Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit Gjinia: Ese. Autori: Resmi Osmani. Viti i botimit 2012. Faqet e librit 84. ISBN 978-99943-50-67-4

Mbi librin

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore, në kohë dhe vende të caktuara qofshin ato imagjinare, emocionale, apo të tronditjeve, shpresave dhe zhgënjimeve. Është ajo thurje artistike që ankthin e bën më të ankthshëm dhe emocionin më të përjetueshëm.