Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Infarkti të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


INFARKTI Redakto

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim... Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi (Nekrozë) për arsye të mungesës së oksigjenit si pasojë e mungesës me furnizim me gjak (Ishhemi). Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut si pasojë e një tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose ”infarkti i bardhë”) dhe Infarkti hemorragjik (indi përmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”). Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. Infarkti miokardial mund të dëmtoj fuksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive. Kjo sëmundje është një problem për mjekësinë dhë shoqërinë për shkak se shërimi do shumë kohë dhe është shumë i shtrenjtë,gjë që jo të gjithë mund ta përballojnë ekonomikisht. Gjasat për shërim janë më të mëdha sa më herët që ëshë zbuluar sëmundja. Si i tillë ky infarkt kërkon një vëmendje të veqantë. E kur kemi parasysh njeriun e sëmurë me të,si subjekt e objekt, atëherë patjetër që kërkon vëmendje të veqantë edhe në aspektin etik.Aspektin mjekësor dhe etik të kësaj sëmundjeje do ta trajtojmë përmes katër këndvështrimeve:

1.Indikacionet mjekësore 2.Preferencat e pacientit 3.Kualiteti i jetës dhe 4.Qështjet e përgjithshme

Zemra është organ muskulor që realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut me anë të kontraksioneve të përsëritura ritmike. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër. Sa i përket epidemiologjisë së saj, ajo është e përhapur në te gjithë botën.

           1.2.Shkaqet e sëmundjes dhe simptomat

Shkaqet e sëmundjes mund të jenë të ndryshme. Shkaktari gjenetik nuk mund të përjashtohet. • Ateroskleroza, e cila mund të ketë një tromb që bllokon totalisht lumenin ose pjesërisht atë. o Faktorët e pamodifikushëm të aterosklerozes: mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike. o Faktorët e modifikushëm të aterosklerozës: duhani, diabeti melit, hipertensioni, dislipidemia, obesiteti. o Faktorët e tjerë të aterosklerozës: rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial, sëmundjet perivaskulare, higjena e varfër orale. • Shkaqet joaterosklerotike, o Vaskulitet, o Embolat koronare, o Anomalitë kongenitale koronare, o Traumat koranare, o Spazmat koronare, o Përdorimi i kokainës, o Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi. o Faktorët që ulin oksigjenimin janë hypoksia, anemia e thellë. Simptomat e infartit te miokardit janë: rrahje të shpeshta të zemrës, rrahje të çrregullta të zemrës, personave u duket sikur zemra ndalon për pak, rrahje të forta pas ndalesës, gjendjet e ankthit për një pjesë të pacientëve, i sëmuri nuk mund të flejë dot në krahun e zemrës, gjendje të fikëti, ndonjëherë dhe deri në humbje të vetëdijes.

1.3.Diagnoza . Diagnostikimi bëhet në bazë të ankesave, dhembjeve anginoze, EKG-së, pastaj bëhet angiografia,angioplastika koronare për të mundësuar zgjerimin e arteries së ngushtuar. Radiografia dhe ekografia na jep të dhëna mbi gjendjen funksionale të barkushes së majtë dhe zonat akinetike.

           1.4.Opcionet e trajtimit dhe shërimit

Mjekimi nga infarkti i zemrës bëhet në njësitë koronare, intensive të klinikave speciale ku bëhet monotori për kontroll të panderprerë të punës së zemrës. Qëllimet e mjekimit janë: zvogëlimi i dhembjeve dhe rivendosja e furnizimit me gjak të muskulut të zemës, për të zvogëluar dëmtimin e zemrës dhe mbrojtur komplikimet e mëtejshme. Këtyre të sëmurëve u duhet siguruar trajtim i veçantë dhe kujdes intensiv, pastaj duhen aplikuar të gjitha procedurat mjekësore dhe reanimuese kardiorespiratore kur paraqitet nevoja. Në fillim të mjekimit, të sëmurit i duhet siguruar qetësi absolute dhe moslëvizje. Mund të përdoren këto medikamente për mjekim: analgjezikët, nitroglicerini, antidritmikët dhe terapi tjetër shtesë. Analgjezikët janë të parët që aplikohen tek të sëmurët. Nitroglicerina në infuzion që ndikon në zgjerimin e arterieve të zemrës dhe përmirësimin e furnizimit me gjak të indit të zemrës. Antiaritmikët (Lidocim) jepet si mbrojtje e çrregullimeve të ritmit, por edhe për mjekim.Kjo terapi mund të jepet para dhe gjatë transportimit të pacientit deri në entin mjekësor. Beta- bllokatorët (metoprolal, propranol, atenolol) përdoren te çrregullimet e punës së zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Digitaliset, digoksin -kardiotomik që e rrisin forcën e konstruksionit të muskulit të zemrës. Diuretikët ndihmojnë në rritjen e volumit të ekskretimit të urinës duke eliminuar sasi të tepërt të längjeve nga trupi. Barnat trombolitike përdoren për të shkatërruar koagulimin e gjakut që e ka mbyllur arterien e zemrës. Kjo terapi aplikohet në gjashtë orët e para të atakut të zemrës. Terapia antikoagulante (heparin). Në rast nevoje bëhet angjoplastika koronare urgjente, ku bëhet hapja e arteries së mbyllur. Gjatë këtij intervenimi vihet stenti, që e sigurin hapjen e arteries së mbyllur. Nëse arteria koronare plotësisht është e mbyllur atëhere bëhet intervenimi kardiokirurgjik me graft e nëse kemi aritmi bëhet pejsmejkeri. Në shërbimin e kujdesit intensiv dhe njësitë koronare kemi programin e mjekimit të mëtejshëm.Ju lejohet që pas 24-48 orë nga pak dhe të ngriteni nga krevati, e më vonë fillon rehabitimi i plotë.


