Çarshia apo qendra e Gjilanit, të cilën disa autorë e ndajnë në dy pjesë, në pjesën e epërme, ku që nga themelimi i qytetit, administratës së Nahijes së Moravës dhe më pas edhe të Kazasë, në pjesën e poshtme të çarshisë, të krijuar nga ndërtimet e mëvonshme, shtrihej në anën e djathtë të lumit Mirusha. Në fakt, kompleksit të dyqaneve të vogla e të dendura zejtare të ndërtuara më herët, që nga rruga e tanishme Adem Jashari dhe Xhamia e madhe deri te lumi Mirusha, në të dy anët e rrugës qendrore, ndodheshin dyqane dhe objekte të tjera. Pastaj, nën ndikimin e faktorit ekonomiko-shoqëror, por edhe natyror, çarshia vazhdoi të shtrihet në të dy anët e rrugës kryesore, në drejtim të perëndimit dhe lindjes, si dhe në drejtime tjera të rrugëve dytësore të qytetit, ku shtriheshin dyqane zejtare e tregtare dhe objekte të tjera të infrastrukturës urbane. Ndërtimet e filluara në kohën osmane kanë vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit dhe rreth tyre, kurse më vonë edhe mbi këto varreza, ku, pos dyqaneve zejtare e tregtare, janë ndërtuar edhe objekte të infrastrukturës publike, të administratës, kulturës, shkolla, objekte banimi etj.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Aliriza. Gjilani. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)