Nafi ÇEGRANI

NAFI ÇEGRANI u lind në fsh. Çegran afër Gostivarit të FYROM-it më 10 Tetor 1946. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, kurse Normalen për mësues ,,Zef Lush Marku,, e mbaroi në Shkup. Ca vite ushtroi profesionin e mesuesit në fshatin Koritë të malësisë së Gostivarit./ Përçka edhe u frymëzua me motive migjeniane, duke shkruar artikuj, reportazhe të ndryshme për jetën ,doket dhe traditat e malesorëve të kësaj ane. Disa artikuj i botoi edhe nga sfera e folklorit në shtypin e atëhershëm, në “Zërin e rinisë”, “Flaka”, “Bota e re”, “Rlindja”! Por, botoi edhe vjersha per fëmijë në revistat si “Gëzimi”, “Fatosi”, “Pionieri” të Prishtinës etj. Mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah gjuha dhe veshëmbathja, doket dhe zakonet i takojnë kohës së Gjon Buzukut... Kështu edhe ato ca shkrime që bëri si reportazhe e poezi, tregime dhe vargje për jetën, të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu, siç pohon edhe vete Nafi Çegrani, në fshatrat Koritë, Gurguricë dhe Sëdllarevë, ka gjetë shumë nxënës të cilët i kanë ngjarë Lulit të vocër. Jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit... Pa shkëputje nga puna , me tërë vullnetin që kishte, u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup, për degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka studiuar edhe në katedrën albanologjike, njëherit edhe gazetarinë pranë Fakultetit për studime interdisciplinare në Shkup. Disa poezi autori i ka botuar edhe në revistën arbëreshe “Zjarri” të Palermos gjersa ka qëmdruar në Romë të Italisë. Kurse me pseudonimin FATMIR PETRELA ka botuar ato vite në revistën “Jehona” ! ... Në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 1969, inkuadrohet si zyrtar në sektorët e Shërbimit të Sigurimit shtetëror të Jugosllavisë për Maqedoni me qendër në Shkup, duke e "këshilluar" kryeshefat e atij Shërbimi se duheshka të punësojnë sa më shumë shqiptarë, të cilët "duheshka të punojnë për të drejtat dhe të mirën e popullit, për "Bashkim vëllazërimin" socialist ..." etj. Dhe, Nafi Çegrani, duke i lënë malet, nxënësit dhe fshatin e strukur atje pas bjeshkëve thepore, niset në detyrë të re. Por, duke mos I hequr nga mëndja kujtimet për nxënësit e tij dhe Koritën piktoreske mes malesh, me ato malësor shumë bujar dhe fisnik! Njëherit, duke mbajt në mëndje edhe fjalët e babait : ,, Ani biro, shko, por ki kujdes se ai Shërbim njerëzit i ha edhe natën..!,,/ Gjë e cila do të ndodh edhe me burgosjen e Çegranit më 1981. Liria dhe dinjiteti i tij për vite e vite mbeten zvarë në kanxhat e mafiozëve udbashian të cilët ishin vetë SHTET mbi SHTET !/ ...UDBJA dhe KOS-i jugosllav, /fillimisht, sigurisht që kishin pas planet e tyre që si shqiptar Nafiu të përgatitej për kuadër federativ te SDB-së në Beograd/, gjatë 1970, e dërguan atë të kryente shërbimin ushtarak në Shkollën për Oficer rezerv në Bileqe të Hercegovinës. Me të këthyer prej andej në vjeshtë po të atij viti, me gradën e togerit, emrohet në vendin e punës nga sektori i ll për ndjekje dhe vëzhgim të diplomatëve dhe atasheve të agjenturave të cilët vepronin ndaj Jugosllavisë , është avancuar si operativ-analist në sektorin e lV të analitikës së këtij Shërbimi për "çështje’’ të emigracionit shqiptar ! Gjatë vitit 1972/73 më dërguan në shkollim dhe përgatitje