Xhamia e Pirinazit

monument kulture në Kosovë

Xhamia e Pirinazit ose Xhamia Pirinez është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 02/53/1/1967.

Xhamia e Pirinazit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarShek. XVI
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02/53/1/1967
Nr. i referencës2960

Vështrim Redakto

Xhamia e Pirinazit u ndërtua nga të njëjti gurë sikurse edhe Xhamia e Mbretit (Fatih). Ajo u ndërtua rreth njëqind vjet më pas, në pjesën e dytë të shekullit të XVI. Themeluesi i saj, njeriu i quajtur Piri Nazir, ka shërbyer si Vezir gjatë sundimit të dy Sulltanëve Osmanë. Sipas disa legjendave vendore ‘Guri i Llazarit’, i cili gjendet në kopshtin e xhamisë, është guri mbi të cilin Princ Llazarit i’u ka prerë koka më 1389. Para se trupi i tij të zhvendosej në Manastirin e Ravaniqit, Princ Llazari ishte i varrosur në Xhaminë e Pirinazit me lejen e Sulltan Bajazidit.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme Redakto