Vista-file-manager.png Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.



Ndryshimet ne faqe nuk po konfirmohen prej muajshRedakto

Ne faqen e Jonila Godole (https://sq.wikipedia.org/wiki/Jonila_Godole) jane sugjeruar ndryshime prej muajit tetor, por edhe tani muaj me pas nuk jane pare nga redaktoret. Mund te gjendet nje zgjidhje ju lutem? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga IDMC (diskutimiredaktime) 8 janar 2020 19:34.

@IDMC, përshëndetje! Fatkeqësisht faqet me ndryshimet në pritje janë një problem i përgjithshëm i komunitetit tonë që vjen nga mungesa e vullnetarë aktivë në punën e kontrolluesit. Në listën e plotë të faqeve me ndryshime në pritje shoh se ka faqe me ndryshime prej më shumë se 500 ditësh në pritje për t'u aprovuar. Po mundohemi ta zgjidhim por duke qenë se puna mbetet vullnetare nuk është një zgjidhje që gjendet aq lehtësisht. Nxitur dhe nga kërkesa juaj, do të kujdesem personalisht për një kërkesë më serioze në Kuvendin tonë së shpejti për të tërhequr vëmendjen ndaj këtij problemi që po fillon të bëhet shqetësues. - Klein Muçi (diskutimet) 9 janar 2020 12:08 (CET)

Kolë AshikuRedakto

akuze ligjore per shpifje kundrejt te ndjerit familjar Kolë Ashiku. Fshini artikullin ose perfundoni ne Gjykate - – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 93.159.194.12 (diskutimiredaktime).

@93.159.194.12, përshëndetje! :) Në Wikipedia përpiqemi të verifikojmë informacionin që shtojmë. Problemi është te burimet njerëzore që janë të pakta e verifikimi mund të kërkojë me muaj, në mos, fatkeqësisht, vite që të ndodhë. Në rastin konkret, bëhet pak më e vështirë çështja pasi biografitë historike gjithmonë sjellin debat dhe shpeshherë nuk kemi as vullnetarë të mirënjohur në ato tema që t'i vendosim për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Unë po përmend disa vullnetarë këtu me shpresën se ndonjëri prej tyre mund të merret me artikullin në fjalë: @Liridon, @Euriditi, @Miranda038, @Berishasinan, @Sadsadas, @Men14, @Tiimiii, nëse mundet ndonjëri të ndihmojë, jeni të mirëpritur. Ose të paktën të përmendni ndonjë person tjetër që mund të ndihmojë. Bëhet fjalë për këtë artikull: Kolë Ashiku. - Klein Muçi (diskutimet) 27 qershor 2020 15:43 (CEST)

Përshëndetje :@93.159.194.12,. Pasi pashë artikullin po e kuptoj shqetësimin tënd për gjuhën e përdorur. Fatkeqësisht nuk mund të ndihmoj me përmbajtjen pasi nuk kam informacion për subjektin, por po e shoh të arsyeshme të jap sqarime shtesë përpos atyre që përmendi Klein. Wikipedia është enciklopedi e lirë që mund të shkruhet nga të gjithë, e ndonjëherë edhe nga njerëz që nuk lexojnë parimet e shkrimit enciklopedik dhe shprehin pikëpamjet e tyre që automatikisht bie ndesh me parimin e neutralitetit. Njejtë qenka rasti edhe këtu. Unë sygjeroj që deri sa të shkruhet artikulli siç duhet, të largohet përmbajtja ekzistuese. --Miranda038 (diskutimet) 27 qershor 2020 15:59 (CEST)

VandalizëmRedakto

Ju lutem nëse dikush mundet të bllokoj këta dy përdorues Përdoruesi:CorvusSaber dhe CapitanGiovanni sepse janë nacionalistë grekë që vandalizojnë tek faqja Marko Boçari.--Afronatë (diskutimet) 21 korrik 2020 16:36 (CEST)


Së pari nuk jam grek. Ky artikull ka mungesë burimesh dhe referencash. Unë nuk jam duke e shkatërruar atë, thjesht po shtoj disa njoftime, kështu që dikush vjen dhe ndihmon artikullin të përmirësohet. Kështu që shtoni referenca dhe më pas hiqni njoftimet. CorvusSaber (diskutimet) 21 korrik 2020 21:18 (CEST)

