Çeta "Çamëria"
Krijimi i çetës Çame
RedaktoFillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek. Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake. Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t'u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.
Lufta për çlirimin e Konispolit
RedaktoPas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, "Çamëria", komandant i saj ishte Haki Rushiti.
" Kjo çete u be baze per formimin e batalionit partizan "Çamëria" ku se bashkume batalionet e tjera qe vepronin ne Sarande, formuan formacionet me te medha si Brigada e 19S qe u quajt edhe brigada e vllazerimit shqipatr e minoritar, Grupi i IV Partizan".[1]
Literature
RedaktoNeriman Gjivogli '76-vejtori i formimit te cetes "Çamëria" ' gazeta "Kushtrim brezash" f7 15 shkurt 2019
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Neriman Gjivogli '76-vejtori i formimit te cetes "Çamëria" ' gazeta "Kushtrim brezash" f7 15 shkurt 2019