Zerec
Zereci është një fshat në komunën Moglicë në rrethin e Korçës të Shqipërisë.
Zereci | |
---|---|
![]() |
Nga Zereci e ka origjinën dinastia e madhe e Muzakajve. Në Bungë, kur dikur ishte kisha e Shën Mërisë, sipas "Memories" të Gjon Muzakës të vitit 1510, janë varret e gjyshit e të gjyshes së tij, njëri nga ana e lindjes të oborrit të kishës dhe tjetri nga ana e perëndimit. (Fatkeqësisht gërmadhat e saj u prishën gjatë kohës së kolektivizimit të bujqësisë për të hapur toka të reja).
Ky është fshati i Shaban Zerecit, një nga pjesëmarrësit aktive të “Kryengritjes së Fierit kundër monarkisë e që në qershor të vitit 1942 formoi çetën Gorë-Opar, e para në Qarkun e Korçës dhe e treta në Shqipëri, pas asaj të Pezës e të Skraparit. Është vendlindja e komandantit trim të çetave partizane për çlirimin e Voskopojës më 16 janar 1943.
Shih edhe
RedaktoKomuna Moglicë |
---|
Moglicë · Gopesh · Dobërçan · Maliq-Opar · Gurkuq · Bardhas · Zerec · Dushar · Totovec · Shpatmal · Lumaj · Peshtan · Protopapë · Osoje · Gurshqipe · Kuçakë · Nikollarë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |