Xhamia e Faik Pashës(greqisht: Τζαμί Φαΐκ Πασά, romanizuar Tzami Faik Pasa, turqisht: Faik Paşa Camii), gjithashtu e njohur në vend si Imareti i Nartës (Ιμαρέτ της Άρτας Imaret tis Artas), eshte nje ndertese historike osmane e ndodhur ne qytetin e Nartes, Epir, Greqi. Ajo gjendet 1.5 km larg Urës së famshme të Nartës që përmendet në baladat popullore.

Xhami me minaren e shkaterruar
Mihrabi dhe tavani (kubeja) i xhamisë

E quajtur pas pushtuesit osman te qytetit ne 1449, xhamia nuk ishte vetëm një vendfalje, por përfshinte një kompleks me hamame banja, nje imaret (kuzhinë komunitare) dhe nje medrese (shkollë). Udhëtari i famshëm Evlija Çelebiu, e përmend atë në përpilimin e aventurave të tij. Eshte nje nga dy xhamite qe ekzistojne ende ne Narte; tjetra eshte xhamia e Fejzullahut. Po rinovohet dhe nuk eshte e hapur per falje. Xhamia e Faikut është trashëgimia arkitekturore dhe fetare e Çamërisë.