Tendzin Gyatsho
Tendzin Gyatsho shpesh: Tenzin Gyatso; tibetisht: bstan ´dzin rgya mtsho, tib: བསྟན་འཛིན་རྒྱ་མཚོ་, emri zyrtar: Lhamo Dhondrub; lindi me 6 korrik 1935 në Taktser, krahina Amdo, Tibeti Lindor, është një mbajtës i vijës së shkollës Gelug të budizmit tibetian, murge budiste dhe përkrahës i lëvizjes Rime, si dhe Dalai Lama i 14. Në vitin 1989 u dekoruar me qmimin nobel për paqe.
Titulli zyrtar eshte "Shenjtëria E Tij", anglisht "His Holiness", etj.; tibetianët e quajnët edhe kështu "Kundün, Yishi Norbu" (tibet. „ xhevahir i deshirave te permbushura“) ose "Gyelwa Rinpoche" cfare ne shqip do te thote "fitore e çmuar".
Jeta fëmijërore
RedaktoTendzin Gyatsho është emri i murgut aktual Dalai Lama. Ai u lind me 6 korrik 1935 me emrin Lhamo Dondrub ne Taktser, nje katund ne krahinën tibetiane Amdo. Ai ishte djali i dyte i Dekyi Tshering dhe Çonkyong Tshering. E ema e tij lindi gjithsej 16 fëmijë, nga të cilët i mbijetuan gjatë fëmijërisë vetëm 7. Ne moshën dy vjeçare u gjend si rimishërimi i Dalai Lamës së 13-të nga katër murgj, duke u bazuar ne vizionin e regjentit, fjalëve të orakull dhe shenjave të tjera . Raportohet që, foshnja e njohur pa hezitim si një Lama i veshur me petkun e shërbyesit si “Lama nga Manastiri Sera” i realizoi disa gjera te Dalai Lamës së 13-të, te cilat ishin shpalosur para tij, si gjërat e tija personale. Lhamo Dondrub, që më vonë do të quhet Tendzin Gyatsho, Dalai Lama i 14, pas bisedimeve te mundimshme, që zgjatën dy vite, dhe pas shumave të majme që ju dhanë guvernatorit të atëhershëm të krahinës Amdo, në moshën 4 vjeçare ai arriti në Lhasa, në kryeqytetin e Tibetit, ku në vazhdën e festës së vitit të ri më 22 shkurt 1940 në pallatin Potala u ngrit në fron si Dalai Lama i 14-të në ceremoninë e quajtur Sitringasol. Titulli i tij që atëherë është Jetsün Jampel Ngawang Lobsang Yeshe Tendzin Gyatsho - “Zot i Shenjtë, Zot i hirshëm, mbrojtës i mëshirshëm i fesë, oqean i dijes/urtisë”. Nga 1946 deri me 1950 në Lhasa qendroi alpinisti dhe aventuristi i njohur austriak Heinrich Harrer, i cili nga viti 1948 u shoqërua me Dalai Lamën e ri. Heinrich Harrer e mesoi Dalai Lamën të filmonte me kamera, të fotografonte si dhe i jepte mësime në matematikë, anglisht dhe në gjeografi. Me 17 nëntor 1950 u transferua pushteti tokësor mbi Tibetin tek 15 vjeçari Dalai Lama, i cili nga shkaku i presionit të madh të bërë nga Kina komuniste iu desh të ikte me gjithë qeverinë e tij ne Dromo, afër kufirit me Indinë. Heinrich Harrer e shoqëroi atë deri në Mars te vitit 1951 dhe iku pastaj në Europë. Dalai Lama u kthye gjatë verës në Lhasa, pasi arriti nje marrëveshje me Kinën e cila parashikonte mundësinë që ai të ushtronte funksionet e tij fetare.