Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Dan Brown të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Dan Brown Redakto

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim...

Daniel "Dan" Brown (lindur me 22 qershor 1964) eshte nje autor Amerikan i thrillerit fantastik, i cili me se shumti njihet per romanin e tij bestseller te vitit 2003, “Kodi i Da Vincit”. Romanet e Brown i ngjajnw njw gjuetie thesari 24 oreshe dhe perfshijne ne to tema te lidhura me kriptografine, simbolet, kodet dhe teorite konspirative. Librat e tij jane perkthyer ne 52 gjuhe dhe jane shitur ne mbi 200 milion kopje. Dy prej tyre, “Kodi i Da Vicit”dhe “Engjej dhe Djaj” jane pershtatur ne film. Personazhi kryesor i romaneve te Brown eshte Robert Langdon, nje profesor simbologjie ne Universitetin e Harvard. Shumica e ketyre romaneve prekin tema te nxehta te lidhura me historine dhe Kristianizmin dhe si pasoje kane ngjallur mjaft kritika. Megjithate Brown, pavaresisht goditjes qe i ben fese me ane te librave te tij, nuk e cquan veten e tij si Anti-Kristian, duke i cituar librat e tij si “histori qe nxisin vendime shpirterore dhe debate” dhe si “katalizatore te analizes dhe eksplorimit te besimit tone”. Me 200 milion kopje te shitura, Dan Brown eshte nje nga autoret me shitjet me te larta ne histori edhe pse ka botuar vetem 6 libra, shume here me pak se autoret e tjere qe gjenden mbi te ne kete liste. Seria e Robert Langdonit eshte seria e shtate me e shitur e te gjitha koherave. Jeta dhe fillimi i interesit te tij per simbologjine Dan Brown lindi dhe u rrit ne Exeter, New Hampshire, SHBA. Ai ishte me i madhi i tre femijeve. Brown u rrit ne kampusin e Universitetit “Philips Exeter Academy”, ku i ati, Richard Brown ishte mesues matematike dhe autor i shume shkrimeve nga viti 1968 deri ne 1997. Te dy prinderit e Brown kishin pasion per muziken dhe kengen duke sherbyer si mjeshtra ne korin e kishes. Brown eshte rritur si Protestant, por ai vete thote se eshte larguar nga feja pa gjetur nje interes te ri ne te. Pasioni i Dan Brown per sekretet dhe puzzles nis qe prej femijerise se tij, me prezencen e tyre ne lojra qe perfshinin kode dhe kripte, te cilat ishin e vetmja menyre per te bere bashke matematiken, muziken dhe gjuhet. I vogli Brown kalonte ore te tera duke punuar anagrama dhe fjalekryqe, dhe shpesh perfshihej ne gjueti thesaresh te cilat krijoheshin nga i ati ne ditelindje apo festa te tjera. Per Krishtlindje, per shembull, Brown nuk e gjente dhuraten e tij poshte pemes, por i duhej te ndiqte nje harte thesari me kode dhe gjurme perreth shtepise, madje edhe neper qytet per te arritur tek dhurata e tij. Marredhenia e tij me te atin eshte bere objekt frymezimi ne krijimin e dy personazheve ne romanin “Kodi i Da Vincit“, duke perfshire ne njerin prej kapitujve nje nga lojrat e tij te femijerise. Tre romanet e pare te Dan Brown nuk ishin te suksesshem, duke shitur gjithsej vetem 10000 kopje, por botimi i Kodit te Da Vincit ne vitin 2003 pati nje sukses te jashtezakonshem, buke e renditur librin ne listen e me te shiturve qe ne javen e pare pas botimit te tij. Ky sukses riktheu vemendjen edhe ne librin e meparshem te tij, te parin e serise se Robert Langdon, Engjej dhe Djaj. Ky sukses dhe debatet qe ngjallin librat e tij e renditen ate ne listen e 100 njerezve me me influence ne vitin 2005. Si pasoje e natyres intensive te kerkimit per realizimin e novelave te tij, Brown shpenzon rreth dy vite per t’i krijuar ato. Per t’u perqendruar ne keto projekte( te cilat ai i quan ide te medha), dhe ne subjektin e tyre, duhet qe me pare temat e zgjedhura te perbejne interes per te. Sipas kendveshtrimit te Brown, tema kryesore nuk duhet te kete nje zberthim te lehte nese eshte e drejte apo jo, por duhet te prezantoje nje zone gri, qe domosdoshmerisht te con ne debat. Duke qene se ceshtjet qe e terheqin me shume jane kodet, puzzels, gjuetite e thesareve, organizatat sekkrete dhe leksionet akademike mbi tema te panjohura, ai mundohet t’i perfshije ato ne veprat e tij. Duke qene se Brown e sheh te shkruarit si nje disipline qe kerkon ushtrim te vazhdueshem ai ka krijuar nje rutine te perditeshme ne te cilen perfshihen zgjimi ne oren 04;00, aktiviteti fizik cdo nje ore dhe ndonjehere qendrimi koke poshte. Librat e Brown kane ngjallur shpesh kritika ne lidhje me qendrimet e autorit apo me paraqitjen e gabuar te fakteve, por pergjigjia e autorit ndaj ketyre kritikave ka qene: “Une bej dicka shume specifike ne keto libra. Kjo gje eshte perzjerja e fakteve dhe fantazise ne nje stil modern e eficient per te treguar historine. Ka disa njerez qe e kuptojne ate qe bej une, dhe ata hypin ne tren dhe shijojne nje udhetim te kendshem, por ka edhe te tjere qe ndoshta thjeshte duhet te lexojne nje autor tjeter”