Çmimi i Presidentit për Meritat e Ambientit
Çmimi i Presidentit për Meritat e Ambientit është mirënjohje shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve dhe institucioneve e ndërmarrjeve të Kosovës e të huaja që kontribuojnë në mbrojtjen, kultivimin dhe ruajtjen e ambientit.
Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi me këtë çmim bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:
- Kryetari i Kuvendit,
- Kryetari i Qeverisë,
- Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
- Prokurori i Kosovës,
- Ministri,
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
- Kryetari i Kuvendit të Komunës,
- Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
- Rektori i Universitetit.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |