Çminimi i Kanalit të Korfuzit
Kronologjia e çminimit të Kanalit të Korfuzit.
Situata
RedaktoPër rreth një dekadë, pas Incidentit të Kanalit të Korfuzit, kohë në të cilën flota jonë ishte fuqizuar në teknikë e me kuadro të përgatitur në Jugosllavi e Bashkimin Sovjetik, çminimi i ujërave detare vazhdonte të ishte jo vetëm kërkesë e konventave ndërkombëtare, por dhe për sigurinë e mjeteve lundruese ushtarake e të transportit civil. Megjithëse në gjendje lufte, qeveria greke i propozoi qeverisë shqiptare në vitin 1956, ndërmarrjen e përbashkët për çminimin e Kanalit të Korfuzit. Qeveria shqiptare, për shkak se nuk kishte pajisjet e duhura dhe për faktin se ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, njoftoi qeverinë e Bashkimit Sovjetik për propozimin, duke kërkuar logjistikën përkatëse dhe asistencë, për kualifikimin e ushtarakëve që do të merrnin pjesë në operacion.
Pregatitja e efektivit
Redakto- Në fillim të vitit 1957, erdhi në Shqipëri nga Bashkimi Sovjetik një ekip hidrografik i Flotës së Kuqe, i cili bashkë me specialistët tanë të FLD-së, kreu planin luftarak për këtë qëllim. Kjo detyrë përfundoi në dhjetor 1957.
- Në maj 1957, erdhën nga Bashkimi Sovjetik 2 mina-heqës të Radës dhe u krijua grupi i anijeve mina-heqëse me efektiv kuadrosh e detarësh të përzgjedhur. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndër kuadrot kryesor përgjegjës për çminimin, caktohen Mark Plani, Paskal Thanasi, Vangjel Nano, Selami Qejvani, Beqir Demko etj. Në qershor 1957 filloi stërvitja e efektivit.
- Në tetor-nëntor 1957, përfundoi stërvitja e kualifikimi i efektivave mina-heqës dhe u përgatit dokumentacioni i plotë luftarak.
Plotësimi i detyrës
Redakto- Në janar 1958, qeveria caktoi Komisionin Qeveritar të çminimit të ujërave, të kryesuar nga ushtaraku madhor, Kapiteni i Rangut të Parë, Abdi Mati.
- Më 2 shkurt 1958, Komisioni Qeveritar Shqiptar, u takua me palën greke në Korfuz. Bisedimet u zhvilluan nga data 3 shkurt deri më 7 shkurt 1958.
- Pas 6 muajsh punë e bashkëpunim efektiv me grekët, përfundoi detyra e çminimit dhe më 2 gusht 1958, në qytetin e Sarandës u zhvillua ceremonia përfundimtare dhe nënshkrimi i protokollit me palën greke. Vetëm Flota Luftarake Detare pastroi nga minat një sipërfaqe prej 445.000 metër katrorë, një gjatësi lundrimi 52.000 milje, nga Kepi i Palermos në Gjirin e Stelias.