FAGOTI Redakto

[Fagotto, fagotti, bassoon etc.] Redakto

Është instrument frymorë i drunjtë. Bën pjesë në familjen e kallamave të dyfisht. Luhet në çelësin e basit dhe tenorit. Në formë e tij moderne shfaqet në shek. XIX. Gjindet nëpër orkestra të ndryshme, nëpër banda koncertesh, grupe kamertale si dhe instrument solo. Nuk është instrument transponues dhe ka një ngjyrë dalluese të thellë, dhe njihet për karakteret e shumta në të luajtur. Dikush që luan fogit quhet fagotist.

AMBITUSI Redakto

Ka ambitus më të madh se 3 oktava. Nga 1B (kontra) deri në E2 , shumë rrallë mund të luhet më tepër se D2. Mund të arrihet deri në A2 me teknika të zgjeruara.

Konstruksioni Redakto

Fagoti përbëhet nga 6 pjesë kryesore, duke përfshirë dhe kallamin. Koka (6), qafa (5), ura ose fundi (4), krahu (3), një tubë i metalt i lakuar ku vendoset kallami (2) dhe kallami ose pipëza (1)