@Afronatë, @CorvusSaber, @CapitanGiovanni, përshëndetje! :) Si fillim, ju falënderoj personalisht që të tre jeni të vendosur për të ndihmuar në "Wikipedia". Pas kësaj më duhet t'ju lajmëroj se kthimet e vazhdueshme para-mbrapa të informacionit konsiderohen "luftë redaktimesh" dhe janë nga arsyet kryesore të bllokimit në "Wikipedia" për shkak se sjellin probleme ne komunitet si dhe në përmbajtjen e artikujve për lexuesit. A mund të më sqaroni këtu si qëndron çështja dhe për çfarë nuk bini dakord? Mund të shoh lehtësisht historikun e artikullit por do të doja të ma sqaronit personalisht se besoj se dialogu është rruga më e mirë për të zgjidhur situatën. :) - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 02:24 (CEST)

@Klein Muçi, Unë vendosa disa njoftime me @CapitanGiovanni, sepse artikulli i Marko Boçari ka mungesë burimesh. Ka vetëm dy referenca pa bibliografi. Gjithashtu në artikull nuk përmendet se çfarë i ndodhi Boçarit gjatë 1813-1823. Madje nuk përmendet sesi vdiq. Kjo është arsyeja pse unë i vë ato njoftime. Nëse referencat do të shtohen në artikull dhe nëse artikulli do të zgjerohet, unë do t'i heq njoftimet. CorvusSaber (diskutimet) 22 korrik 2020 12:19 (CEST)

@Afronatë, a ke mundësi të sjellësh burime për artikullin në fjalë? Unë e kuptoj se vënia në dyshim e disa fakteve që ne i marrim si të mirëna historike mund të sjellë irritim por fakti është që, cilido qoftë qëllimi pas këtij dyshimi, artikulli i Marko Boçarit ka një mungesë referimesh. Normalisht një artikull, pavarësisht temës, supozohet që, pak a shumë, pas çdo paragrafi të ketë nga një referim. Shiko artikullin homolog në EnWiki për Marko Boçarin (Marko Boçari) dhe sasinë e referimeve atje. Nuk po futem ende në vërtetësinë e informacionit që po diskutohet. Është thjesht fakt i përgjithshëm që artikujt duhet të kenë referime për informacionin e përfshirë në to. Pastaj mund të diskutohet veçanërisht te faqja e diskutimit përkatës të artikullit për vërtetësinë, saktësinë e seriozitetin e burimeve të përdorura. Por duhet të ketë burime fillimisht. - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 12:58 (CEST)
Përshëndetje, jo me vjen keq une nuk mund të sjellë burime sepse nuk kam njohuri mbi egzistencen e teksteve mbi këtë temë dhe nuk di anglisht mire përveç njoftimit pa burime eshte vendosur edhe njoftimi mbi neutralitetin vetem se eshte shkruar se eshte me origjine shqiptare per mua kjo eshte plotesisht anti-shqiptare por si do qoftë bëni çfarë të doni--Afronatë (diskutimet) 22 korrik 2020 13:28 (CEST)
@Afronatë, e kuptoj se ç'do të thuash por fakti i përgjithshëm është se burimet duhen për çdo artikull, pavarësisht temës. Do të merresha personalisht por, si ti, as unë nuk kam informacion të thelluar mbi temën. @Euriditi, @Βατο, mbase keni më shumë informacion se unë? - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2020 13:36 (CEST)
Përshëndetje @Afronatë, @CorvusSaber, @CapitanGiovanni, redaktimet tuaja të fundit në artikullin Marko Boçari janë një luftë redaktimesh. Të tilla veprime nuk lejohen ne Wikipedia, në rast përsëritjeje do të merren masa. Kontributi tuaj i vetëm këtu është vënia apo heqja e njoftimeve të Neutralitetit/Referencave. Sikur të tregonit po kaq zell në përmirësimin e artikullit sa edhe në diskutimet këtu nuk do të ishte nevoja fare të benim të tilla diskutime. Shkrutimisht rishkrojta hyrjen e artikullit, hoqa "njoftimin për referencat", dukshëm ka referenca. Për "njoftimin e neutralitetit" nuk shikoj arsye (nëse mendoni se ka përmëndini arsyet në faqen e diskutimit). Shtova njoftimin për përmirësim pasi artikulli ka nevojë të ristrukturohet e zgjerohet. -- Euriditi  22 korrik 2020 21:45 (CEST)

