Çlirim Ceka
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(Gushti 2023) |
Çlirim Ceka (lindur më 2 shkurt 1945 në Elbasan) është piktor shqiptar i realizmit socialist.[1] Ceka ka kryer Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë dhe po në këtë Institut ka punuar si pedagog i grafikës në vitet (1970-1975). Nga krijimtaria e artistit Çlirim Ceka në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, ndodhen njëzetedy vepra të viteve 1968-1994.
Nga ky koleksion i gjatë mund të kujtojmë “Punojmë dhe mësojmë”, 1969, (GKA, Tiranë), “Në kufi”, 1980, (GKA, Tiranë), “Në metalurgjik”, 1983 (GKA, Tiranë), “Dropullitja”, 1984 (GKA, Tiranë), “Metalurgu”, 1984 (GKA, Tiranë), etj. Ceka ka realizuar ilustrime, kopertina librash dhe cikle grafike në teknikën e linoleumit. Ndër punimet e para grafike kujtojmë ”Punëtorët”, 1968 (GKA, Tiranë), “Fonditori”, 1968, (GKA, Tiranë), “Shkrirësit”, 1969 (GKA, Tiranë), etj. Veprat e tij ndodhen edhe në Galeritë e Arteve të qytetit të Elbasanit (tre vepra), të Lushnjës (një vepër) dhe të Vlorës (një vepër).
Piktori Çlrim Ceka ka marë pjesë në ekspozitat kolektive që Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur jashtë Shqipërisë si në Pekin, RP të Kinës (1967), në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt (1968), në Shangai, RP të Kinës (1968), në Prishtinë, Kosovë (1972), Paris (Francë), Romë (Itali), Athinë (Greqi), Spezano Albanese (Itali), Grac (Austri), Gorica-Kroaci (1997), Selanik (Greqi). Më 1998, artisti emigroi në qytetin e Selanikut, Greqi, ku zhvillon veprimtarinë artistike dhe jeton aktualisht me familjen.
Referime
Redakto- ^ "Clirim Ceka". Galeria e Arteve. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2017. Marrë më 18 shtator 2017.