Zyhra S. Mula lindi më 1920 në Gjakovë -1994, këngëtare e muzikës së lehtë, shqiptare nga Kosova.

Zyhraja ishte e bija e Selim Mula një luftëtar i ngushtë i çetës së Bajram Currit. Më 1931, i Ati i saj së bashku më të dhe gruan e djalin, Jusufin lëshon Kosovën për t’u vendosur në Shkodër. Në Shkodër, Zyhraja njihet me këngën e letë shkodrane dhe atë e përvetësonë. Si vajzë gjakovare, më e ngritur dhe më e emancipuar për kohën, ka fatin të martohet në një familje të dalluar gjakovare, që jetonte në Tiranë. Ky ishte Qamil Domi me të cilin Zyhraja martohet me 1937, të cilëve iu lind i vetmi djalë Fitimi Domi /Mixha Ramë/.[1]

Pas lindjes së djalit, Qamili vdesë. Mu këtu fillojnë peripetitë jetësore të kësaj artiste. Me 1941 përsëri kthehet me familjen në Kosovë dhe vendoset në Prizren.

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ AHENGU GJAKOVAR NË SHEKUJ (XIV) Arkivuar 31 maj 2010 tek Wayback Machine më 04 korrik 2009 në amzën Gjakova press.