2000 Lekë
Bankënotë e lëshuar në qarkullim nga Banka e Shqipërisë në vitin 2008. Format: 155 x 72 mm.[1] Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku. Ngjyra dominuese: purpurt. Hedhur në qarkullim: 29.12.2008. Pamja e përparme: Figura e mbretit Genti, sundimtari i fundit i shtetit ilir. Ai njihet si si burrë shteti, luftëtar, shkencëtar dhe pati një sërë arritjesh në fushën e ekonomisë. Pamja e prapme: Në pjesën e pasme evidentohen elementë të arkitekturës së antikitetit që janë të pranishme në vendin tonë, si dhe bima mjekësore Gentiana lutea, aftësitë shëruese të së cilës u zbuluan prej Gentit.