Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/"Historia e Skënderbeut"-Naim Frashëri

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Historia e Skënderbeut - Naim Frashëri të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


"Historia e Skënderbeut" - Naim Frashëri Redakto

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim...

 
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Naim Frashëri të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Naim Frashëri (1846-1900) lindi në Frashër, ku mori mësimet e para të një hoxhe. Pasi i vdiqën prindërit, i vëllai Avdyli i mori vëllëzërit me vete dhe më 1865 u shpërngul në Janinë ku Naimi i filloi mësimet në gjimnazin e njohur ''Zosimea'' së bashku me të vëllain Samiun. Këtu mësoi persishten, arabishten, greqishten e vjetër, greqishten e re, latinishten dhe frëngjishten. Kjo i mundësonte të lëxonte në shumë gjuhë, të njihej me traditën klasike evropiane, me traditën letrare të lindjes por edhe me veprat e iluministëve dhe të bashkëkohosëve të tij romantik. Vdiq në Stamboll, por eshtrat e tij prehen sot në atdhe pranë varrëve të figurave më të ndritura të kombit. Krahas De Radës është ndër romantikët më të mirë shqiptarë.

Naim Frashëri ka shkruar shumë vepra dhe disa nga ato në disa gjuhë të tjera. Këtu po i përmendim disa prej tyre: ''Katër stinët'', ''Ëndërrime'', 'Dëshira e vërtetë e shqiptarëve''
Ndërkaç veprat kryesore të shkruara shqip janë:
''Bagëti e Bujqësi'' (1886)
''Lulët e verësë'' (1890)
''Istori e Skënderbeut'' (''Historia e Skënderbeut'') (1898)

Ka shkruar dhe botuar edhe shumë libra për nevoja të shkollave të para shqipe në të cilat botoi vjersha dhe proza të shkurtëra për fëmijë që janë ndër të parat.

Poema ''Istori e Skënderbeut'' Redakto

Poemën ''Istori e Skënderbeut'' Naim Frashëri e ka shkruar në fund të krijimtarisë dhe, gati, në fund të jetës. Mëgjithëse e botoi vetëm dy vjet përpara vdekjes, me 1898, mendohët së ai këtë vepër do ta ketë shkruar disa vjet përpara së ta botonte dhe, sipas të gjitha gjasave përpara vitit 1895, kur ende ishte në gjendje të shkruante, sado dihët së edhe në këtë kohë e kishin rënduar një sërë sëmundjesh, duke ja kufizuar mundësitë krijuese, në veçanti. Si edhe për krijimin e çdo vepre letrare të trajtës së madhe sikundër janë epopetë, dramat dhe romanet ashtu edhe për krijimin e një poeme epike ashtu të madhe siç është ''Istori e Skënderbeut'', përpos dhuntisë natyrore, përpos nxitjëve krijuese që i sillin shkrimtarit jeta e tradita dhe përpos kohës që i duhët për punë, nevojitët edhe një parakusht tjetër i rëndësishëm, pa të cilin as ato kushtët e sipërshënuara nuk mund të përmbushen. Nevojitët një gjendje, sado kudo, e durueshme shëndetësore, në saje të sëcilës do të përballohej, përpos të tjerash, edhe mundi që duhët të bëhet rreth njohjes së shkrimëve të ndryshme, diturore dhe letrare, për luftërat e shqiptarëve kundër pushtimëve turke në shekullin XV nën udhëheqjen e Skënderbeut, për prinderit, për fëmijërinë, për rininë, për jetën dhe në fund, për vdekjen e tij.
Poema ''Istori e Skënderbeut'' është e paramenduar si një vepër jetësore shkrimore historike e shkruar në vargje, domëthënë si një vepër që do të ishte njëkohësisht edhe histori edhe poemë epike, në të cilin do të plotësohej zbrazëtira e madhe që në atë kohë zotëronte në përvetësimin sa dituror aq edhe emocional të historia kombëtare të shekullit XV dhe të figurës së saj të madhe, të Skënderbeut.

''Istori e Skënderbeut'' është një epope heroike e ndarë në 22 këngë dhe ka gjithsej 10 mijë e ca vargje. Naimi qysh si nxënës i ''Zosimeas'', duke parë se si grekët u këndonin heronjëve të tyre, kërkonte edhe ky ta gjente një figurë që ta këndojë e lavderojë siç bënin ata. Për ta shkruar këtë epope, Naimi ka pasur për model veprën e Marin Barletit, njërën nga përkthimet e saj,të cilën e ka ndjekur kronologjikisht duke e konsideruar atë si dëshmitar të ngjarjëve të asaj kohë. Poeti në këtë vepër përmbushi kërkesën më të madhe të Rilindjes që ta paraqës të plotë heroin kombëtar dhe epoken tij. Ai i kthehët kësaj figure jo vetëm për ta dëshmuar atë kohë të artë por edhe për t’u bërë jehonë e ngjarëve të kohës, për ta ngjallur vetëdijen kombëtare, për t’i mobilizuar ata shpirtërisht për një luftë të madhe kundër Turqisë. Autori përmes veprës vë përballë dy kohëra të ndryshme, atë të kaluarën heroike dhe aktualitetin e rëndë të cilin duhej ndryshuar.
Konflikti i madh në vepër krijohët vetëm në raport më Turqinë, botën aziatike, pa i prekur edhe kundërthënjët në botën shqiptare. Naimi nis ngjashëm poemat klasike greke, duke e ftuar ëngjullin e diturisë t’ia përkujtojë të kaluarën historike dhe trimat e atëhershëm. Poeti kujton Pirron dhe Aleksandrin e Madh që janë shquar në të gjithë shekujt. Pastaj do të këndoi për heroin tjetër, Skëenderbeun që do ta ngjallte Shqipërinë. Vepra nis më frymëzimin e heroit ku bashkë më vëllëzërit dërgohët peng të sulltan Murati, e deri në vdekjen e tij edhe largimin e Donikës me Gjonin e vogël për në Itali'. Heroit tonë i duhët të luftoi kundër dy sulltanëve më të mëdhenjë të kohës, Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit. Skënderbeu mbronte qytetërimin evropian dhe krishtërimin në tërësi.

Biografia e Skënderbeut Redakto

Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis katër djemëve dhe pesë vajzave. Mendohët se lindi me 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgu në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantët nënpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Skënderbeu nuk e harroi kurrë atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për më shumë së 12 vjet (1426-1438) nuk ishte në Shqipëri...

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huriodit. Me 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit u ndeshen dy ushtritë. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamzain u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtarë. Mori masa për përforcim, nga mund të vinin osamnët dhe prej andej i’u drejtua Krujës. Me një formant të rrenë shtiu në dorë qytetin dhe kështu në 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkambën e zezë dy krenare. Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën e atdhedashsëve. Kryengritja u bë e përgjithshmë. Skënderbeu ishte organizator i kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu i sëmuar, gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë, nuk arriti të merrte pjesë. Vdiq me 17 janar në vitin 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht.

Përmbyllja Redakto

Në këtë vepër Naim Frashëri shkroi për historinë e Skënderbeut, tregoj jetën dhe veprën e tij.

Skënderbeu
Këndo,ëngjëll,urtësinë,
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben,e trimërinë,
q’i dha Shqipërisë dritë
Të lumtë goja,këndona,
Në gjuhë t’ëmblë si mjaltë
Skënderben’ e math tregona,
Trimnë e burrë,Zotnë e naltë.

Referimit Redakto

''Historia e Letërsisë Shqipe II''
''Historia e Romantizmit Shqiptarë III''
''Naim Frashëri vepra III''