Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo”
Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” është një çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit'hat Frashërit) veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Për herë të parë ky çmim u dha në vitin 2006.