intern në Bazën e SDB-së federative dhe të Kos-it të Jugosllavisë në Batajnicë afër Baogradit.../ Këtu zatën, edhe nisin konfliktet dhe përplasjet e tij me disa nga krerët dhe bylykbashët e UDB-së dhe KOS-it, te cilet kishin bërë një "kontrollim" të thellë në korrespondencën që kishte mbajtur fshahurazi me Alinafi Hoxhën, kryetar i organizatës emigrante shqiptare "Lidhja e Vardarit" në Marsej të Francës. Mandej edhe disa "qëndrime të Nafi Çegranit politikisht të papërshtatshme" për sistemin komunist dhe Komitetin Qendror të LKM në Shkup/. Atëherë edhe fillojnë zhgënjimet që do ta përcjellin gjatë tërë jetës në forma të ndryshme… Nafi Çegrani, me dëshirë që të zbardheshin arsyet e përplasjeve që kishte me persona me influencë të atij Shërbimi famoz, disa letra ia drejtoi personalisht edhe Titos! ... Kalonin ditë e muaj, gjëndja po acarrohej edhe më shumë, agjentët nisën ta përcjellnin e vëzhgonin këmba-këmbës. Sa herë që nisej për në redaksi ose fakultet, agjentët i venin e vinin pas. Ai e dinte këtë, sepse kishte punuar edhe vetë në atë detyrë si zyrtar, ua dinte metodat, mjetet dhe mënyrat e të vepruarit... Dhe mu për këtë, në verë ti vitit 1975 pa njoftuar askënd, arratiset me familjen për në Romë të Italisë,/ ku u njoh edhe me prof Ernest Koliqin dhe veprimtarin Mentor Çokun/,dhe prej andej vendoset në Amerikë... Tanimë, kishte filluar një betejë e tmerrshme dhe e fshehtë e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kundër njeriut i cili u arratis pa lënë asnjë gjurmë,duke bë presione nga më të çuditshmet ndaj prindërve të tij, të bënin që të këthehej nga SHBA pasi do të transferohej me punë si gazetar në RADIO OSE TELEVISION , gjë që kishte qënë veteëm një qëllim mashtrimi... Me kthimin pas gadi dy vitesh, në të ashtuquajtura "biseda informative" , nisën ta akuzonin, kinse emigroi në SHBA për interese të emigracionit shqiptar, dhe se nga andej qenka kthyer me "direktiva dhe misione ,, të dhëna nga CIA ! Në Amerikë njohtoi dhe mbajti disa kontakte të afërta me prof. Rexhep Krasniqin, Hasan Dostin, Zef Oroshin, Luan Gashin dhe disa të tjerë nga krerët e mërgatës shqiptare ! / Ndoshta edhe këto kanë që një nga arsyet për burgosjen e tij në vitet që pasojnë… E çuditshme, por e vërtetë. ...Erdhën edhe demonstratat e vitit 1981. Herët në orët e mëngjesit, një tog milicionerësh me uniformë dhe me automatikë të armatosur gjer në dhëmb dhe agjentë civil /pjestar te KOS-it ushtarak dhe UDB-se jugosllave/, kishin rrethuar në hekur tërë pallatin, dhe duke hyrë në banesë në mënyrë kriminale të tipit GESTAPO , me sjellje arogantësh, duke frikësuar fëmijët e vegjël të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo orendi, libra dhe çdo gjë tjetër, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk i kanë kthyer... Duke ofenduar e sharë çdo gjë dhe NËNËN SHQIPTARE, të prangosur e depertojnë Nafi Çegranin në drejtim të panjohur, në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës në Bosne.../ ku edhe kanë qënë në atë kohë paraprakisht të burgosur një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, ndaj të cilë është ushtruar dhunë e dajak , dhunë tmerresh dhe terrorizim, me të vetmin qëllim që të kurdisnin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje ,për diç që nuk egziston: janë bërë disa versione, inskenime dhe "instruksione" të pa caktuara në kohë as në hapësirë … Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4-5 vite, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet tjera, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare në gjithë Jugosllavine e atehershme titiste. ,,Nuk e imagjinoja dot se cfarë mund të më pergatisnin atë kohë,sepse isha i pafajshëm. Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko aktvendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavleviq Mirko: kzh.139/83 të 13.prillit 1983/, ku kërkoi që Gjykata e Zenicës të bën rishqyrtimin e vendimit paraprak i cili ishte fund e krye i pabazë / nga akuza dhe gjëra të imagjinuara/, duke kërkuar që të lërohesha nga burgu. Megjithate, kurgjë nuk u morr parasysh. Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, me të keq pa dëshiruar që të pranonte gabimin antiligjor që kishte bër që në fillim, përsëri duke më dënuar papresedan , përshkruajti vetëm fjalët :"SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM" (I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM), zëvendësohen me fjalët:,, SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor,, (dënohet me 20 vite burg të rëndë). Dhe, kështu, pafajsia ime mbeti në kanxhat e asaj gjykate, duke kaluar afro 12 vite burg, në të drejtë të Zotit... Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi të montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë nëntoka e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav!,,- do të thotë Nafi Çegrani. /… Sot, kjo çështje gjendet për shqyrtim dhe drejtësi, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Europës për të drejtat e Njeriut në Strazburg/. Me daljen në liri,Nafi Çegrani gjeti familjen totalisht të rrënuar dhe të shkateruar, me plotë trauma psikike dhe fizike! Çdo gjë duhej të nistr nga filimi, nga zero…Një jetë të re përplotë batica dhe zbatica. Hapi radion e parë lokale… ...Sot, të botuara ka disa libra me poezi dhe nga sfera publicistike. Shkruan për nderin dhe dinjitetin e shqiptarit të vuajtur, për raportet e kohës dhe historisë në Gadishullin e Ballkanit, ku shqiptari gjithëmonë ka qënë viktimë dhe kurban ballkanik. Në dorëshkrime ka dy romane: "Rrënjët" dhe "Lumi im" / të cilët ishin gati të djegura më 1979, kur në mënyrë misterioze banesës së tij në Shkup i vihet flaka/. Pas daljes nga burgu merret me shkrime publicistike dhe është autor i disa veprave letrare: "ORFE I VRARË" /poezi/ Onufri 1995, Tiranë. "Kështjella e vetmisë" /poezi/ SHB "Luma" 1998, Tetovë. "Antikohë" /poezi/ Interdiskont,1998 Shkup. "Qiell me barrë" /poezi/ AZA-SEsoft 1999, Tetovë. "Ballë për ballë me vdekjen" /libër autobiografik/ ,,Magnat,, 1999 Shkup. "Ballë për ballë me vdekjen" /ribotim/ SHB ,,Koha,, 2000 Tiranë. / e që bëri bujë të madhe /. "Drajfusi ballkanik" /në gjuhën maqedonase/ Iris 2010, Strugë. "Gjethe vjeshte" /poezi të ribotuara/ GK DOLLANJA 2014, Tiranë. "Cunami dhe deti" (roman)Iris 2018,Strugë ISBN 978-608-207-220-3. "Udba sy djalli për shqiptarët" Iris 2018, Strugë ISBN 978-608-207-222-7 Autori është në përgatitje e sipër të romanit me titull: “ Hijet e nates”! U rilind si feniksi nga hiri që të mbetej gjallë. Jeton i respektuar në kërkim të së VËRTETËS dhe me shpresë për zbardhjen e pafajsisë së tij njerëzore.

