Çështja çame është një çështje ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo kërkon vetëm zgjidhjen e çështjeve juridike midis çamëve të dëbuar dhe shtetit grek, dhe nuk shkon përtej këtij caku. Si e tillë, nuk duhet ngatërruar si një proces që është pjesë e bashkimit kombëtar.

Historia

Redakto

Boshti kyresor i çështjes çame është drejtësia për vrasjet, dëbimin dhe shpronësimin e shqiptarëve çamë nga autoritetet greke gjatë viteve 1912-1946.

Bilanci i muajve qershor-tetor 1944 në fund të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri është:

  • rreth 2.900 të vrarë të pafajshëm
  • rreth 40.000 njerëz të dëbuar me dhunë
  • 68 fshatra e qytete të grabitura e të djegura
  • objekte të kultit (islam) të rrënuara

Ecuria për zgjidhjen e çështjes

Redakto

Më 30 qershor 1994, kuvendi shqiptar miraton ligjin 7839 "Për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë". Dita e zgjedhur përkon me masakrën e 27 qershorit 1944 në Çamëri.

Në vitin 2004, kuvendi shqiptar miratoi një rezolutë që e detyron qeverinë të ngrejë çështjen çame në marrëdhëniet me Greqinë

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto