Fausti

Redakto

Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama, poezi, novela, etj.

Fausti është një vepër që qëndron në kufij të gjinive të ndryshme letrare.Gëtja e quan veprën tragjedi,por njëkohësisht ajo është poemë filozofike e simlike, është poemë epike dhe dramë misteri, është e ngjashme me tragjeditë e antikitetit dhe me dramën qytetare dhe romanin.Por, mbi të gjitha është poezi lirike.

Vendi dhe koha

Redakto

Ngjarjet në vepër zhvillohen mes shek.XV DHE XVI, një hapesirë që duket e pafundme sepse e çon lexuesin nga njëri skaj i botës në tjetrin,nga njëra botë në tjetrën.

Struktura

Redakto

Tragjedia “Fausti” ka dy pjesë.Pjesa e parë ndahet në 25 skena,kurse pjesa e dytë përbëhet prej 5 aktesh.Për nga kompozicioni kjo vepër është ndërtuar në ngjashmëri me modelin e kronikave Shekspiriane.

Është marrëveshja që Fausti bën me djallin,duke i dorëzuar atij shpirtin e tij,në këmbim të aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës dhe të dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë.

Rrëfimi

Redakto

Ndodh në dy plane:Në njërin plan paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore,kurse në planin tjetër zhvillohen skena të një bote fantastike plot me figura mistike.

Simbolikat

Redakto
  1. Simbolika e udhëtimit përcillet nga njëra epokë në tjetrën për të mbërritur tek Fausti,i cili do të synojë të zbulojë përmasat e natyrës,botës,kozmosit,qënies,njeriut dhe të shoqërisë.
  2. Ferri dhe parajsa janë simbole të fatkeqësive dhe të lumturisë së njeriut në tokë.
  3. Zoti, Mefistofeli:Kryeëngjëjt e personazheve të tjerë kanë kuptime simbolike dhe janë shprehje e forcave të natyrës dhe shoqërisë.

Ngjarjet kryesore

Redakto

Ngjarjet nisin me “Prologu në qiell”,ku Zoti dhe djalli,Mefistofeli janë përfshirë në një diskutim të zjarrtë filozofik mbi vendin e njeriut në gjithësi.Ata kanë mendime të kunderta për njeriun:Mefistofeli mendon se punët e njerëzve në tokë shkojnë gjithnjë dhe më keq dhe për Faustin thotë se kërkon të bëjë të pamundurën,por gjithnjë mbetet i pakënaqur.Kështu ata vendosin të vënë në provë Faustin.

Pjesa e I

Redakto

Tragjedia e Margaritës(Konsiderohet më pranë realitetit.Ndihet në të ndikimi i romatizmit dhe ideve të lëvizjes Stuhi dhe Vrull.)

Fausti ia kushtoi jetën shkencës.I mërzitur dhe i zhgënjyer kupton se dituria e tij nuk vlen për asgjë përballë detit të madh të të fshehtave të pazbuluara të natyrës,ndaj jepet pas magjisë.Ai nuk arrin të mposht krejtësisht dëshpërimin dhe në një moment vendos të çlirohet nga brengat e jetës duke u helmuar.Gotën me helm ia largojnë nga buza këmbanat e pashkës.Teksa kthehet natën për në kabinetin e tij,Mefistofeli i shndërruar në një qen të zi,e ndjek Faustin deri brenda në kabinet dhe shfaqet atij duke u trasformuar tashmë si qënie njerëzore.Mefistofeli bën një pakt me Faustin.Ai do ta ndihmojë Faustin të zbulojë të fshehtat e natyrës,e ta bëjë të lumtur në këmbim të shpirtit të tij.Mefistofeli kërkon ta bëjë të lumtur me anë të pijes,shthurjes por Fausti nuk e ndjen veten të lumtur.Ai thur intrigën për të shtënë në dorë Margaritën,ajo  i dorëzohet Faustit.Por kjo dashuri përfundon tragjikisht.Fausti vuan dhe e ndjen veten fatkeq.

Pjesa e II

Redakto

Tragjedia e Helenës.(Është më filozofike.Ndihet në të ndihimi i letërsisë klasike.Në këtë pjesë përdoret gjerësisht figuracioni mitologjik.)

Fausti bëhet këshilltar i perandorit dhe shpëton shtetin e tij nga një krizë financiare me atë të futjes në perdorim të kartmonedhave të shpikura nga Mefistofeli.Ai risjell në jetë Helenen që është simboli i bukurisë që nuk vdes,dashurohet dhe martohet me të.Prej kësaj martese lind një djalë Euforion por ai vdes shpejt dhe Helena zhduket.Edhe pse humbet gruan dhe të birin,Fausti më në fund e gjen  lumturinë dhe kuptimin e jetës.Ai e kupton se është e pamundur lumturia vetjake kur të tjerët janë të palumtur.Jepet i tëri pas punës.Edhe pse i verbuar,bën përpjekje titanike:than moçale,ngre qytete të lulëzuara,toka të reja ku miliona njerëz mund të jetojnë e punojnë të lirë e të lumtur.Ai ia del mban të permbush kuptimin e jetës së tij.Mefistofeli pret ti marr shpirtin,por hapet qielli dhe ëngjëjt e shpëtojnë.Mefistofeli e humbet përfundimisht bastin e tij me Zotin dhe Gëtja e përfundon veprën e tij të madhe duke i thurur lavdi arsyes dhe dashurisë së njeriut,që mundin çdo gjë.

Personazhet

Redakto

pjesën e parë ka mjaft personazhe biblike,kurse në pjesën e dytë keto ia lënë personazheve nga mitologjia antike,gjithashtu ka dhe shumë personazhe episodike.

Fausti

  • Personifikimi i shpirtit të ri,bashkëkohor,shprehës i aspiratave dhe forcave krijuese të njeriut.
  • Asnjëhere nuk është i qetë,gjithnjë në lëvizje,në kërkesën që të prodhojë diçka.
  • Sipas tij në themel të krijimit të botës nuk qëndron fjala,siç shkruhet në Bibël,por vepra.
  • Sipas tij motivimi është lufta e të kundërtave ,siç është për të lufta kundër Mefistofelit.
  • Arrin në përfundim se i dobishëm është ai njeri,i cili nuk mbështetet vetëm mbi arsyen,mbi shkencën,por edhe mbi dashurinë,mbi ndjenjën.Sepse kjo e dyta e ndihmon më shumë njeriun për të jetuar natyrën dhe jetën.
  • Mbërrin gjithnjë aty ku synon,por kurrë nuk kënaqet me atë që mbërrin dhe vazhdon përpara deri sa gjen kuptimin e jetës.


Mefistofeli

  • I lindur nga fantazia popullore,është mbartës i nje ideje të thellë filozofike.
  • Mishëron frymën e mohimit, është simbol i shkatërrimit.
  • Ka kuptuar që forca e njeriut përbëhet nga arsyeja dhe dijet e tij.
  • Është pesimist,indiferent,tallës e perbuzës me një qeshje djallëzore gjithnjë në buzë.
  • E shfaq veten si “mik i njeriut” por një mik cinik,një këshilltar i keq që bën lojë të dyfishtë.
  • I ekuilibruar,nuk e trondisin as pasionet e as dyshimet,nuk urren,nuk dashuron.
  • Është mëndje inteligjente,e ngritur në lartësinë e simbolit metaforik,faktor negativ thelbësor,i aftë të krijojë kontradikta pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim.Si i tillë ai ka vendin e vet në harmonitë e përgjithshme të botës.


Margarita

  • Personazhi më poetik i Gëtes,vajzë e thjeshtë,e ndjeshme,e përulur dhe me shpirt te pastër.
  • Tek ajo mpleksen dashuria dhe dhimbja,çmenduria dhe adhurimi,thjeshtësia e karakterit dhe morali i pastër,butësia dhe pafajësia,vajza qe njeh vetëm lumturinë e jetës intime,e të vatrës familjare.
  • Botëkuptimi i ngushtë,e edukuar me rregulla të rrepta(personifikimi i jetës patriarkale të gjermanisë së kohës.)
  • Personifikimi i dashurisë,ajo ushqen dashuri për çdo gjë,për çdo njeri,por është shume naive dhe kjo e merr në qafë.
  • Nëpërmjet figurës së Margaritës,Gëtja percjell idenë se dashuria nuk duhet të jetë vetëm pasive,por aktive dhe e vullnetshme,që e kundershton të keqen.
  • Është simbol i humanizmit dhe shpëtimit të shpirtrave.Gëtja e quajti “e përjetshmja femërore”.

Mesazhe të veprës

Redakto
  • Vepra përcjell mesazhe humaniste dhe universale.
  • Besimin në vlerat humane të njeriut.Ajo përcjell mesazhin e paqes dhe drejtësisë.
  • Dashuria është ndërtuese vetëm kur udhëhiqet nga arsyeja.
  • Fausti e gjen kuptimin dhe shijen e jetës te puna dhe veprimtaria me vlerë shoqërore.
  • E meriton jetën dhe lirinë,vetem ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.
  • Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe.

Veçori te stilit

Redakto
  1. Stili i veprës ështe i larmishëm,filozofik dhe madhështor në monolog,i gjallë në kuvendime, kulti i femrës, kulti i ndjenjës, folklori.
  2. Monologët e Faustit janë modele analizash psikologjike dhe filozofike.

Rëndësia e veprës

Redakto

Kjo vepër konsiderohet si vepra e jetës së Gëtes ,një nga kryeveprat e letërsise gjermane e mbarë botërore.

Referimet

Redakto
  1. https://12vite.com/
  2. https://albas.al/botime/letersia-11/