LutjeRedakto

1. Perseritje e heqjes se mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina. 2. Lejimi te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri. --Ikranjani (diskutimet) 1 korrik 2021 16:01 (CEST)

LutjeRedakto

  1. Lutje:
1. Perseritje e heqjes se mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina.
2. Lejimi te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri. --Ikranjani (diskutimet) 1 korrik 2021 16:01 (CEST)

PërsëlutjeRedakto

I nderuar @Klein Muçi,, lutem serish per heqjen e mbrojtjes/ngrirjes per artikujt Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina; si dhe lejimin te hartohet artikulli biografik per leksikologun Hasan Çipuri.--Ikranjani (diskutimet) 10 nëntor 2021 11:46 (CET)

@Ikranjani, Hasan Çipuri është tashmë i lirë për krijim nga çdo përdorues. Mbrojtja vazhdon për artikujt e tjerë. Për momentin numri i redaktimeve që kërkojnë shqyrtim po del jashtë kontrollit për kapacitetet tona dhe shumë përdorues kërkojnë t'u shqyrtohen faqet e ndryshuara e të krijuara. Po eksperimentojmë me menyra automatike për të ndaluar automatikisht redaktimet e ashtuquajtura "vandale" që të merremi vetëm me kontrollin e atyre ndryshimeve me natyrë dobiprurëse. Rihapja e artikujve të mësipërm për redaktim sjell mundësinë e luftrave të redaktimit që për momentin janë të pamenaxhueshme. - Klein Muçi (diskutimet) 10 nëntor 2021 12:09 (CET)
Rrofsh @Klein Muçi per zhdoganimin e artikullit te Çipurit. Mund te them qe do te ishte me e hajrit te rihapeshin edhe te tjerat meqe mbas disa muajve lutje te njepasnjeshme askush nuk duket te kete me ate terezi qe te rrije e te prishe pune. Edhe te lihen ashtu te gjymta nuk eshte pune me bereqet. Por ti e di me mire. Rrofsh edhe njehere.--Ikranjani (diskutimet) 10 nëntor 2021 12:27 (CET)

Vandal from SpainRedakto

Hi! Sorry for writing in English. I would like to inform you that your Wikipdedia is one of those that are targeted by an long-time vandal called Angelmunoz50 on the English Wikipedia en:Wikipedia:Sockpuppet_investigations/Angelmunoz50/Archive, DaisyBus2017 on Meta and Nobelgentil on his or her home Wikipedia, Spanish, see es:Wikipedia:Títeres bloqueados de Nobelgentil. The most recent article here is Vrasja e Riley Ann Sawyers. As usual for this vandal the article contains a mix of correct information and incorrect information, like age, year and cause of death. Such edits in articles about murdered children are typical of this vandal. Vrasja e Victoria Climbié and Vdekja e Foshnjës P are other articles by the same person. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 07:57 (CET)

@Sjö, hello! No problem. Yes, I've seen your notification on the article talk page but didn't act on it because I'm not sure how to act on these cases. We've never have to dealt with something like this before so I was hoping for someone else to act on it, given that I don't usually deal with articles myself. (I'm one of the only active admins around by the way.) Given that much time has passed and no one really did anything on it I believe I should delete the 3 articles mentioned, no? - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 09:28 (CET)
Yes, I believe that is best. By the way, it this the right page to notify administrators if the vandal should return? Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:01 (CET)
@Sjö, okay. Yes, this is the right page for that. At current times, maybe you can notify me directly at my talk page. But, if for some reason I become unresponsive (which hasn't happened in 8 years now), you can try this page or as a more extreme solution, our village pump (even though that's usually reserved for more general topics). - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:08 (CET)
P.S. Vdekja e Kelsey Briggs is another. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:06 (CET)
Thanks. Sjö (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:09 (CET)
@Sjö:   U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2021 13:11 (CET)

si mund te dergoj nepermjet postes elektronike (email) ankesen time tek KLDRedakto

pershendetje si mund te gjej apo te dergoj email drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesis cila eshte adresa elektronike(email)e KLD Faleminnderit

