Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1923

Zgjedhjet parlamentare të viti 1923 ishin zgjedhjet e treta të mbajtura në Shqipëri. Ishte hera e fundit që u mbajtën zgjedhje të lira në Shqipëri, deri në vitin 1990. Zgjedhjet parlamentare të vitit 1923 u mbajtën në bazë të një sistemi votimi me dy shkallë, me raundin e parë në Nëntor dhe të dytin që u mbajt më 27 Dhjetor, për Asamblenë me 102 vende.[1]

Gjendja politike para zgjedhejve Redakto

Grupimet politike ishin kristalizuar, duke u ndarë në dy parti të mëdha: Partinë “Përparimtare” dhe “Popullore”. Kryeministri Ahmet Zogu shihej nga kundërshtarët e tij politikë si rival kryesorë. Marrëdhëniet mes kundërshtarëve politikë ishin të ndera në fushatën e zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923. Zgjedhjet dhe fushata u shënuan nga incidente të shumta, ku ndër më të rëndat mbetën vrasjet e kandidatëve Adem Gjinishit në Peqin dhe Haxhi Isuf Kazazit në Kavajë.

Në nëntor 1923 Sul Koni nga Rrogozhina dhe Mustafa Hysen Saraçi nga katundi Saraçaj të paguar nga aleati i Zogut Shefqet bej Verlaci, vranë në Peqin Adem Gjinishin, kandidat në zgjedhje dhe ish delegat në Kongresin e Lushnjës, i cili në këtë qytezë gëzonte influencë të madhe. Pas vrasjes së Gjinishit, më 25 dhjetor, vetëm dy ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, u vra në Kavajë tregtari antizogist Haxhi Jusuf Kazazi së bashku me bashkëshorten e tij. Mendohet se organizatorë i kësaj vrasje ishte Irfan Ohri, nipi i Aqif Pashë Elbasanit, i cili në këtë periudhë ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj politik të Ahmet Zogut.[2]

Rezultatet Redakto

Nuk munguan akuzat e të dy palëve për shantazh, vjedhje dhe blerje votash, por megjithë pretendimet e opozitës, rezultatet e zgjedhjeve ofruan një grafi të saktë të klimës politike në Shqipëri. Asnjë nga grupet nuk siguroi dot shumicën, duke treguar ndasitë e mëdha krahinore e fetare të kohës, ku opozita fitoi në Jug dhe në Veri, ndërsa Zogu me pasuesit e tij në Shqipëri të Mesme dhe në Dibër. [1][3]

Në Asamblenë me 102 vende, kandidatët e opozitës fituan 39, ndërsa Zogu me të tijët 44 vende. Pjesa tjetër e deputetëve ishin kandidatë të pavarur konservatorë, që përkrahin kryesisht Ahmet Zogun.

Përmbledhje e rezultateve të Kuvendit të Principatës së Shqipërisë, 1923

Partitë Vendet
Grupi i Zogut 44
Opozita liberale 39
Pavarur 19
Burimi [4]

Referime Redakto

  1. ^ a b Xhoxhi, Ledio (2022-12-02). "Lëvizja e Qershorit dhe Qeverisja gjashtëmujore e Nolit – Dielli | The Sun". Arkivuar nga origjinali më 2023-10-03. Marrë më 2023-10-03.
  2. ^ Memishaj, Enver (2023-02-13). "PËR VRASJET PËR MOTIVE POLITIKE TË ADEM GJINISHIT DHE HAXHI ISUF KAZAZIT". FJALA e LIRË. Arkivuar nga origjinali më 2023-10-03. Marrë më 2023-10-03.
  3. ^ Fischer, Bernd J.; Vickers, Miranda (1996-12-01). "The Albanians: A Modern History". The American Historical Review (në anglisht). 101 (5): 1581. doi:10.2307/2170271. ISSN 0002-8762.
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2011. Marrë më 13 tetor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)