Çelësat e zemrave roman, Autore: Anxhela Haxhihyseni. Botuesi: Toena. Faqet e librit 136.

Ndjenja e dashurisë që ka lindur midis Stivit dhe Megit përpiqet të shkatërrohet nga bashkëmoshatarja e tyre, Marta. Por cili do të jetë çmimi që do të paguajë dashuria e tyre për t’i bërë ballë kësaj sfide?!? Një rrëfim për rrahjet e para të zemrës, puthjet e dhëna vjedhurazi, netët e pagjuma për premtimin e dhënë, ëndërrimet për një të ardhme plot shpresë. Të rinj të gjendur midis dilemave e dëshirave, pasioneve e xhelozive, autorja e re i shpalos para syve të lexuesve të saj me një gjuhë të pastër, të rrjedhshme e të zhveshur nga dykuptimësia.