Ymer Berisha (Gjurgjevik i Madh, 13 maj 1912 - Hereç, 11 korrik 1946) ka qenë arsimtar dhe kryetar i organizatës antikomuniste "Besa Kombëtare".[1]

BiografiaRedakto

U lind më 13 maj 1912 nё fshat Gjurgjevik të Madh, në Prekorubë të Rrafshit të Dukagjinit, i biri i Shaban Berishës dhe Fazës së Jetish Tafilit prej TuriçefcitDrenicës. Pasi i ati kishte vrarë kryetarin e komunës së Zllakuqanit, Den Ribaçin, detyrohet të kalojë në territorin e shtetit shqiptar së bashku me familjen, kur Ymeri ishte ende 7 vjeç.

Në fillim vendosen në Krumë dhe më pas në Fushë Krujë,[2] ku Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe më pas Normalen e Elbasanit më 1932.[3] Më tej me bursë të shtetit shqiptar ndoqi shkollën e lartë në Itali, ku u diplomua për Histori e Gjeografi në fakultetin e shkencave natyrore të universitetit të Firences më 1936. Më tej u regjistrua në Akademinë Ushtarake të Romës, prej ku doli me gradën major këmbësorie. Përcillet se shkoi edhe në Sorbonë për të studjuar filologji, por nuk dihet sa ndenjti.

Me pushtimin italian të Shqipërisë, u kthye dhe punoi si arsimtar në fshatrat e Fushë Krujës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës, Beratit. Në të gjitha këto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi lëndë folklorike në revistën "Visaret e Kombit”.

Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania Naziste dhe hyrjes së administratës shqiptare në Tokat e Lirueme, mё 1941 u hap normalja ”Sami Frashёri”Prishtinё. Aty Berisha dha gjuhë e letërsi shqipe dhe histori. Më 12 shtator 1943 themeloi organizatën politike e ushtarake "Besa Kombëtare" me mëtimin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Nga nёntori i vitit 1944 doli nё ilegalitet, formoi organizatёn ”Besa kombёtare” dhe u shqua si ideolog i qёndresёs sё armatosur pёr mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pas tërheqjes graduale gjermane, Berisha punon për mbajtjen e kuvendeve ku të koordinoheshin veprimet për luftimin e rrezikut komunist.[2] Pas një aktiviteti në fshatrat e Gjakovës, me 10 korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, i rrethuar nga forcat e të ashtuquajturës “Mbrojtja popullore dhe e milicisë jugosllave”, u vra në udhëtim e sipër për në Kongresin V të ONDSH-së, që mbahej në Lipovicë.

Së bashku me përcjelljen bëjnë rezistencë, për të dalë nga rrethimi. Por prof. Ymer Berisha vritet me 8 patriotë, dhe 12 të tjerë plagosën rëndë. Së bashku me ta vritet edhe mësuesi Fehmi Kura.[3]

ReferimetRedakto

  1. ^ "1945, Ymer Berisha: Memorandum of Besa Kombëtare". albanianhistory.net (në anglisht). Marrë më 2 janar 2021.
  2. ^ a b Fazlija, Emin. "Prof. Ymer Berisha". bkdsh.de.tl. Marrë më 3 janar 2021.
  3. ^ a b Keçmezi-Basha, Sabile (15 janar 2010). "Profesor Ymer Berisha dhe Organizata Politike Ilegale Patriotike Shqiptare Besa Kombëtare në Kosovë". zemrashqiptare.net. Marrë më 3 janar 2021.