Xhafer Sadik Dede ka lindur në Gjirokastër më 1882, nga një familje e ndershme. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Gjirokastrës. Më vonë shkoi në Stamboll dhe vazhdoi me sukses studimet teologjike, u kthye në Shqipëri në vitet 1908. Këtu bëhet titullar i teqesë së Përmetit, Prishtës, i cili ka lozur një rol të rendësishëm në përhapjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në krahinën e Përmetit. Ka përkrahur çetat për liri dhe pavarësi të Shqipërisë, ka bashkëpunuar ngusht me Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Hajredin Tremishtii. Ai u përpoq me gjithë shpirt të ndihmoj luftën kundër osmanëve, andartëve grekë etj. Ka marrë pjesë në luftën e Vlorës të vitit 1920 më Selam Musan. Roli i tij është i madh në punën e vyer për bektashizmin, duke afruar gjithë besimtarët bektashian dhe intelektualët, të cilët kishin admirim të veçantë ndaj tij. Ai u bë i njohur në gjithë zonën e Përmetit, Gjirokastrës dhe Shqipërisë. Përkrahu qeveritë demokratike për një të ardhme sa më të mirë të atdheut të tij. ndihmesë të veçantë i përkushtoi çështjes së atdheut gjatë luftës antifashiste në ndihmë materiale, morale dhe propogadistike. Për meritat e tij si klerik dhe organizator me aftësi të rrallë. Këshilli i Lartë Gjyshnor i Qendrës Botërore Bektashiane (Dedebaballëk) e zgjodhi Kryegjysh Botëror të Bektashinjve më 25 .IV.1945, deri sa ndërroi jetë në gusht të vitit 1945, në moshën 63 vjeçare. Ai punoi me përkushtim në zbatimin e detyrave të kongresit IV - të bektashian. Ai ka qënë në botën bektashiane shqiptare e më gjërë si figura më e ndritshme dhe më e pastër gjatë jetës së vet. Ky ishte një Baba i vërtetë i popullit pa dallim feje e krahinë.

Xhafer Sadik Dede

Lidhje të jashtme Redakto

Referimet Redakto