2.Preferencat e pacientit

2.1.Qëllimi dhe kërkesat e pacientit Pacienti me kancer të mëlqisë vjen në institucionin shëndetësor me qëllim që të gjejë ndihmë dhe përkrahje për gjendjen e tij shëndetësore.

            Kërkesat e tij janë prioritet i lartë për profesionistin shëndetësor. Pacienti kërkon që të mos trajtohet si një objekt,si një makinë që ka nevoj për riparim,por të trajtohet si njeri që ka ndjenja,dinjitet I të cilit nuk duhet të shkilet. 

2.2.Të drejtat e pacientit Të drejtat themelore të pacientit janë: e drejta për informim,e drejta për t’i mbajtur të fshehta të dhënat e veta dhe e drejta për të dhënë pëlqimin ose jo për një trajtim të caktuar. Pacienti ka të drejtë për tu informuar për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka nevojë për të ditur se çka po ndodhë me shëndetin e tij. Mirëpo jo çdo pacient mund ta përballojë të vërteten sa i përket sëmundjes,sidomos kur ajo është e rëndë siç është kanceri i mëlqisq,apo nësë kjo sëmundje gjendet në stadin terminal kur nuk ka asnjë mundësi shërimi. Për disa pacientë më mirë është që ata të mos e dijnë,për shkak se kjo mund t’ua përkeqesojë gjendjen e tyre,si atë shëndetësore edhe atë psikike. Prandaj mjeku në çdo rast i ka tri mundësi:të thotë të vërtetën,të gënjejë apo ta thotë të vërtetën,por jo të plotë(gjysmë e vërteta). “Gënjeshtra qëllimëmirë” bëhet në mënyrë që pacientin mos ta thyejmë shpirtërisht. Kjo bëhet te ata që kanë një personalitet që lëndohet lehtë. Po ashtu mund tat hemi edhe gjysmë të vërtetën,kur duam që pak a shumë ta njoftojmë për natyrën e rëndë të sëmundjes por jo t’i tregojmë që vuan konkretisht nga kanceri i mëlqisë.Pavarësisht se çka vendosim t’i tregojmë pacientit ne duhet qësë bashku me tërë ekipin mjekësorë që mirret me atë pacient ta mbajmë këtë qëndrim deri në fund. Mjeku e ka për detyrë që informatat mbi gjendjen e pacientit t’i mbajë konfidenciale.Prandaj kartela mjekësore e pacientit është e mbrojtur me ligj.Edhe ky ligj ka përjashtime,sidomos kur gjendja e pacientit mund të shkaktojë dëme tek të tjerët.Mirëpo në rastinë e kancerit të mëlqisë të dhënat duhet të mbahen konfidenciale dhe çdo rezultat i çfarëdo testimi apo diagnostifikimi duhet t’i ipet vetëm pacientit. Pëlqimi i pacientit është i nevojshëm në pothuajse të gjitha fazat e trajtimit të pacientit me kancer të mëlqisë.Ai ose ajo duhet ta jap pëlqimin për marrjen e mostrave nga trupi i tij apo i saj për diagnostifikim e po ashtu edhe për format e trajtimit të sëmundjes. Madje pacienti mund ta kundërshtojë trajtimin por edhe të kërkojë tjetër mjek. Prandaj për mjekun “pacienti ka gjithëmonë të drejtë”

2.3.Limiti etik dhe juridik Nëse mjeku nuk i përmbush detyrat ose kërkesat ndaj pacientit,ky i fundit e ka të drejtenqë të ankohet. Të drejtat dhe obligimet e mjekut janë të rregulluara me ligj.Ekziston edhe Komiteti Etik,i cili i shqyrton rastet e shkeljse se kodit etik dhe betimit të Hipokratit.


3.Kualiteti i jetës


3.1.Përceptimi i dëmtimit Pacienti me infarkt te miokardit sigurisht se do të ndihet keq kur ta kupton se çfarë sëmundje ka. Mirëpo reagimi varet nga personaliteti i pacientit. Në rast se ne si mjekë vendosim t’i tregojmë për sëmundjen e tij,atëherë këtë duhet ta bëjmë me shumë kujdes,duke u munduar që pacienti ta kuptojë si duhet sëmundjen që e ka.