Përshëndetje! Faqja në fjalë i dedikohet vetëm çështjeve të brendshme të Wikipedia-s. Fatkeqësisht nuk kemi informacion për atë hollësi. - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2021 00:36 (CET)

mosnjohje ndryshimeshRedakto

Kam sugjeruar ndryshimet e meposhtme per temen e dhene qe jane te arsyeshme dhe informacione te dobishme

Ndryshimet

Fushë-Bulli (ose Fushë Bualli) është një fshat i rrethit të Elbasanit, njësia administrative Shushicë, me një shtrirje rreth 9 km përgjatë lumit Gostimë, degë e rëndësishme e lumit Shkumbin. Historikisht pjesë e rëndësishme e krahinës së Polisit dhe i ndërtuar buzë rrugës historike Via Egnatia, fshati Fush Bullit karaktërizohet nga një reliev malor dhe pak kodrinor, nga male të larta dhe me burime ujore të shumta.

Historia

Prejardhja e emërtimit të fshatit ëhstë e lidhur ngushtësisht me funksionin e tij buzë rrugës Egnatia, rruga më e rëndësishme që kalonte në trevat shqiptare që prej kohës së perandorisë romake dhe duke qënë funskionale me segmente deri në fillim të shekullit XX. Është shumë e qartë se fshati nuk ka karakteristika fushore sikurse dikton pjesa e parë e emrit dhe domosdo që prejardhja e emrit të fshatit me siguri lidhet me një pjesë më të vogël toke e cila duhet të ketë shërbyer si një pikë ndalese për clodhje për karvanet me buaj që transportin mallra nga lindja në perëndim në rrugën Egnatia që fillimin e saj e kishte në Selanikun e sotëm dhe mbaresën në portin e Durrësit. Fakti që në tokat shqiptare nuk janë rritur historikisht buaj (pjesa e dytë e emrit) provon këtë teori për prejardhjen e toponimit të fshatit. Një tjetër e dhënë që provon se fshati me siguri ka shërbyer si ndalesë për udhëtarët lidhet me  gojëdhënat e të vjetërve që sugjerojnë se pjesa luginore në afërsi të qëndrës aktuale të fshatit ka qënë hapësirë liqenore dhe më vonë mocalore përpara se të popullohej nga banorët. Dhe sigurisht, për një grup udhëtarësh, të lodhur dhe të rraskapitur nga  një udhëtim i gjatë shume ditor, shqoëruar nga  karvan me karroca me buaj, cfarë do të mund të shërbente më mirë si pikë clodhje se sa një livadh përbri një liqeni rrethuar nga male dhe pyje të freskëta…. Historia e rrugës Egnatia i ka dhënë rëndësi Fshatit Fush Buall dhe e ka bërë pjesë të rëndësishme  të krahinës së Polisit ndër vite. Ngjarja historike që do të ishte si një pikë kthese dhe që pashmangërisht do tia humbte rëndësinë fshatit, lidhet me daljen nga funksioni të segmentit të rrugës Egnatia që kalonte nga fshatrat Xhyrë-Babje- Polis i madh- Fushë Bull- Polis i vogël - …. Etj dhe me ndërtimin e rrugës së re kombëtare përbuzë lumit Shkumbin në vitin 1917 e gjithë krahina e Polisit do të humbiste rëndësinë dhe ca më tepër dhe Fshati Fush Bull, që do të ktheheshin si xhepa pa rëndësi buzë rrugës së re shtetërore që kalonte buzë lumit Shkumbin (nga krijimi i kësaj rruge do të fuqizoheshin më vonë dhe qëndra të reja administrative sic është qyteti i Librazhdit).

Aktualisht në territorin e fshatit ka një seri urash dhe gjurmësh tw rrugës Via Egnatia, një pjesë e të cilave të ruajtura shumë mirë. Ka dhe gjurmw të urave tw tjera mbi lumin Gostimë, që janë mbi 300 vjecare, gjenden gjurmë të mullinjve prej guri dhe gjurmë vëndbanimesh qindra vjecare cka provojnë historinë e fshatit. Nga arkitektura e këtyre ndërtimeve mund të kuptohet shumë qartë që kultura e ndërtimit mes fshatarve ishte e avancuar për kohën dhe e qënësishme për të zbuluar fisnikërinë që i mbizotëronte ata.

