Xhezair Dafa (1940-2020) regjisor shqiptar. Ka lindur në Borsh, ndërsa studimet e larta i kreu në degën e Aktrimit në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”.

“Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si bashkë-regjisor.

Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmat artistikë si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo “Intendenti” (1980).

Filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), më pas “Kujdes” (1970), “Perla e Jugut”, “Blerim në bregdet”, “Bleron kjo lulja e Jonit” etj.