3.2.Kthimi në jetën normale Termi “jetë normale” varet nga ajo se qfarë sëmundje ka pacienti.Sigurisht që sëmundja ia kufizon lëvizjet dhe aktivitetet atij.Mirëpo ne si profesionistë shëndetsorë nuk duhet ta lejojmë pacientin që të izolohet për shkak të sëmundjes që ka. Përkundrazi ne duhet t’i nxisim ata që aq sa munden të dalin jashtë,të komunikojnë me të tjerët dhe të marrin pjesë ne jetën shoqrore. Kjo do tyë bënte që pacienti ta përballojë më lëhtë sëmundjen dhe të fitojë motivë që ta “luftohjë” atë. Ndryshimi në mënyrën e të ushqyerit, mbajtja e peshës së trupit, ndërprerja e pirjes së duhanit si faktor i rëndësishëm në mbrojtjen nga ataku i zemrës, moskonsumimi i alkoolit, përdorimi i ushqimit me sa më pak yndyrna. Nëse keni kolestorolin e rritur në gjak, atëherë duhet të përdorni barna për zvoglimin e tij si (vaj peshku, klofibrat, kolestipol etj.)Ushqimi me më pak kripë, aktiviteti fizik i shtuar duke filluar nga shëtitjet e lehta prej 1,5-3 km në ditë. Në këtë mënyrë do të arrini kondicionin fizik për të bërë vrapime të ngadalshme, not të sforcuar deri në gjysmë ore në ditë. Personat t i iken shtresit. Pas përmirësimit, në mënyrë graduale do filloni t i ktheheni jetës normale.










4.Qështjet e përgjithshme


4.1.Personi

Personi i sëmurë me infarkt te miokardit,së pari dhe mbi të gjitha,është njeri me ndjenja, prej mishi e gjaku.Ai nuk është objekt ku ne do t’i tregojmë aftësitë tona profesionale dhe ku ne do ta kënaqim egon tonë.Ai ka ndjenja,ka personalitet,ka dinjitet.Me të duhet të sillemi mirë,ta thërrasim në emër  dhe të jemi të afërt me te,meqë ai ka ardhur për ndihmë dhe shpresat për shërim i ka tek ne.

4.2.Profesionisti shëndetësor Profesionisti shëndetësor është individi i cili i ofron ndihmën mjekësore pacientit.Ai duhet të jetë i përkushtuar në profesionin e tij,të ketë sjellje të mirë, aftësi komunikuese të mira dhe të ketë kulturë e moral të lartë.Ai duhet t’i shfrytëzojë të gjithë diturinë dhë aftësitë e tij profesionale në mënyrë që t’i jap pacientit shpresë për shërim,sigurisht aty ku ekziston mundësia e shërimit Ai duhet ta pranojë pacientin si njeri,me te mirat dhe të këqijat dhe nuk duhet ta paragjykojë pavarësisht nga përkatësia kombëtare, fetare, racore e sociale. Fakti që pacientët vijnë te mjeku për të kërkuar ndihmë nuk duhet ta bëjnë mjekun të krijojë bindjen e superioritetit mbi të tjeret.

4.3.Hulumtimi klinik Mjeku duhet t’i bëjë të gjitha hulumtimet e nevojshmë për të përcaktuar diagnozën e saktë dhe për ta përcaktuar edhe trajtimin e duhur. Diagnoza dhe terapia duhet të bazohen në fakte dhe në raportin mjekësor duhet të prshkruhet simptomat, diagnoza dhe terapia e dhënë.









III.Përfundim

Mjeku gjatë ushtrimit të profesionit të tij do të përballet çdo ditë me sëmundjet dhe me aspektin etik të tyre. E njejta gjë ndodh edhe me rastin e pacientëve të sëmurë me infarktin e miokardit. Kjo sëmundje është e rëndë,kërkon përkushtimin maksimal të mjekut, por edhe të pacientit në trajtimin e saj. Fakti që sëmundja është e rëndë nuk duhet ta bëjë profesionistin shëndetësorë ta harrojë personalitetin e pacientit. Plaga (ose semundja) trupore shërohet lehtë, por ajo shpirtërore jo. Pra mjeku nuk e trajton sëmundjen por njeriun me atë semundje. Mjeku dhe pacienti duhet të bashkpunojnë,t’i bashkojnë forcat për ta “mposhtur” sëmundjen dhe rrugën e shërimit ata të dy do ta bëjnë bashkë.
















IV.Literatura

-Naser Ramadani-“Shëndetësia publike dhe Etika” - http://sq.wikipedia.org/wiki/Infarkti_miokardial - http://de.wikipedia.org/wiki/Myokardinfarkt - http://de.wikipedia.org/wiki/Herz - http://de.wikipedia.org/wiki/Diskussion:Herz