Sic më sipër u përmbend, historia e fshatit Fushë Buall lidhet rrënjësisht me historinë e krahinës së Polisit. Një pjesë e madhe e familjeve të fshatit kanë zbritur nga fshatrat e sipërm të zonës së Polisit apo krahina të tjera të Shqipërisë në përiudha të ndryshme, mbase për të qënë më pranë rrugës Egnatia, mbase nga nevoja për të pasur më shumë toka buzë lumit Gostimë ose në liqenin që po thahej dhe që clironte hapësira të reja bujqësore; dikush mbase hapi një han; dikush një mulli; dikush zgjeroi kullotat për blegtroinë….  

Zona e Polisit, në lashtësi përmendet nga historiani romak Ptolemeu me emrin Kandavia; në mesjetën e hershme ishte një qëndër e fortë rezistence ndaj dyndjeve sllave dhe këtë më së miri e tregon mungesa pothuaj totale e toponimeve sllave në zonën e Polisit; në mesjetën e vonshme në përiudhën më të lavdishme të historisë së kombit (periudha e Skënderbeut), Polisi ishte një fortesë e rëndësishme e rezistencës antiosmane me kalanë e mirëpërmendur të Sopotit dhe me historinë e lavdishme të Gjorgj Golemit, një ndër luftëtarëve më të besuar të gjeneralit Gjergj Kastrioti. Edhe në periudhën osmane deri në ndarjen e re administrative pas ardhjes së komunistëve në pushtet, zona e Fushë Buallit i takonte krahinë së Polisit. Përgajtë luftës së dytë boterore e gjitha krahina u pozicionua në kahun e frontit nacionalist clirimtar duke nxjerrë shumë heronje dhe partizanë.  Këtu theksojmë se ushtria gjermane e ka djegur 2 (dy) herë fshatin, cka thekson faktin e rezitencës dhe shpirtin e lirisë që e ka karakterizuar gjithmonë fshatin.  Njëkohësisht, përgjatë luftës janë strehuar nga familje fshatare, shumë ushtarë italianë të dorëzuar dhe mendohet se edhe hebrenj kanë qënë të strehuar, cka tregon dhe vë në dukje virtytin e patjetersueshëm të mikëpritjes dhe bujarinë që fshatarët kanë ndaj mikut. Pas luftës së dytë botërore, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Fushë Bulli u vecau bashkë me fshatrat Polis i Vogël dhe Polis Valë duke u bërë si pjesë përbërëse e komunës së Shushicës të rrethit Elbasan, cka dalë nga dalë e përziu fshatin edhe me krushqi dhe miqësi nga krahinat e tjera të zonës si Shushica apo Gjinari, por pa i shkëputur lidhjet me fshatrat e mbetura nën administrimin e rrethit të Librazhdit në  krahinën e Polisit.  

Me një shpërndarje jo të njëtrajtshme të shtëpive kuturu, me shtëpi me distance midis tyre,, sipas gojëdhënave midis të vjetërve tregohet se pothuajse të tëra familjet e fshatit Fushë Buall janë të ardhura nga zonë tjetër e Shqipërisë, dhe relativisht historia e fshatit si popullim mendohet të mos jetë më shume se 500-600 vjecare.  Shtëpitë e vjetra të fshatit janë të mëdha me shumë dhoma dhe hapësira dhe shërbenin si strehë për disa breza, cka tregon lidhjen e fortë dhe kultin e familjes që mbizotëronte dhe i lidhte njerëzit mes njëri tjetrit.

Fshati historikisht ka patur 3 (tre) lagje që e formonin: Lagja qendër, Lagja Langë dhe Lagja Grykë, shumë të lidhura me njëra tjetrën më krushqi. Fshati në kulmin e tij, fill pas viteve 90’ ka arritur të ketë deri në 1800 banorë, më diku tëk 300 shtëpi, por emigracioni i theksuar i viteve të fundit e ka pakësuar ndjeshëm popullsinë duke e limitur deri në rrëth 100 familje active me jo më shumë se 400 banorë dhe me trend shpopullimi të theksuar. Ndër familjet e vjetra të fshatit janë ato Tanushi, Kalija, Beqiri, Xhaja, Shara, Tarba, Bica, Luka, Stërmungu, Skoti.

