İdil Biret (lindur në 21 nëntor 1941 në Ankara, Turqi) është një pianiste turke koncertesh, e njohur për interpretimet artistike të repertorit romantik.

İdil Biret

Edukimi

Redakto

Biret nisi leksionet e pianos në moshën pesë vjeçare me Mithat Fenmen, i cili ka studiuar me Nadia Boulanger dhe Alfred Cortot. Kur ajo ishte 7 vjeçe parlamenti turk miratoi një ligj të veçantë që i mundësoi asaj studimin jashtë vendit, në konservatorin e Parisit, në Francë nën tutelën e Nadia Boulanger. Ajo gjithashtu i jep kredite Maedleine de Valmalète për prezantimin me kompozitor si Brahms, punët e të cilit do të përfundoheshin më vonë nga pianistja turke. Ajo përfundoi studimet duke marrë tre çmime kur ishte vetëm 15 vjeçare. Ajo vijoi edukimin e saj me Alfred Cortot dhe Wilhelm Kempff.