Çerkin Bytyçi (Hoçë, Prizren më 1957 ) është një shkrimtar dhe mbledhës i folklorit shqiptar.

Çerkin Bytyçi
Lindi
Hoçë, Prizren
Shtetësiashqiptar

Biografia

Redakto

Çerkin Bytyçi lindi në Hoçë të Qytetit (komuna e Prizrenit), në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe shkollën e lartë pedagogjike (grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe) në Prizren.

Me shkrime filloi të merrej që nga bankat e shkollës fillore, kur edhe në shtypin për fëmijë iu botuan punimet e para. Bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat që botohen në gjuhën shqipe. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Është prezantuar në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë (1872-1995)” të Odhise Grillos, në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë 1501-2001” të Hasan Hasanit, në librin-album “Portrete shkrimtarësh” (2002) të Demir Behlulit dhe në “Antologjinë e krijimtarisë bashkëkohore shqipe” (shqip-gjermanisht) të Ferdinand Lahollit (2003).

Jeton në Gjermani. Një nga temat në krijimtarinë e tij është mërgimi.

Krijimaria

Redakto

Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke, rumune dhe serbokroate. Deri më tash ka botuar:

dhe është bashkautor i librave

Shih edhe

Redakto