... Dhe, me të gëdhirë,një ditë në stinë e vite të vrara burgjesh, NGJESHA DIELLIN përtej horizontit të kuq në maja kreshtash thepore, andej ku duket se stinët e buluara puthin qiellin e hapur,UNI im i ngërthyer fuqishëm me rrjedhën e ujvara të furrishm dhe I zhytur prore në meditime të thella brenda murreve të trasha kazamatesh, ndër vite kërkoja vetëm NJË COPË DIELL ! Po, po, vetëm një cope diell të praruar në sytë e mi të cilet i kishte terruar skëterra dhe burgu, kërkoja nga Perëndia DIELLIN e ndonjë stine cilado të ishte / pasi në qelinë prej betoni , lidhur në pranga nuk dija fare në ishte verë apo vjeshtë. Në binte shi apo dëborë…!,,- mediton Nafi ÇEGRANI ,,Eh, sa dëshire kishja ta ngjeshja thellë në shikimet e mia vetem një COPË DIELL të lirie ...Meditimi im për Dritën e BARDHË mbeta strukur bashkë me mallin dhe NJË PIKË LOTI ME PERMASA GLOBI në kaltëritë përtej mendimit dhe stinëve të mugulluara prore ! Andej kah ujevarat qe binin nga majat me pika të kristalta xhevahiri, si loti i vashës nën qerpik përflakej malli, Si bjeshka lehonë në tëbane, e unë me vite ëndërroja në burgje për një COPË DIELL TË NGJESHUR, Të një stine që do të ngrohte dejt e mi prore të venitur si gjethe vjeshte…!,,

Vasil Tabaku : “GJETHE VJESHTE” /një libër poetik i mrekullueshëm/ Sapo përfundova së lexuari librin e krijuesit NAFI ÇEGRANI, “GJETHE VJESHTE” një libër poetik i mrekullueshëm, i magjishëm dhe që lexohet me një frymë…Libër, i realizuar dhe me një frymëmarrje të gjërë. Libri i Çegranit është një arritje e suksesshme e autorit në Letrat Shqipe, pasi na sjell një frymë të re konceptimi poetik dhe risi të shumta figurative në prozoidën poetike shqiptare. Autori priret drejt një poezi moderne bashkëkohore të fuqishme me motive të thella sociale por edhe lirike, sa moderne aq dhe tradicionale. Një këndvështrim mjaft i guximshëm edhe për mjaft tema atdhetarie dhe sociale. Autori di të gërshetoj në mënyrë të stërholluar mjeshtërore të mgjeshur me nuance të poezisë tradicionale popullore me atë moderne bashkekohore. Kjo besoj se vjen fal përvojës krijuese të z. Çegranit dhe kulturës së tij të gjërë dhe komplekse. Ai njëherësh është një intelektual i përmasave të medha. Me formim të lart por edhe një shpirt poetik mjaft i ndjeshëm, social dhe lirik. Në librin e tij “GJETHE VJESHTE” kemi të realizuar me mjaft sukses, lirizmin e magjishem të një fomatimi të veçantë nga jeta e trevave shqiptare në Maqedoni, ku ndjehet edhe shushurima e prrockave të freskëta të bjeshkëve sharropine në tbane, ku zhurma e krahut të fluturës nëpër lule por, cicërima e zogut lajkatar, fylli i bariut dhe blegërima e qengjave, por edhe aroma e tërfojës me erë jorgovani në buzët e vashë, puthjet e saj me këngë e dashurisë pa lajka… Nafi Çegrani është një skalitës i rrallë i vargut lirik, por po aq i fuqishëm edhe në realizimin e poezisë së angazhuar dhe asaj Atdhetare. Ai, edhe mbetet kështu, pamëshje si një krijues me botë të madhe dhe shpirt të bukur, i ndjeshëm, lirik dhe mbi të gjitha një poet social me dimensione të përmasave të mëdha. I uroj suksese të mëtejme NAFI ÇEGRANIT në rrugën që ec poeti, në shtigjet e bukur të poezisë mbi të vërtetën, dhe natyrisht arritje të reja… LEXUES I NDERUAR...! Ti që e kupton se sa e rëndësishtme është jeta, sidomos kur njeriu kërkon ta jetojë atë në mënyrën e drejtë njerëzore...! ,,Unë e ngjeva penën në bojën e dhimbjes, për të shkruar vargje malli ,për vitet që ikën dhe u tretën si gjethet e vjeshtës. Dhe unë shkrojta vargje brenda mureve të trëshë, të ftohtë si bora dhe të rëndë si mali. I shkrojta me kokën pas,në se do të bëheshin dot libër, sepse nga dita në ditë prisja vdekjen të më përpinte.Nuk e dija se kur do të ishte dita që do të zbardhte pa mua.! Ironia e fatit….kishte kontrolluar shkallët e jetës sime..! Por erdhi shpresa…erdhi ajo që më ngriti, siç ngrihet dikush i rrëzuar..! Ndaj, i mblodha vargjet e mia, që më mbajtën gjallë ndër vite, i mblodha si kristali për të thurur shportën e për të hedhur poezitë e mia. Ku takohet : forca me forcën, shpresa me shpresën, malli, me mallin, brenga me brengën, loti me lotin, dhimbja me dhimbjen , dashuria me dashurinë…!,, Dhe që të gjitha këto të japin një portret të plotë.