Çalıkuşu është një serial turk dramë e vitit 2013 e transmetuar në Kanal D që bazohet në romanin me të njëjtin emërReşat Nuri Güntekin, botuar në vitin 1922 dhe luan aktorët Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen.

Çalıkuşu
GjiniaDramë
Shkruar ngaSevgi Yılmaz
Regjia ngaÇağan Irmak - Doğan Ümit Karaca
LuajnëFahriye Evcen
Burak Özçivit
Begüm Kütük Yaşaroğlu
Deniz Celiloğlu
Mehmet Özgür
Elif İskender
Hande Soral
ShtetiTurqia
Gjuha në prodhimin origjinalTurqisht
Nr. i sezoneve1
Nr. i episodeve30
Prodhimi
ProdhuesiTimur Savcı
Kohëzgjatja100 min
Transmetimi
Formati i pikturës576i (16:9 SDTV)
1080i (HDTV)
Formati i zëritStereo
Transmetimi i parë24 shtator 2013
Transmetimi origjinal17 maj 2014
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

PërmbajtjaRedakto

Feride (Fahriye Evcen) është një vajzë bonjake që humbi të dy prindërit e saj kur ishte fëmijë. Ajo fillon të ndjekë një shkollë konvikti francez në Stamboll dhe qëndron me familjen e tezes së saj gjatë pushimeve verore. Feride pasqyron dhimbjen e saj në mënyrë luftarake. Për këtë arsye, asaj i jepet nofka "trumcak" gjatë kohës së saj në shkollë për të qenë djallëzore dhe gjallëruese, ndryshe nga vajzat e tjera.

Edhe pse Feride është rritur pa dashurinë e prindërve të saj, ajo nuk ndihet se është aspak e vetmuar. Ajo ka shumë miq në shkollë dhe në të njëjtën kohë, ajo ka një shans të qëndrojë me familjen e tezes së saj. Halla e saj ka dy fëmijë, një të ri simpatik Kamran (Burak Ozcivit) dhe një vajzë të re Nexhmije (Ebru Helvacıoğlu). Nexhmije është xheloze për Feride dhe nuk duronte të shihte që prindërit e saj tregonin afinitet me kushërirën e saj. Nga ana tjetër, Kamran është një mjek i ri i cili është shumë i suksesshëm, punëtor, i qetë dhe i ftohtë. Duket se Feride dhe Kamran nuk mund të merreshin vesh me njëri-tjetrin sepse ata shpesh grinden pa ndonjë arsye. Sidoqoftë, në realitet, ata janë të dashuruar, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt.

Kur Feride mëson se Kamran është në një lidhje me një grua të re, ajo përpiqet ta lëndojë atë. Sidoqoftë, ndërsa zhvillohet historia, Feride dhe Kamran kuptojnë dashurinë e tyre. Ata fejohen por Feride largohet nga Kamrani një natë para dasmës së tyre, kur zbulon se ai ka qenë jobesnik ndaj saj. Pas kësaj, Feride lë gjithçka pas dhe arratiset nga Stambolli. Si mësuese e shkollës, Feride përpiqet të fillojë një jetë të re, por kurrë nuk e harron dashurinë e saj të parë.

Në këtë histori, ju do të eksploroni jetën e vështirë të një mësuese të re të shkollës.

LuajtënRedakto

Oyuncular Karakterler
Fahriye Evcen Feride
Burak Özçivit Kamran
Begüm Kütük Yaşaroğlu Neriman
Deniz Celiloğlu Selim
Mehmet Özgür Sejfetin
Elif İskender Besime
Hande Soral Azelja
Hilmi Cem İntepe Jusuf
Ebru Helvacıoğlu Nexhmije
Pınar Çağlar Gençtürk Mynevere
Güneş Hayat Gülmisal Kalfa
Hülya Gülşen Irmak Dilber Kalfa
Alptekin Serdengeçti Levent
Elif Sümbül Nurije
Su Kutlu Mishel
Ege Kökenli Mari
Hande Erçel Zahide
Şükrü Özyıldız Murat / Hakim
Esra Kılıç Felike
Bengü Ergin Myjgan

TransmetimiRedakto

Sezoni Dita dhe ora Fillimi i sezonit Fundi i sezonit Epizodat e sezonit Viti i sezonit Programi
Sezoni i parë E martë 20.00 24 shtator 2013 17 maj 2014 30 2013-2014 Klan D