100 vjet pavarësi kombëtare
100 vjet pavarësi kombëtare Gjinia: Album, histori. Autori: Aleksandër Meksi. Shtëpia botuese: "Uegen". Viti i botimit 2012. ISBN 978-9928-03-150-1
Mbi librin
Një vepër unike i ofrohet publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar në përvjetorin e 100 – të krijimit të shtetit shqiptar. Libri "100 Vjet Pavarësi Kombëtare" është vepër unike si për nga cilësia ashtu edhe përmbajtja. Nëpërmjet fotografive të rralla dhe teksteve të përzgjedhura, libri përbën një rrugëtim të jashtëzakonshëm në historinë e shqiptarëve kudo ku jetojnë. "100 Vjet Pavarësi Kombëtare", një botim luksoz dhe i veçantë vjen në shqip dhe anglisht.
Rrugëtimi historik i shqiptarëve është përmbledhur në një botim 300 faqe tepër luksoz. Albumi hapet me dy akte të pavarësisë, atë të vitit 1912 dhe atë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të vazhduar me dëshmi prehistorike, Antikitetit e Mesjetës, duke u ndalur veçanërisht në periudhën e pavarësisë e duke ardhur kronologjikisht deri në ditët tona.