Gjeografia

Fshati Fushë Buall kufizohet në pjesën veriore me fshatin Polis I Vogël, në pjesën lindore me fshatin Shushicë dhe me malet e Bukanikut që e ndajnë nga Gjinari, në pjesën jugore kufizohet me fshatin Vasjan dhe në pjesën lindore me fshatrat Gurë shpatë dhe Shehë të krahinës së Polisit. Fushë Bulli shtrihet përgjatë luginës  e lumit Gostimë dhe jetën e ka të ndërtuar në fushat e pakta përbri tij. Në pjesën e sipërme të rrjetës në lagjen grykë lumi Gostimë formon kanione të vogla me një thellësi që varion deri në 30 metër, dhe gryka dhe rrëpira të thepisura që i japin një pamje dinamike relievit. Në pjesën e poshtme të rrjedhës në afersi të qëndrës aktuale të fshatit, lumi Gostimë zgjerohet dhe kanionet humbasin dhe zëvendësohen me zallishte të gjëra dhe lumi bëhet gjarpërues por pa e humbur kthjelltësinë dhe pastërinë që e karakterizon.

Klima

Fshati është I rrethuar me pyje të shumta dhe me male relativisht të larta. Lartësia tipike mbi nivelin e detit është rreth 300 m. cka bën që klima mbizotëruese të jetë ajo mesdhetare dhe pak kontinentale.

Hidrografia

Pasuria ujore e fshatit është e madhe teksa përvec lumit Gostimë, ka dhe një sëri përrenj dhe burimesh uji të pijshëm të shpërndarë gjithandej.  

Kultura dhe Arsimi

Informacion ne peprunim

Përshëndetje! :)
Për momentin ekziston një radhë e gjatë me ndryshime që presin kontrollin dhe kjo shpjegon gjendjen që përmend. Nuk ka të bëjë me artikullin tënd por me një problem të përgjithshëm për shkak të mungesës së kontrolluesve. - Klein Muçi (diskutimet) 4 janar 2022 13:07 (CET)

Change of personal dataRedakto

I want to change some descriptions about my biography which I published a few years ago.

Besarta Ademaj born in (17 may, 200), Pristina. Student, in South Westphalia University of Applied Sciences

Arvato CRM Solutions University of Siegen

Bramsche, Lower Saxony, Germany

@Mashup.off, hello! For the moment being, there is no article about Besarta Ademaj. There is a user page though. - Klein Muçi (diskutimet) 21 janar 2022 04:19 (CET)

Akuzim per perdorim te fjaleve fyeseRedakto

- Nuk me lejohet te publikoja artikullin me akuzoni per fjale fuyese edhe pse jam i sigurt qe nuk kam perdorur. Artikulli: Relacioni rekurent

@Atlant Klaiqi, rezultat pozitiv i rremë nga ana e filtrit. U zgjidh. Provo ta ringarkosh informacionin. :) - Klein Muçi (diskutimet) 31 janar 2022 01:54 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 31 janar 2022 01:56 (CET)

Akuze per perdorimin e fjaleve fyeseRedakto

Nuk me lejohet te publikoja artikullin me akuzoni per fjale fuyese edhe pse jam i sigurt qe nuk kam perdorur. Artikulli Principi i DIrileut

@Përdoruesi:Donjeta.UNI.Sverka përshëndetje! :) Problemi qendron te forma dialektore e fjalës "çift" te pjesa "çift nyjesh". - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2022 15:31 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
- Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2022 17:07 (CET)

Pakti i Varshavës - Nuk më lejohet redaktimi për shkak të një fjale ofenduese (që nuk ekziston)Redakto

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pakti_i_Varshav%C3%ABs?veaction=edit&section=1

@Eni3n181, përshëndetje! Problem nga ana jonë. Faleminderit për raportimin! U zgjidh. Duhet të funksionojë normalisht tani. - Klein Muçi (diskutimet) 11 mars 2022 13:32 (CET)
  Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 11 mars 2022 13:33 (CET)