Çertifikata

dokument që konfirmon diçka
(Përcjellë nga Çertifikatë)

Certifikatë nënkupton çdo dokument që jepet pas përfundimit të suksesshëm të kursit, programit të arsimit ose aftësimit ose pas dhënies së provimeve në institucionin e arsimit dhe aftësimit, i certifikuar dhe i licencuar në mënyrë të rregullt.[1] Certifikata gjuthashtu është dokument zyrtar që jep të dhëna mbi një person.

Në varësi të përmbajtjes së të dhënave ka disa lloje certifikatash, për shembull, janë të njohura çertifikata e lindjes, vdekjes, martesës dhe certifikatat që dëshmojnë kryerjen e një veprimtarie.

Një shembull i certifikatave për veprimtari është certifikata e kurseve arsimore e cila nënkupton çdo dokument, që jepet pas përfundimit të suksesshëm të një kursi, programi të arsimit ose aftësimit ose pas dhënies së provimeve në institucionin e arsimit dhe aftësimit, i regjistruar dhe i licencuar në mënyrë të rregullt.[2]

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ LIGJI PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL Në amëzën assembly-kosova.org
  2. ^ Gazeta Zyrtare e IPVQ / PRISHTINË :VITI I/NR. 2 /1 korrik 2006 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine