…dhe nata u nda në mes
…dhe nata u nda në mes roman, Autore: Diana Çuli. Faqet e librit 364.
Flora, Eliza, Keti, Tamara, 4 shoqe të pandara, por që sistemi komunist i ndan dhe i ballafaqon me vuajtjet më të rënda. Ndjenjat njerëzore ecin paralelisht me ato antinjerëzore, një paradoks i kudogjendur në botën reale: dashuria dhe urrejtja, fisnikëria e imoraliteti, besnikëria dhe pabesia. Tipizimi i personazheve pas leximit të romanit do të gjejë te lexuesi arketipa njerëzorë. Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes njerëzore.