Xhamia e Nazireshës apo Xhamia Nazir Beu mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballies, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën orgjinale të sallës së faljes. Xhamia është e shtruar me pllaka poligonale, salla ka formë kuadratike dhe ndriçohet nga 5 dritare të vendosura në tre radhë. Frekuentohet edhe në ditët e sotme.

Xhamia e Nazireshes
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′19″N 20°05′11″E / 41.105278°N 20.086389°E / 41.105278; 20.086389
NdërtuarShek. XVI
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.03.1948 e 23.09.1971
Nr. i referencësEL083
TipologjiaE tipit sulltanor
Xhamia e Nazireshës is located in Earth
Xhamia e Nazireshës (Earth)

Xhamia e Nazireshës është një monument i trashëgimisë që nga viti 1948.[1] Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "586 / 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971".

Historiku Redakto

 
Xhamia e Nazireshës 2006

Mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit, lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën origjinale të sallës së faljes. E para faltore monumentale e konceptuar në stilin klasik osman, përsa i përket i formulimit planimetrik dhe vëllimor. Nëpërmjet teknikës së ndërtimit ajo ndërlidh në vazhdimesi traditën e artit të ndërtimtarisë në periudht pararendëse. Mbishkrim datues nuk ka, por, prej mënyrës së kompozimit, ajo nuk mund të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek XVI, në dekadën e fundit të tij. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në numrin fundor të mafilit lexohet data 1599, e cila së paku nënkupton ndërtimin e xhamisë pas kësaj date. Xhamia e Nazareshës ruhet në formën origjinale të sallës së faljes dhe të minares. Salla në përmasa kuadratike, ndricohet nga pesë dritare në tri radhë. Dritaret e poshtme janë të kornizuara me patura te profiluara prej gurësh të gdhendur. Pamja ballore ë xhamisë paraprihej nga një portik i mbuluar me çati druri nga i cili kalohëj në sallën e faltores nga porta, e cila ndryshe nga xhamitë e tjera ndodhet në qoshen e djathtë pranë trupit të minares. Dyshemeja e xhamisë është e shtruar me pllaka poligonale prej qeramike, ashtu si të gjitha xhamitë e tjera të vendit që u ngritën ndërmjet viteve 1550-1600.

Shih edhe këtë Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.