10 Korriku (revistë)
Në vitin 1947 doli numri i parë i revistës “10 korriku”, një revistë si organ i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila trajtonte probleme të ushtarit, kryesisht, probleme të edukimit, jetës artistike e kulturore, por edhe probleme të propagandës dhe përgatitjes teorike dhe ushtarake të ushtarëve. Kjo revistë pati jetën e gjatë dhe vijoi të dalë deri në nëntor 1991.