Iluzionet optike janë perceptime të deformuara apo të shtrembëruara të realitetit që tërheq në mënyrë të veçantë vëmendjen tonë. Me fjalë të tjera, iluzioni është një konceptim dhe keqinterpretim I stimujve të jashtëm sensorë, duke u dhënë atyre një kuptim tjetër. Studiuesit theksojnë se përgjithësisht, ne mund të dallojmë tre grupe iluzionesh :

  • Grupi I: Iluzione qe shkaktohen nga proporcionet e caktuara të ngacmimeve, të cilat quhen iluzione shqisore.
  • Grupi II: Iluzionet që shkaktohen nga ndjenja, dëshira dhe shpresat e individit këto quhen iluzione operative apo te veprimit.
  • Grupi III: Iluzionet që lidhen me ҫrregullime të të menduarit, ndryshe quhen deziluzionet, pasi janë të lidhura me shkaqe patologjike.

Iluzioni Muller-LyerRedakto

U krijua nga Franz Carl Müller-Lyer (1857 - 1916), një sociolog gjerman, në vitin 1889. Në këtë iluzion, dy vija horizontale me gjatësi të barabarta duken sikur kanë gjatësi të ndryshme ne sajë të krahëve apo shigjetave në fundin e secilës vijë. Kur krahët janë kthyer nga brenda vija duket më e shkurtër sesa kur krahët janë kthyer nga jashtë. Për arsye se krahët që largohen nga horizontalja kanë prirje të shkaktojnë një iluzion të thellësisë, ne e perceptojmë këtë vijë si më të gjatë.

Iluzioni PonzoRedakto

Iluzion Ponzo është një iluzion gjeometrike që u demonstrua për herë të parë nga psikologu italian Mario Ponzo (1882-1960) në vitin 1911. Dy vijat vertikale konverguese ka mundësi të interpretohen si dy vija paralele që largohen në distancë, ashtu siҫ duken shinat e hekurudhës. Dy vijat horizontale kanë gjatësi të barabarta por për arsye të perspektivës lineare ne priremi ta perceptojmë vijën e sipërme më të gjatë, me që sfondi e bëjnë atë që të duket si më larg nesh.

Iluzioni PonggerdorffRedakto

Iluzioni Ponggerdorff përfshin si faktorët fizikë ashtu edhe kognitivë. Pipëza e gotës duket sikur është përkulur nga njëra anë në pjesën mbi lëng në saj të diferencave në thyerjen e dritës. Iluzioni Ponggerdorff ndeshet në shumë situata të përditshme.

Iluzioni I HënësRedakto

Kur shohim hënën duket më e madhe sesa kur e shohim lart në qiell. Shpjegim për iluzionin e hënës e ka dhënë Kaufman dhe Rock, me 1962. Ata thonë se kur e shohim hënën në horizont, ne e krahasojmë atë me objekte në teren siҫ janë shtëpitë, pemët dhe shtyllat e telefonit. Afër këtyre ajo është e madhe. Në fakt hëna ka të njëjtën madhësi në të dyja rastet.

Iluzioni Rrjeta HermannRedakto

Iluzioni Rrjeta Hermann u zbulua së pari nga një fiziolog I quajtur Ludimar Hermann në 1870. Kur shikuesit shikonin ne rrjet pikat e bardha një herë duken gri një herë të bardha. Kur shikuesit e përqendronin vëmendjen te pika ajo duket që është e bardhë.

Iluzioni NeckerRedakto

Kubi I Necker është vizatimi I një kubi I ndërtuar në mënyrë të tillë që është e vështirë për ta përcaktuar se cila faqe është në drejtim të vëzhguesit. Njëra anë është më me hije dhe kur e shikojmë, ana e hijesuar duket sikur kalon nga para prapa kubit.

Iluzioni ZöllnerRedakto

Iluzioni Zӧllner është një tjetër iluzion optik. U zbulua së pari në vitin 1860 nga një astrofizikan gjerman me emrin Johann Karl Friedrich Zӧllner. Te iluzioni Zӧllner dy rrjeta paralele duket se po shmangen (divergjojne) ne drejtimin e konvergjimit te segmenteve te tërthorta. [1][2]

ShënimeRedakto

  1. ^ Sterenberg, R.J. (1996). Cognitive Psychology
  2. ^ Pettijohn, F.T.(1996). Psychology