëve që jetoi gjatë Republikës Romake e konsiderohet babai i poezisë Romake? Ai lindi në Rudiae, një qytet i vogël i fisit të Mesapëve i vendosur në thembër të Italisë e që në atë kohë ishte pjesërisht i helenizuar. Kjo e ndihmoit atë të njihte gjuhën dhe kulturën greke. Vepra më e shquar e tij është Annales, një poezi epike në pesëmbëdhjetë vëllime, më vonë u zgjerua në tetëmbëdhjetë, duke shtjelluar historinë romake nga rënia e Trojës në 1184 p.e.s, deri në kohën e zgjedhjes censor të Kato Plakut në 184 p.e.s. Ishte poema e parë latine që përvetësoi metrin heksametër daktilik të përdorur në poezinë epike dhe didaktike greke Annales u bë një tekst shkollor për nxënësit e shkollave romake, derisa u zëvendësua nga Eneida e Virgjilit. Megjithëse vetëm fragmente të vogla të veprave të tij mbijetojnë, ndikimi i tij në letërsinë latine ishte i rëndësishëm, veçanërisht në përdorimin prej tij të modeleve letrare greke. Java 47RedaktoBashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut ishte ishte hapi i parë drejt krijimit të asaj qe me pas do te quhej Bashkimi Evropian? U krijua zyrtarisht më 18 prill, 1951 nga Traktati i Parisit, i nënshkruar nga Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore ndërsa hyri në fuqi më 23 korrik të vitit 1952 me qëllim të organizimit të prodhimit industrial dhe vendosjen e tij nën një autoritet të vetëm të centralizuar. BEQÇ ishte organizata e parë ndërkombëtare që u bazua në parimet e mbikombëtarizmit duke filluar procesin e integrimit zyrtar i cili përfundimisht çoi në themelimin e Bashkimit Evropian. Java 48RedaktoKopshtet e fëmijëve u hapën për herë te parë në fund të shekullit XVIII në Bavari dhe Strasburg nga pedagogu gjerman Friedrich Fröbel? Ato u kthyen shume shpejt në një institucion edukativ e arsimor parashkollor e ku aktiviteti profesional mbështetet në lojëra, këndime, dhe aktivitete praktike të fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e kalimit nga shtëpia në shkollë. Institucione të tilla fillimisht u krijuan për t'u shërbyer fëmijëve, prindërit e të cilëve që të dy punonin jashtë shtëpisë. Sot, termi përdoret në shumë vende për të përshkruar një larmi institucionesh arsimore dhe hapësira të të nxënit për fëmijë që fillojnë nga mosha një deri në shtatë vjeç, bazuar në një larmi metodash mësimore. Java 49RedaktoTërmeti i datës 26 nëntor, 2019 me epiqendër 12 kilometra në jug-perëndim të Mamurrasit në rang botëror për vitin 2019 është termeti më vdekjeprures si dhe është termeti më i fortë që ka rënë ne Shqiperi pas tërmetetit të vitit 1979 me epiqëndër në Mal të Zi? Një ditë kombëtare zie u shpall në Shqipëri dhe në Kosovën fqinje, nga ku ishin dy prej viktimave ishin dhe që ka një popullsi me shumicë etnike shqiptare. Gjendja e emergjencës u vendos për Durrësin, Tiranën, Laçin dhe Lezhën. Java 50RedaktoMr. Bean, protagonisti kryesor i serisë komike britanike i Mr.Bean i portretizuar nga Rowan Atkinson e bëri shfaqja e tij të parë më 1 janar 1990 në episodin me titull Mr. Bean? Ai jeton vetëm në banesën e tij të vogël në Highbury, Londër, Angli. Pothuajse gjithmonë ai është parë të veshë një xhaketë kafe dhe kravatë të kuqe. Mr. Bean flet rrallë, dhe kur e bën këtë, në përgjithësi janë vetëm disa fjalë të pakuptueshme nën një zë të ulët. Në episodin e parë tregohet që ai ka njohuri të fortë rreth trigonometrisë. Atkinson ka pohuar se personazhi i komedisë Monsieur Hulot si dhe aktori Peter Sellers kanë ndikuar në krijimin e personazhit të tij.
Java 51RedaktoPaga minimale është paga më e ulët për orë, ditore apo mujore që punëdhënësit duhet t'iu japin në kompenzim të punësuarve në saje të marrëdhënies së punës. Thënë me fjalë të tjera, paga minimale është paga më e ulët e mundshme që i jepet punëtorëve në shkëmbim të punës së tyre. Paga minimale në Shqipëri është 26,000 Lekë në muaj, ndërsa në Kosovë është 130 Euro në muaj për personat deri në moshën 35 vjeçare dhe 170 Euro në muaj për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare.
Java 52RedaktoSiesta në kulturën hispanike është gjumi i shkurtër i marrë në orët e para të pasdites, shpesh pas kohës së mesditës? Një periudhë e tillë e gjumit është një traditë e zakonshme në disa vende, veçanërisht në ato ku moti është i ngrohtë. Siesta është historikisht e zakonshme në të gjithë Mesdheun dhe Evropën Jugore dhe Kinën kontinentale. Kjo kohë e gjumit është tradicionale në Spanjë dhe përmes ndikimit spanjoll në Filipine dhe shumë vendeve të Amerikës Hispanike. Zakoni siesta është shoqëruar me një ulje prej 37% të vdekshmërisë koronare, ndoshta për shkak të stresit kardiovaskular që zvogëlohet gjatë gjumit.
Java 53RedaktoGarfield lindi më 19 qershor 1978, në kuzhinën e restorantit italian të Mamma Leoni nag nëna dhe babai i tij pa emër? Garfield është protagonisti kryesor i serisë me të njëjtin emër krijuar nga Jim Davis. Ai potretizohet si një mace portokalli, e trashë dhe përtace. Atij i pëlqen lazanja dhe të flejë. E urren ditën e hënë, maçokun Nermal dhe ushtrimet. Jeton me pronarin e tij të ngathët, të pakëndshëm shoqëror Jon Arbuckle dhe qenin e tij të zbehtë, Odie, dhe merr kënaqësi nga satirikisht duke tallur me veprimet marrëzira të kryera nga të dy ata. Është i njohur për posedimin e monologjeve të brendshëm që shndërrohen në tekst përmes flluskave të mendimit.
|