Çipriani i Kartagjenës ose Cyprian (Latinisht: Thascius Caecilius Cyprianus; 200258) u lind në Kartagjenë. Jetoi gati në të njëjtën kohë sikurse Tertuliani. Por dallonte shumë për nga karakteri. Datëlindja e tij, sikurse edhe shumë bashkëkohësve të tij, nuk është e sigurt. Supozohet se është i lindur rreth viteve 200-210. Ndërsa rreth vitit 245 pranoi fenë e krishterë. Dy vite më vonë behët meshtar dhe ipeshkëv. Si ipeshkëv veproi vetëm nëntë vite. Gjatë sundimit të Deciut ishte salvimi i madh i të krishterëve, dhe siç e cekëm edhe tek Origjeni, ishte kjo periudhë e martirëve të shumtë të Kishës. Kishte edhe të krishterë të tillë që, ndërsa ushtrohej dhuna ndaj të krishterëve, disa kalonin në paganizëm. Mirëpo me përfundimin e dhunës, ata kërkonin të ktheheshin prapë në krishterim. Disa meshtarë këtë e lejuan pa kërkuar kurrfarë pendese për apostazi. Kur për këtë lëshim dëgjon Çipriani, krijon një ligj të rreptë për të apostazuarit, me ç`rast ndodh një konflikt verbal ndaj tij. Duke mos u pajtuar me vendimet e tij, Çiprianin e largojnë nga selia e tij në Kartagjenë. Fatmirësisht në v. 251 kthehet prapë në selinë e vet dhe thërret një mbledhje të gjithëmbarshme, duke e ndarë pozitën dhe opozitën. Në këtë mbledhje vendoset që heretikët dhe apostatët, nëse dëshirojnë të kthehen në krishterim, duhet t`i nënshtrohen një pendese të rreptë. Në vitin 252-254 popullin e Kartagës e godit sëmundja e tmerrshme gërbula. Të sëmurëve më së shumëti u doli në ndihmë vetë ipeshkvi Cipriani.

Çipriani i Kartagjenës

Pas ca kohe ndodhi prapë një problem kishtar. Besimtarët pyeteshin : Ata që ktheheshin nga apostazia, a duhej që prapë të pagëzoheshin? Kisha afrikane ishte për ripagëzim, ndërsa Kisha romake thoshte se njeriu duhet pagëzuar vetëm një herë, sepse pagëzimi len vulën e pashlyeshme për gjithë jetën.

Kur e burgosën Çiprianin, gjykimi kundër tij u zhvillua kështu :

– A je ti Çipriani ?
– Po.
– Ti je ipeshkëv i të pafeve ?
– Po.
– Imperatori hyjnor dëshiron të flijosh... ?
– E di.
– Mendo !
– Bëj çka të është urdhëruar. Është tepër të mendosh.
– Prokonsulli jep gjykimin. Urdhëroi që Çiprianit t`i shkurtohet koka.
– Martiri përgjigjet: Falënderoj Hyjin !

Kjo ndodhi me 14/9/258, gjatë salvimit të madh të perandorit romak Valerianit.

Veprat

Redakto

Ad Donatum (Donatit) i shkruan një mikut të vet me emrin Donat, pas rilindjes shpirtërore që kishte marrë me pagëzim. De lapsis, është vepër mbi ata që nga frika kishin lënë fenë dhe dëshironin që prapë të ktheheshin. Pastaj flitet për metodat dhe mënyrën e kthimit. Duhet pasur kuptim për ligështinë e tyre, por edhe rreptësinë për shkak të veprës që kanë bërë. Apostatët mund të kthehen, pasi të bëjnë pendesë të madhe.

De Unitatae Ecclesiae (Mbi bashkimin e Kishës). Kjo është një vepër mjaft e madhe, shumë e vlefshme. Lexohet në mbledhjen e Kartagës. Që në hyrje Çipriani çdo skizmë-ndarje e quan vepër djallëzore. Dhe vazhdon : Kisha e Krishtit është një. Ajo është barka e Noehit, mundësia e vetme për shëlbim. Ata që janë jashtë Kishës, nuk kanë shëlbim. Nuk ka shëlbim as për heretiket që bartën mundime, sepse ata e ndanë Kishën e Krishtit.

De habitu virginum (Sjellja e virgjrave) : ato janë si lule në kopshtin e Kishës së shenjt. I nxit që të dinë të ruhen nga mëkati dhe i këshillon për veshjen e tyre.

Çipriani jep edhe rregulla dhe norma tjera, të cilat i nxisin të krishterët për të jetuar një jetë të mirë dhe të denjë para Zotit.

Referime

Redakto