Çrregullimi i stresit pas-traumatik
Stresi posttraumatik përmbledh tërësinë e sjelljeve patologjike të shfaqura mbas përjetimit të një traume, reale apo imagjinare për individin. Ne boten e civilizuar per mbare njerezimin ende mbetet I pranishem crregullimi I stresit posttraumatik qe vjen si pasoje e lufterave te vazhdueshme, aksidenteve, fatkeqesive natyrore, kercenimeve te ndryshme qe rrezikojne jeten e njeriut cdo moment dhe le pasoja jo te deshirueshme. Duke pasur parasysh vendin tone si vend qe perjetoi luften me pasoja te renda mund te thuhet qe ankthi dhe depresioni jane nder crregullimet qe kane prekur nje pjese te konsiderueshme te popullates duke mos anashkaluar as moshen e adoleshenteve.
Çka është stresi posttraumatik?
Redakto- Ne jeten tone secili prej nesh mund te kaloje neper ngjarje traumatike qe jane te medha , te frikshme ( qofte per veten ose te tjeret ) pertej kontrollit tone ( Smith, Segal dhe Segal, 2008 ).
- Zakonisht situate te tilla frikesuese lene pasoja ne jeten e individit duke perfshire deri tek niveli I disfunksionimit normal apo ne zhvillimin e crregullimit te stresit posttraumatic, crregullim ky I predispozuar nga situate traumatike ne jeten e individit. Ajo qe I preokupon individet qe kane pesuar nga ngjarjet traumatike eshte fajesimi I vetes, pendimi, mendimi se sikur te kishin vepruar ndryshe nuk do te ishin ne kete gjendje. Mendimet me te shpeshta pas ngjarjeve traumatike jane: ‘ jam duke u cmendur’ ‘ishte faji im’ ‘nuk mund te perballoj me’ ,’pse ndodhi kjo’… e shume e shume mendime te tilla vetefajesuese. ( Brunet, Akerito, Bimes, 2003)
- Ka arsye te shumta pse tragjedite lene ndikim te fuqishem emotive tek njerezit. Se pari tragjedite e demtojne besimin elementar qe personat kane per jeten, se jeta eshte e sigurt , ka kuptim dhe qellim pra demtohet menyra si e shohim jeten nga kendveshtrimi optimist. Se dyti, tragjedite ndodhin papritmas keshtu personat nuk arrijne t’i pershtaten shpejt situates se re pa paralajmerim duke u ballafaquar me ate qe eshte e panjohur per individin. Se fundi, pas cdo tragjedie individet e mbajne te fresket ne kujtese traumen si menyre vetembrojtjeje per tu siguruar qe nuk do t’i perseritet e njejta situate tragjike por kjo sjell rezultat negative ngase individet mbeten me reagime posttraumatike (Smith, Segal dhe Segal, 2008)
Simptomat e çrregullimit te stresit posttraumatik
RedaktoSimptomat per diagnostifikim me crregullim te stresit posttraumatik perfshijne:
- Riperteritja e ngjarjeve traumatike
- nderhyrje e kujtimeve shqetesuese e ngjarjeve traumatike
- ankthi i nates
- ndjenja e stresit intensive kur kujtohet trauma
- reaksione intensive fizike si pasoje e te kujtuarit te situates ( rrahje te shpeshta te zemres, tension muskulor ( Smith, Segal, 2008)
- 2.Simptomat e shmangies dhe te mpirjes emocionale
- Shmangie prej aktiviteteve, vendeve, mendimeve dhe individeve te cilet na e rikujtojne ngjarjen traumatike
- Humbje e interesimit per aktivitete dhe per jete ne pergjithesi
- Ndjenje e limituar e se ardhmes ( ku individi nuk beson se do te kete jete normale, te martohet apo te kete karriere profesionale ( Smith, Segal 2008 )
- 3.Simptomat e zgjimit apo gjallerise se shtuar
- Veshtiresi per te rene ne gjume
- Ngacmueshmeri dhe shperthim i zemerimit
- Veshtiresi ne koncentrim
- Ndjenje shqetesimi apo nervoze
Personat me te predispozuar ndaj crregullimit te stresit posttraumatik
Redakto- Faktoret qe ndikojne ne ata qe jane prekur nga nje situate traumatike te prekur edhe nga crregullimi I stresit posttraumatic ndahen ne dy lloj faktoresh: pershpejtues dhe predispozues ( pango, 2004 )
- Ne faktoret pershpejtues hyjne:
- Perjetimi I drejperdrejte I traumes : lufta, perdhunimi, abuzimi fizik dhe seksual, rrembimi, torturimet, fatkeqesite natyrore etj,
- Te qenit I pranishem ne nje ngjarje traumatike
- Inforimimi nga te tjeret per nje demtim serioz, aksident apo vdekja e papritur e nje personi te dashur .
- Ne faktoret predispozues jane:
- Sjelljet e crregullta ne femijeri
- Mungesa e mbeshtetjes shoqerore
- Crregullimet e personalitetit si dhe disa crregullimeve mendore sikurse: crregullimet neurotike, crregullimet e ankthit dhe te depresionit
- Te gjithe ata qe kalojne neper situate traumatike jo ne menyre te domosdoshme perjetojne crregullim te stresit posttraumatik kjo vertetohet edhe nga studimet. Ne nje studim te te mbijetuarve te dhunimit 90% e viktimave provonin simptoma te crregullimit te stresit posttraumatik dy jave pas perjetimit te gjendjes traumatike, por vetem 47% vazhdonin te provonin simptoma, tre muaj pas ngjarjeve traumatike ( Case, Ledley, 2007 ) kjo tregon se disa njerez edhe pas pervojave traumatike nuk manifestojne simptoma te crregullimit te stresit posttraumatik dhe si te tille nuk kane nevoje per trajtime te posacme.
Shiko edhe
RedaktoBurime nga interneti
Redakto- Smith, M; Segal R; dhe Segal J, 2008 Simptomat e crregullimit te stresit posttraumatik. http://www.helpguide.org/
- Carlson, Eve B ; dhe Josef Ruzek, 2004. Perkufizim per crregullimin e stresit posttraumatik. http://www.nimh.nih.gov/
Referime
RedaktoAmerican Psychiatric Association ( 1994 ) Diagnostic and Statistical Manual of Mental Pango Y. ( 2004 ) Psikoterapi, Libri Universitar, Tiranë. Nushi P.( 1987 ).Fjalor I psikologjise. Prishtinë. Nushi P. (2002 ). Psikologjia e pergjithshme. Prishtinë.