Frashëri Redakto

Historia Redakto

Frashëri është një fshat që shtrihet në Juglindje të qytetit të Përmetit.Ai para 200 vitesh përbehëj nga 7000 banorë dhe ishte krahina më e populluar e rrethit të Përmetit.Banorët e fshatit të Frashërit kanë fe të ndryshme.Feja përbehët nga banorë myslimanë,ortodoksë dhe vlleh.Marrëdhëniet ndërmjet banorëve të këtij fshati kanë qënë dhe janë mirëkuptues dhe vllazëror.

Gjeografia Redakto

Jeta në këtë fshat përmbahej nga të ardhurat materiale që nxirreshin nga puna në bujqësi dhe blegtori.Frashëri është i perbere nga male të larta të pyllëzuara me lisa dhe ahe madhështore të cilët krijojnë një peisazh mahnitës të relievit.

Shtrirja si fshat ndodhet në një koder të pjerrët e përberë nga disa kodra dhe brigje të zhveshura duke përfunduar në një luginë shumë të bukur,brigjeve të lumit të Vjosës.Lumi i këtij fshati në gjatësinë e tij rrethohet nga shkëmbinj madhështorë të cilët krijojnë një ujvarë të kristaltë anës këtij lumi.

Kultura Redakto

Ky fshat ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur,të cilat i kanë rrënjët që në lashtësi.Fshati përbëhet nga disa dhjetëra institucione të kultit fetar si kisha dhe teqe.

Frashëri është vendlindja e Rilindasve tanë kombëtar si Abdyl Frashëri,Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.Keta rilindës të dijes dhe kulturës shqiptare kanë ruajtur një rol vendimtar mbi pasurimin e kulturës dhe të dijes sonë kombëtare.Veprimtaria e këtyre rilindasve ka spikatur edhe në pasurimin e kulturës turke.Përmendet në këtë aspekt kundër shtetit turk Sami Frashëri, i cili kryente detyrën e ministrit të Turqisë.Aq i lartësuar ka qënë figura e tij,sa që edhe sot ruan si trashëgimi kulturore veprat letrare të Sami Frashërit.

Referimet Redakto

https://en.wikipedia.org/wiki/Frash%C3%ABr

https://top-channel.tv/2020/02/02/frasheri-fshati-qe-te-gjithe-braktisem/