Çmimi Presidencial për Inovime, Kërkime dhe Zhvillim
Çmimi Presidencial për Inovime, Kërkime dhe Zhvillim është mirënjohje shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që tregojnë rezultate në fusha të caktuara.
Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë çmim bëhet nga presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:
- Kryetari i Kuvendit,
- Kryetari i Qeverisë,
- Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
- Prokurori i Kosovës,
- Ministri,
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
- Kryetari i Kuvendit të Komunës,
- Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
- Rektori i Universitetit.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |